AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Pas zjarreve të mëdha, Shqipëria paralajmërohet të rrisë urgjent gatishmërinë

Ndërsa stina e zjarreve në Mesdhe rritet në intensitet, qeveria e Shqipërisë përballet me thirrje për të investuar në pajisjet për shuarjen e flakëve dhe ripyllëzimin.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
13:00 | 27/08/2025
në Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pyll i djegur nga zjarri në juglindje të Shqipërisë. Foto: BIRN.

Kur zjarri arriti në fshatin Harunas në mesin e gushtit, banorët nuk ishin shumë të alarmuar. Ata ishin përballur me zjarre të vogla më parë. Megjithatë, brenda pak orësh, paniku filloi të përhapej.

“Ishte e tmerrshme,” tha Xhile Haruni. “Si një luftë.”

Haruni, i cili u evakuua me pjesën tjetër të fshatit, humbi plantacionin e tij të ullinjve dhe veshtit, ndërkohë që po priste ardhjen e autoriteteve për të vlerësuar dëmet.

“Shpresojmë që shteti të na ndihmojë të mbjellim përsëri,” tha ai.

Zona e Gramshit në Shqipërinë qendrore, në jug të Elbasanit, ishte një nga më të prekurat nga zjarret e mëdha këtë vit.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka premtuar kompensim financiar për dëmet, por është kritikuar për nivelin e saj të përgatitjes edhe pse ndryshimet klimatike i bëjnë verat mesdhetare më të nxehta dhe më të thata dhe nxisin sezone më intensive zjarresh.

Rama ka reaguar me zemërim ndaj kritikave, duke treguar me gisht fqinjin e saj jugor, Greqinë për problemet që pati me përhapjen e zjarreve.

“Ky vend fqinj ka 77 aeroplanë zjarrfikës dhe një histori të gjatë në shuarjen e zjarreve”, shkroi ai në Facebook më 17 gusht. “Por luftimi i zjarreve përballë ndryshimeve klimatike është sot shumë më i ndërlikuar nga sa duket.”

Megjithatë, ai përballet me një problem tjetër.

Ekspertët mjedisorë i kanë bërë thirrje qeverisë të veprojë urgjentisht për të ripyllëzuar zonat e shkatërruara nga zjarret që ndodhin çdo vit, ose të rrezikojë dëmtime afatgjata të ekosistemeve dhe cenueshmëri ndaj zjarreve të reja.

“Në disa raste, ripyllëzimi artificial është i nevojshëm sepse rigjenerimi natyror është shumë i ngadaltë ose i pamundur”, tha Elvin Toromani, një inxhinier pyjesh në Fakultetin e Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Mesatarisht, duhen deri në 30 vjet që një zonë e djegur nga zjarri të rikuperohet nëse nuk dëmtohet më tej nga zjarret ose njerëzit.”

“Ishte tepër vonë”

Xhile Haruni. Foto: BIRN.

Pyjet në Shqipëri zakonisht bien nën juridiksionin e autoriteteve lokale me vështirësi financiare, të cilat i kushtojnë pak vëmendje nevojës për ripyllëzim.

Toromani tha se qeveria ende nuk ka të dhëna se sa sipërfaqe pyjore u dogj këtë vit dhe sa është dëmi në terma monetarë.

Megjithatë, para zjarreve të fundit, të dhënat për gjysmën e parë të vitit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFIS, treguan se Shqipëria kishte pësuar dëme nga zjarri në më shumë se 55,000 hektarë.

Nëse nuk mbillen pemë të reja, rigjenerimi natyror shpesh dështon për shkak të erozionit ose shkallës së madhe të dëmit; në vend të pyjeve të reja, dalin zona me shkurre, të cilat mbeten të ndjeshme ndaj zjarreve të reja.

“Zjarret e këtij viti mund të kenë dhënë perceptimin e zjarreve më shkatërruese për sa i përket dëmit ekonomik të shkaktuar, por çdo vit [zjarret] kanë prekur mijëra hektarë pyje dhe kullota”, tha Melitjan Nezaj, biolog në organizatën e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA.

“Përtej fokusit te ndëshkimi pas krimit, ajo që i duhet urgjentisht mjedisit shqiptar është parandalimi i zjarreve”, tha Nezaj për BIRN. “Masa të tilla përfshijnë mjetet e duhura për shuarjen e zjarreve, por mbi të gjitha parashikimin dhe zbulimin e hershëm të tyre.”

Sipas Policisë, 150 persona u arrestuan midis qershorit dhe gushtit me dyshimin e vënies së zjarrit në kullota ose mbeturina, të cilat më pas “dolën jashtë kontrollit”.

Vullnet Pole ishte në Tiranë kur pa në lajme se zjarri po përhapej në Harunas, fshatin ku ai ka një shtëpi dhe ullinjtë.

“Erdha këtu, por ishte tepër vonë”, tha ai. “Shtëpia ishte dëmtuar dhe 100 pemë ulliri u dogjën. Për shkak të erës, zjarri u përhap në fshat brenda pesë minutash”, tha Pole.

Ekosisteme të brishta

Vullnet Pole. Foto: BIRN.

Pa një flotë të dedikuar avionësh për fikjen e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes, përgjegjëse për përballimin e zjarreve, deklaroi se pesë helikopterë Black Haëk u vendosën në dispozicion, por vetëm njëri i përkiste Shqipërisë; të tjerët u huazuan nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Republika Çeke dhe Sllovakia. Kroacia dhe Greqia gjithashtu ndihmuan në shuarjen e zjarreve në jug të Shqipërisë.

Ministria nuk pranoi të komentonte për këtë artikull.

Një zjarrfikës vullnetar tha se vetë shërbimi zjarrfikës nuk kishte pajisjet e nevojshme.

“Ishte një situatë shumë e vështirë për shkak të erës”, tha Ilir Mema, i cili kaloi tre ditë duke luftuar flakët në zonën e Gramshit.

“Nuk kishte pajisje dhe vetë zjarrfikësve u mungonin pajisjet; ata po punonin me lopata dhe kazma.”

“Njerëzit u evakuuan, por nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ishte shumë e vështirë t’i bindje të largoheshin. Ata u nxorën me forcë nga shtëpitë e tyre. Ata krijuan kanale uji rreth shtëpive dhe prenë pemë për të shpëtuar shtëpitë. Tani fshati duket si një film horror.”

Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Universitetin e Tiranës, tha se pyjeve u duhen vite, ndonjëherë dekada për t’u rikuperuar.

“Për Shqipërinë, kjo kohë shpesh zgjatet pafundësisht, pasi zjarret përsëriten herë pas here në të njëjtat zona të vendit,” tha ai.

“Nuk duhet harruar se pyjet tona natyrore janë ekosisteme të brishta, veçanërisht pyjet tona kodrinore-malore që përbëjnë pothuajse shumicën e zonave tona pyjore dhe shkurreve,” tha Miho për BIRN.

“Kjo ndikohet shumë nga klima mesdhetare, me reshje të dendura shiu, nga toka erozive, nga ripërtëritja mjaft e ngadaltë që tejkalon kufijtë e jetës njerëzore,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Aleko MihoEdi RamaElvin ToromaniHarunasMelitjan NezajPPNEARreziku nga zjarriVullnet PoleXhile HaruniZjarret
I mëparshmi

Strategjia për Inteligjencën Artificiale: E mirë në letër, sfiduese në zbatim

Tjetri

Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve

Tjetri
Fushata në Dibër dominohet nga ‘lufta brenda llojit’ për mandatin e pestë

Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.