AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Cënon lirinë e shprehjes”: Organizatat e medias kritikojnë ndryshimet e Kodit Penal

Organizatat e lirisë së medias kërkuan të premten ndryshimin e dispozitave ligjore që parashikohen në draft-Kodin Penal, duke shprehur shqetësim se ato cënojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe bien në kundërshtim me standardet europiane.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:39 | 01/08/2025
në Lajme, Media Watch
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e organizatave të medias në konferencë për shtyp.

Në një deklaratë për shtyp të premten, organizatat e lirisë së medias deklaruan se ndryshimet e propozuara në draft-Kodin Penal të Shqipërisë cenojnë seriozisht lirinë e shprehjes në vend, duke kërkuar rishikimin e disa neneve përkatëse.

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN Albania dhe Qendra “Shkencë dhe Inovavion për Zhvillim”, SCiDEV kundërshtuan në një deklaratë të përbashkët dispozitat e këtij drafti si të ‘paqarta’ dhe ‘arbitrare’ dhe të formuluara në mënyrë të tillë që lënë hapësira për t’u përdorur kundër lirisë së shprehjes, ndërsa i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale.

Konkretisht, organizatat kundërshtojnë dispozitat e propozuara në nenet 865 (Shpifja), 863 (Fyerja) dhe 536 (Ndikimi në pavarësinë e gjykatës), të cilat sipas deklaratës, “përmbajnë elemente shqetësuese, të cilat krijojnë paqartësi dhe mundësi për interpretim arbitrar dhe abuziv në zbatimin e tyre ndaj gazetarëve, mediave dhe shoqërisë civile.

Mbajtja e ‘shpifjes’ si kundravajtje penale bie në kundërshtim të hapur me rekomandimet ndërkombëtare, vendase dhe standardet e Këshillit të Evropës, duke rritur ndjeshëm gjobat dhe duke hequr kriterin thelbësor të “dijenisë se informacioni është i rremë”, thonë organizatat.

“Kjo situatë i ekspozon gazetarët ndaj ndjekjeve penale edhe kur kanë qenë në mirëbesim, duke rritur pasigurinë juridike dhe frikën e raportimit kritik. Sanksionet janë shumë të ashpra, sidomos kur shpifja kryhet përmes shtypit, medias elektronike apo rrjeteve sociale, duke rrezikuar efekt frenues mbi lirinë e medias dhe raportimin kritik,” theksohet në qëndrimin e përbashkët.

Po ashtu, neni 863 që lidhet me ‘fyerjen’, sipas organizatave të medias, është i paqartë dhe i formuluar në mënyrë tepër subjektive, duke përfshirë terma si “shqetësim për opinionin publik” apo “zakonet e mira”, pa dhënë përkufizime konkrete.

Edhe masa e propozuar me dënim me burgim deri në dy muaj për fyerjen e rëndë është joproporcionale dhe bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që kërkon trajtimin e fyerjes vetëm përmes masave proporcionale civile, pa burgim dhe pa rrezikuar gazetarinë kritike apo satirike, argumentohet prej tyre.

Tepër shqetësues konsiderohet Neni 536 i titulluar “Ndikimi në pavarësinë e gjykatës”, i cili ndalon në mënyrë të gjerë bërjen apo publikimin e komenteve mbi procese gjyqësore, duke u bërë kështu sipas organizatave, “një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në rolin legjitim të medias, akademikëve dhe shoqërisë civile për të mbikëqyrur dhe komentuar zhvillimet në drejtësi”.

“Ky nen është formuluar qëllimisht në mënyrë të paqartë dhe mund të përdoret për të penalizuar arbitrarisht çdo koment apo raportim kritik, duke pamundësuar monitorimin publik të rasteve gjyqësore dhe hetimeve që përfshijnë figura publike dhe zyrtarë shtetërorë. Për më tepër, ky nen përmban një masë jo proporcionale të dënimit me burg deri në tre vite, gjë që shkakton një efekt frenues ndaj raportimeve investigative dhe kritike mbi drejtësinë”- theksohet në deklaratë.

Sipas organizatave të medias, të gjitha këto dispozita cenojnë rëndë lirinë e medias, kufizojnë transparencën dhe dobësojnë rolin e gazetarëve dhe të shoqërisë civile si mbikëqyrës të pushtetit, duke krijuar një klimë të papërshtatshme dhe frenuese për punën e tyre.

Tre organizatat i bëjnë thirrje urgjente Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Ministrave dhe palëve të interesuara të përfshira në procesin e miratimit të Kodit të ri Penal që të rishikojnë në thelb nenet e mësipërme për t’i përafruar ato plotësisht me standardet e Këshillit të Europës dhe me praktikat më të mira evropiane.

Kryeministri Edi Rama u distancua nga projekti i ndryshimeve ligjore të Kodit Penal përmes një statusi në X, duke thënë se “Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit”, por ia kanë besuar atë një grupi ekspertësh nën udhëheqjen e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

“Kështu, hëpërhë qeveria është thjesht njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin…,” tha Rama, duke u sugjeruar organizatave të medias të bëjnë të njëjtën gjë.

Etiketa: Asociacioni i Gazetareve te ShqiperiseBIRN AlbaniaEdi RamaKodi PenalLiria e MediasLiria e ShprehjesSCiDEV
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Tjetri

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

Tjetri
Itali-Shqipëri-Itali: Rrugëtimi i një emigranti brenda eksperimentit ‘Rama-Meloni’ për azilkërkuesit

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.