AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Buzëqesh më shumë”: Gratë ende gjykohen nga pamja në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut

Nga ngjyra e flokëve te pesha trupore, paraqitja fizike vazhdon të ndikojë në mundësitë e punësimit për gratë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ligji bën pak për t’i ndihmuar ato.

Natali KitanoskaIvana JovanovskangaNatali KitanoskadheIvana Jovanovska
10 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: Igor Vujic/BIRN.

Fillimisht u morën me flokët e saj të shkurtër. Pastaj, me fytyrën.

“Flokët i kisha të shkurtër dhe më thanë që nuk lë një përshtypje të mirë për një grua”, tha një e anketuar në një sondazh të realizuar nga portali online TRN në Maqedoninë e Veriut.

“Ndërsa po punoja duke vendosur pankarta, dikush më tha: ‘Buzëqesh pak se po i tremb burrat me atë fytyrë serioze.’”

Ky është vetëm një nga 56 rrëfimet e grave që punojnë në sektorë të ndryshëm, nga shërbimet dhe media, deri te gjyqësori dhe parlamenti.

Anketa zbuloi seksizëm të përhapur dhe të padokumentuar, ku rreth 80 për qind e pjesëmarrëseve raportuan të paktën një rast kur komentet ose sjellja e intervistuesve apo kolegëve sugjeronin – drejtpërdrejt ose tërthorazi – se paraqitja e tyre mund të ndikonte në punësim ose avancim.

Më shumë se gjysma thanë se besonin që pamja e tyre kishte ndikuar negativisht në shanset për t’u pranuar në punë.

Një e anketuar që punon në sektorin mediatik kujtoi një intervistë pune ku u ndje “si një copë mish që po zgjidhej për në skarë.”

Intervista, sipas saj, ngjante më shumë me një audicion objektivizues sesa me një vlerësim profesional të aftësive.

“Ishte poshtëruese, por të gjithë silleshin sikur ishte normale.”

Pavarësisht rrëfimeve të tilla, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në vend thotë se nuk ka marrë asnjë ankesë zyrtare për diskriminim në punësim bazuar në paraqitje fizike.

Komente poshtëruese

Ilustrimi: Igor Vujic/BIRN.

Për shumë gra, presioni nis herët dhe nuk ndalet kurrë vërtet.

Ana Jakimska, një regjisore e njohur filmi që ka studiuar në Shkup dhe Londër, kujton një ish-mentore të saj, një profesoreshë, që i kishte thënë të përpiqej gjithmonë të dukej beqare, për të qenë më “e tregtueshme”.

“Ajo në të të vërtetë donte të më ‘përgatiste’ për botën e dominuar nga burrat”, tha Jakimska. “Por ishte e dhimbshme të dëgjoje se sa shumë ka rëndësi pamja.”

Të tjera të anketuara raportuan një gamë të gjerë komentesh poshtëruese rreth ngjyrës së flokëve dhe lidhjes së saj të perceptuar me inteligjencën, peshës trupore dhe “nevojës” për kirurgji plastike.

Njëra kujtoi një intervistë pune për një pozicion fillestar në një agjenci marketingu: “Më tha: ‘Na duhet dikush si ti për këtë vend pune, jo si ajo vajza e shëndoshë që intervistuam para teje.’ Pastaj më tha që duhet të buzëqeshja më shpesh dhe të vishesha me funde sa më shpesh.”

Një tjetër e anketuar citoi një menaxher që i tha se duhet të mendonte për kirurgji plastike për të “rregulluar hundën” dhe të zbardhte dhëmbët për të dukur “më e paraqitshme”.

Gazetarja Ana Vasilevska, gjithashtu pjesë e sondazhit, thotë se kjo situatë mund të ketë efekte edhe të kundërta.

“Në ekipe ku eprorët meshkuj ndihen të kërcënuar nga pamja jote ose profesionalizmi, mund të përballesh me dyshim, përjashtim apo edhe më keq. Të dukesh ‘shumë mirë’ mund të të kthehet kundër.”

Diskriminimi mbi bazë moshe është i përhapur në Maqedoninë e Veriut, nga punëdhënës që kërkojnë vetëm gra nga 20 deri në 40 vjeç, deri te rastet kur kandidatëve u thuhet të mos planifikojnë për fëmijë, thotë ekspertja e çështjeve gjinore, Tanja Stoimenovska.

Sipas saj, është ende “e zakonshme” që punëdhënësit të pyesin kandidatet gra për statusin familjar dhe planet për fëmijë.

“Në vende të tjera, kjo do të ishte e paimagjinueshme.”

Disa njoftime pune shprehin hapur preferenca për moshën, ose nënkuptojnë se shtatzënia mund të jetë problem.

“Ndonjëherë këto fraza hiqen pas reagimeve publike, por mentaliteti mbetet”, tha Stoimenovska.

Megjithë përhapjen e këtij diskriminimi, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi nuk ka udhëzime të publikuara mbi paragjykimet që lidhen me pamjen fizike, duke i thënë TRN-it se vepron vetëm mbi ankesa formale që plotësojnë pragun ligjor sipas Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Por Stoimenovska tha se gratë “rrallë i raportojnë këto raste sepse kanë frikë nga hakmarrja ose mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë”.

Edhe në sistemin gjyqësor, shtoi ajo, mungojnë mekanizma të qartë për raportim.

Rruga e duhur

Ilustrimi: Freepik.

Ekspertët bien dakord se legjislacioni nuk mjafton – ndryshimi i vërtetë kërkon edukim dhe ndërgjegjësim më të madh publik, për të ndihmuar njerëzit të njohin ngacmimin apo sjelljen e papërshtatshme.

Në Francë, ku një raport i vitit 2019 nga Zyra Franceze për të Drejtat e Njeriut, Défenseur des Droits, evidentoi rritje të diskriminimit të lidhur me peshën trupore, stilin e veshjes dhe modelin e flokëve, ligjet kundër diskriminimit në tregun e punës përmendin në mënyrë të qartë diskriminimin mbi bazën e paraqitjes fizike.

Défenseur des Droits heton rregullisht paragjykimet e bazuara në pamje në vendin e punës dhe publikon udhëzime për punëdhënësit.

Sipas L&E Global, një aleancë ndërkombëtare e firmave ligjore të së drejtës së punës, punëdhënësit në Francë marrin udhëzime të qarta që ndalojnë praktika të tilla si: ndëshkimi i punonjësve (shpesh grave) për shtim në peshë në ambiente ku vëmendja është e përqendruar te pamja, imponimi i kodeve të veshjes të përcaktuara rreptësisht sipas gjinisë (p.sh., kërkesa që gratë të mbajnë taka të larta, funde ose veshje provokuese), ndalimi i modeleve natyrore të flokëve që lidhen me grupe të caktuara etnike, ose detyrimi për t’iu përmbajtur standardeve të kujdesit personal të bazuara në modele eurocentrike.

Belgjika gjithashtu ndalon diskriminimin mbi bazën e paraqitjes përmes Ligjit të saj Kundër Diskriminimit.

Në Maqedoninë e Veriut, ku mbrojtjet ligjore janë shumë më të dobëta, më shumë se 80 për qind e të anketuarave thanë se përpiqen të sfidojnë pritshmëritë që lidhen me pamjen në punë dhe të reagojnë kur komentet e kalojnë kufirin.

“Nuk duhet të ketë rëndësi çfarë ngjyre kanë flokët e mi, nëse vë buzëkuq apo nëse buzëqesh mjaftueshëm”, tha një grua. “Unë jam e zpnja në punën time. Vetëm kjo duhet të ketë rëndësi.”

Ky artikull u realizua nga një gazetare e TRN në Maqedoninë e Veriut.

Qëndrimet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose Komisionit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti financues nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

Etiketa: GrateMaqedoni e Veriutte drejtat e graveTe drejtat e Njeriut
Tjetri
Në stuhinë e krijuar nga Trump

Kostoja e vërtetë e axhendës ekonomike të Donald Trump

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.