AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ kompenson financiarisht 4 subjekte të reja politike për shpenzimet në fushatën elektorale

Katër subjekte të reja politike, që garuan për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, kanë përfituar kompensim financiar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
10 months më parë
në Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Ilirjan Celibashi | Foto: LSA

Në mbledhjen e kësaj të hëne, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi vendimin për të kompensuar financiarisht Lëvizjen Bashkë, Lëvizjen Shqipëria Bëhet, Partinë Mundësia dhe Partinë Koalicioni Euroatlantik.

Këto katër forca politike arritën të përfitonin kompensim financiar pasi morën mbi 1% të votave të vlefshme dhe, në bazë të peshës së tyre politike, kanë përfituar fondet si më poshtë:

“Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për financimin e fushatës zgjedhore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 11 maj 2025 ishte 150 milionë lekë,” shkruhet në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Referuar nenit 88, pika 2, të Kodit Zgjedhor, pjesëtimi i fondit të përgjithshëm të miratuar me numrin total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi, sjell si rezultat vlerën në para të një vote të vlefshme të barabartë me 94 lekë.

Në këtë mënyrë u bë edhe përllogaritja e kompensimit financiar për subjektet politike që garuan për herë të parë në zgjedhje.

Ndërkohë, nga fondi i vënë në dispozicion për financimin e fushatës zgjedhore kanë përfituar edhe subjektet e tjera garuese, ku Partia Socialiste, e cila arriti edhe të fitonte, ka marrë pjesën më të madhe.

Nga ana tjetër, sipas ligjit, forcat e tjera garuese që nuk arritën të merrnin 1% të votave të vlefshme nuk përfitojnë fonde si kompensim financiar për zhvillimin e fushatës elektorale.

  • Lëvizja Bashkë, me 1.53% të votave, përfiton 2,307,418 lekë kompensim financiar nga buxheti i shtetit;
  • Lëvizja Shqipëria Bëhet, me 2.58%, përfiton 3,884,362 lekë;
  • Partia Mundësia, me 3.05%, përfiton 4,601,488 lekë;
  • Partia Koalicioni Euroatlantik, me 1.30%, përfiton 1,963,190 lekë.
  • Po në këtë mbledhje u përcaktua edhe vlera për një votë, e cila sipas KQZ-së kushton 94 lekë.
Etiketa: Ilirjan CelibashiKomisionit Qendror të ZgjedhjeveKQZLëvizja BashkëLëvizja Shqipëria BëhetPartia Koalicioni EuroatlantikPartia MundësiaPartia SocialisteShqipëria Bëhet
Tjetri
BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE thotë se i ndjek nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.