AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Gentian Habazaj

Drejtuesi i SPAK i qëndroi kërkesës për shkarkimin nga detyra të prokurorit Gentian Habazaj lidhur me probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit, ndërsa subjekti i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e ankimit duke argumentuar se nuk mund të penalizohet për pasuri të krijuara nga prindërit para fillimit të detyrës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:48 | 24/09/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Gentian Habazaj me përfaqësuesin e tij ligjor pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 24 shtator me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Altion Dumani, u qëndroi thuajse të gjitha shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e subjektit. Ndërsa prokurori Habazaj, i cilësoi të pabazuara shkaqet dhe kërkoi që të mos penalizohet për të ardhurat dhe pasuritë e krijuara prej prindërve para fillimit të detyrës. Për gjetjet në aspektin profesional, ai pretendoi se ato kanë marrë tashmë zgjidhje nga institucioni përkatës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që i ka arkivuar.

Prokurori Gentian Habazaj u konfirmua në detyrë më 31 janar, pasi Komisioni u bind nga shpjegimet e tij kundër barrës së provës për pamundësinë e prindërve për t’i dhuruar një vlerë 5 milionë lekë në vitin 2003, para fillimit të detyrës, si dhe për blerjen prej tyre të një apartamenti në Tiranë, të përdorur nga subjekti.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi si të pabazuar vendimin e KPK për Habazajn, duke ngritur shkaqe për pasurinë dhe profesionalizmin.

Habazaj e ka filluar karrierën e tij në prokurorinë e Durrësit në vitin 2009 dhe që nga viti 2010 e ushtroi detyrën në prokurorinë e Beratit e në Tiranë. Aktualisht është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurori Xholi solli në vëmendje të Kolegjit në fillim të fjalës së tij të mërkurën, faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, DPPPD, i ka dërguar një shkresë ILDKPKI-së, duke e informuar se në funksion të procesit të vetingut të Habazajt, është kërkuar informacion për subjektin dhe personat e lidhur me të, nga ku kanë lindur dyshime për burimin e të ardhurave të investuara e të qarkulluara, nëpërmjet një numri të konsiderueshëm transaksionesh që janë evidentuar. Sipas Xholit, DPPPP e ka dërguar këtë informacion në Drejtorinë e Përgjithme të Policisë së Shtetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Po ashtu, ku informacion është përcjellë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Për një depozitë në vlerën 4.8 milionë lekë dhe kursime në shumën 700 mijë lekë, subjekti ka deklaruar se ka zotëruar depozitë në vlerën totale prej 5.4 milionë lekësh para se të ushtronte funksionin e prokurorit, që ka si burim një depozitë të çelur nga prindërit në vitin 2003. Kurse për gjendjen cash ka deklaruar kursimet nga paga si prokuror dhe diferenca e çmimit të një makine si dhe diferenca e depozitës.

KPK ka konstatuar fillimisht pamundësi financiare të prindërve për vlerat moentare të depozituara gjatë periudhës 2003-2009, por pas shpjegimeve të dhëna nga subjektit, ka pranuar pretendimet e tij lidhur me marzhin e fitimit të babait nga aktiviteti i avokatisë, si dhe rishikimin e interesave bankarë, duke arritur në përfundimin se depozita mbulohej me burime të ligjshme.

Ashtu si Komisioneri, edhe drejtuesi i SPAK ndan vlerësim të ndryshëm nga KPK lidhur me analizën financiare. Sipas SPAK, fasha mbi të cilën është llogaritur fitimi nga aktiviteti i të atit të subjektit për vitet e analizuara, rezulton ndjeshëm më e lartë se fitimi i konfirmuar për këtë aktivitet nga organet përgjegjëse për vitet në vijim 2010. Për rrjedhojë, sipas Xholit, pamjaftueshmëria financiare në rastin konkret do të rezultonte përtej asaj të përllogaritur nga Komisioni.

Xholi parashtroi se nga aktet e administruara rezulton se detyrimet tatimore nga babai i subjektit janë shlyer për periudhën 1999-2004 dhe vitin 2007. Sipas tij, në gjendjen që janë aktet, mbetet e paqartë dhe e padokumentuar llogaritja e të ardhurave nga aktiviteti për vitet 2005-2006, pasi nuk vërtetohet as kryerja e aktivitetit dhe as pagimi i detyrimeve tatimore me qëllim konsiderimin e të ardhurave të pretenduara si të ligjshme. Po ashtu, sipas Xholit, për vitet 2003 dhe 2008, të ardhurat e llogaritura nga aktiviteti i të atit të prokurorit Habazaj si person fizik, duket se nuk mbështeten në aktet në dosje.

Në përfundim, drejtuesi i SPAK vlerëson se subjekti nuk arrin të provojë burimet e ligjshme të krijimit të depozitës bankare, si dhe të kursimeve cash, të shënuara në deklaratën veting.

Po ashtu, drejtuesi i SPAK vlerëson se subjekti nuk ka arritur të provojë mundësinë e prindërve për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2014, banesë në të cilën ai jeton me familjen e re. Xholi vërejti se dhe KPK ka konstatuar mungesë burimesh të prindërve për të investuar në këtë pronë të paluajtshme, si dhe pasuri të tjera të rezultuara gjatë hetimit administrativ, investime të cilat rezultojnë se janë raportuar si transaksione të dyshimta nga ana e DPPPP-së.

Sipas drejtuesit të SPAK, kjo pasuri rezulton të jetë përdorur vetëm nga subjekti i rivlerësimit dhe familja e tij, që nga momenti i blerjes e në vijim. Xholi evidentoi se nga aktet në dosje konfirmohet se prindërit e prokurorit Habazaj, për periudhën deri në blerjen e apartamentit në Tiranë kanë kryer investime të tjera në pasuri të luajtshme, përllogaritur në një vlerë totale prej rreth 251 mijë euro; në fund të vitit 2013 kanë poseduar kursime në llogaritë bankare në një vlerë totale prej rreth 43 milionë lekësh; si dhe në vitin 2011, babai i subjektit ka dhënë edhe një hua në shumën 42 mijë euro, e cila më vonë edhe deklaruar  deklarohet e dhuruar.

Xholi u shpreh se investimet e prindërve të subjektit janë ndjeshëm më të larta se të ardhurat e tyre të ligjshme, duke nisur prej vitit 1994.

Për rrjedhojë, Drejtuesi i SPAK vlerëson se është i pambështetur arsyetimi dhe konkluzioni i Komisionit, mbi analizimin e burimeve të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie, duke analizuar vetëm në kufijtë e pasurisë së blerë nga prindërit e subjektit, në vlerën 72 mijë e 270 euro. Xholi u shpreh se Komisioni duhej të kishte argumentuar lidhur me këtë marrëdhënie pasurore të subjektit, për të arritur në një konkluzion në kuadër të nenit D, pika 5 e aneksit të Kushtetutës që ka të bëjë me fshehjen ose paraqitjen e pasaktë të pronësisë së pasurisë.

Në përfundim të parashtrimeve për pasurinë, Xholi tha se shkaqet e ngritura në ankim do të vlerësohet në raport dhe me provat e shpjegimet që do të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes në Kolegj.

Parashtrimet e subjektit për pasurinë, u paraqitën para Kolegjit nga përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri. Mbrojtësi i Habazajt konstatoi se, megjithëse Komisioneri Publik shprehet në ankim se do të mbështetet në aktet e provat e administruara gjatë procesit, vihet re e kundërta, pasi ai nuk e përmend aspak trashëgiminë dhe as raportin e ILDKPKI-së.

Mërtiri shpjegoi se nga dëshmia e rtashëgimisë e vitit 2023, së bashku me testamentin rezulton se janë 4 trashëgimtarë, bashkëshortja dhe tre vëmijët e babait të ndjerë të subjektit. Ai nënvizoi se nga 8 pasuritë e familjes Habazaj, subjekti ka përfituar ½-ën e një apartamenti të vjetër në vlorë ku është lindur e rritur, së bashku me gjysmën e shtesës së tij.

Duke sjellë në vëmendje praktikën e Kolegjit, Mërtiri argumentoi se prokurori Habazaj nuk ka asnjë detyrim që të provojë burimin e ligjshmërisë së të ardhurave e të pasurive të prindërve të tij.

Për apartamentin ku jeton subjekti me familje  e tij të re, avokati Mërtiri tha se kur i ati ishte gjallë ja kishte kaluar në pronësi bashkëshortes së tij. Sipas Mërtirit, nëse babai i subjektit do kishte dashur t’ia linte këtij të fundit apartamentin në Tiranë, do ta kishte realizuar përmes ndonjë veprimi juridik. Ai shtoi se babai i subjektit e ka quajtur të përmbushur detyrimin ndaj të birit, duke i dhuruar që përpara fillimit të punës depozitën e BKT-së dhe duke i lënë në testament banesën e vjetër në Vlorë. Lidhur me lënien e banesës në Vlorë, Mërtiri argumentoi se kjo kishte ndodhur pasi djali i shtëpisë është ai që trashëgon shtëpinë e vjetër të prindërve, me qëllim që të ruhet mbiemri.

Në vijim, Mërtiri evidentoi se një akt raport i ILDKPKI i vitit 2021 lidhur me pasurinë e subjektit i konstaton se gjithçka është korrekte dhe e justifikuar, duke rrëzuar dhe një akt të vetë këtij institucioni kontrollues të vitit 2019, të hartuar për vetingun e Habazajt. Sipas Mërtirit, Komisioneri Publik nuk e ka përmendur në ankim këtë provë të paraqitur nga Habazaj në KPK, që është administruar në funksion të hetimit administrativ. Sipas subjektit, kjo rrethanë dëshmon se Komisioneri i ka parashtruar pjesërisht faktet objektive dhe se pretendimet e shkaqet e ngritura prej tij, tij nuk janë të bazuara.

Habazaj i kërkoi Kolegjit që që të rrëzojë si të pabazuar pretendimet e Komisionerit për pasurinë, që bazohen në raportin e ILDKPKI-së të vitit 2019 dhe të vlerësojë bazuar në raportin e vitit 2021. Sipas Mërtirit, ky kërkim bazuar në jurispudencën e KPA-së.

Mërtiri kundërshtoi gjetjet lidhur me informacionin e DPPPP-së. Sipas mbërojtësit të Habazajt, informacioni mbështetet në verifikimin e të ardhurave dhe pasurive të prindërve të tij, por nuk shënohet se ndërmjet subjektit dhe prindërve, apo edhe familjarëve të tjerë, nuk rezultojnë transaksione që prej fillimit të detyrës e në vazhdim. Avokati Mërtiri renditi një seri pasaktësisht në raportin e DPPPP-së, ku thuhet se burimi të ardhurave janë nga biznesi e emigracioni, ndërsa e vërteta është se babai i subjektit nuk ka pasur ndonjë biznes, por ka ushtruar profesionin e avokatit që nga viti 1998, si dhe nuk ka qenë asnjëherë emigrant. Po ashtu, u konstatua se në shkresën e DPPPP-së shkruhet se Habazaj e ka filluar ushtrimin e detyrës në vitin 2008, ndërkohë që ai ka qenë student në atë kohë, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë në stazh. Sipas Mërtirit, nuk ka ndonjë referim nga policia në prokurori lidhur me dyshimet e ngritura nga DPPPP. Ai shtoi se KPK e ka kryer verifikimin e këtij rasti dhe i kërkoi Kolegjit që të rrëzojë si të pabazuar pretendimin e Komisionerit. Lidhur me informacionet e DPPPP-së.

Në vijim, Mërtiri paraqiti pretendimet lidhur me depozitën bankare, duke sjellë në vëmendje të KPA, se kjo pasuri e luajtshme është krijuar para fillimit të detyrës, në një kohë kur subjekti ka qenë ende student në vitin e parë në universitet, në moshën 19 vjeç. Sipas avokatit, gjatë procesit administrativ është përmbysur barra e provës për pamundësinë financiare të prindërve për krijimin e kësaj pasurie.

Për një shumë 3 milionë lekë që sipas KPK i dhënë hua nga prindërit kunatit të subjektit, Mërtiri paraqiti mospërputhje të konkluzioneve të institucionit të shkallës së parë të vetingut të magjistratëve. Sipas tij, në vendimin e dhënë për subjektin e rivlerësimit Andi Civici nga KPK konkludohet se prindërit e Habazajt nuk i kanë dhënë atij shumën prej 3 milionë lekësh. Ndërkohë, hetimi i KPK për Habazajn konkludon se prindërit e tij i kanë dhënë 3 milionë lekë Civicit. Mërtiri solli në vëmendje se në gjykimin e çështjes së Civicit nga Kolegji, nuk përmendet se babai i subjektit i ka dhënë hua Civicit, ndërkohë që është arritur në konkluzionin se ka pasur mundësi ta krijojë atë. Mërtiri kërkoi që subjekti të mos rëndohet për huadhëniet e personave të lidhur dhe shlyerjen e tyre.

Avokati Mërtiri parashtroi në mënyrë të detajuar kundërshtimet lidhur me shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik ndaj analizës financiare përfundimtare të KPK. Sipas tij, vërtetohet se prindërit e prokurorit Habazaj kishin mundësinë me burime të ligjshme për të çelur depozitën që i është kaluar subjektit para fillimit të detyrës si prokuror. Ai argumentoi se edhe nëse babai i ndjerë i subjektit nuk ka paguar një pjesë të taksave për aktivitetin si avokat, shkarkimi për të ardhura përpara 20 viteve nuk do të ishte proporcional. Mërtiri konstatoi se kanë provuar me vendime gjyqësore përfaqësimin e çështjeve penale e civile nga ana e babait të subjektit.

Mërtiri paraqiti kundërshtime të detajuara dhe për shkaqet ndaj analizës financiare lidhur me apartamentin në përdorim nga subjekti. Ai vërejti se ankimi për këtë pasuri bazohet në gjetjet e KPK, para se të reflektoheshin shpjegimet e subjektit në seancën dëgjimore. Sipas tij, Habazaj ka arritur të përmbys barrën e provës dhe të vërtetojë mundësinë me  burime të ligjshme për blerjen e tij. Ndërkohë, u nënvizua se subjekti nuk ka detyrimin të provojë burimin e pasurive të tjera të prindërve, të cilat subjekti nuk i ka trashëguar. Mërtiri argumentoi se, edhe nëse prindërit nuk do të kishin pasur burime të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie, kjo nuk e ngarkon subjektin me përgjegjësi shkarkimi, pasi ai vetëm banon aty.

Në aspektin profesional u trajtuan dy çështje të denoncuara nga publiku. Për një çështje tjetër të trajtuar në ankim, prokurori Xholi vërejti se kishte marrë zgjidhje nga vendimarrja e KPA për një tjetër zubjekti rivlerësimi, i cili është konfirmuar.

Habazaj e paraqiti vetë mbrojtjen për profesionalizmin. Ai vërejti se kryesisht ka hetuar çështje për vrasje apo ngjarje të rënda, për hetimin dhe përfaqësimin e të cilave nuk janë depozituar ankesa në Komision. Sipas subjektit, denoncimet në fjalë kanë pasur të bëjnë me çështje që nuk përmbanin vepër penale, por ishin konflikte civile. Habazaj shpjegoi se një denoncuese kishte kryer ankesa ndaj gjithë prokurorëve e gjyqtarëve në Berat, pasi prej vitesh përpiqej që të zgjidhje problemet e pronës përmes kallëzimeve penale, por çështjet nuk ishin filluar.

Ai shtoi se ankesat kanë marrë përgjigje dhe nga institucioni kompetent, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që ka vendosur t’i arkivojë.

Subjekti kërkoi administrimin e provave të dorëzuara prej tij dhe lënien në fuqi të vendimarrjes së KPK.

Në përfundim, relatorja e çështjes, Natasha Mulaj i drejtoi pyetje Xholit lidhur me bazën ligjore me të cilën kundërshtohet mënyra e kontrollit të të ardhurave të prindërve nga ana e KPK. Xholi tha se do të paraqiste shpjegime në konkluzionet përfundimtare. Për rrjedhojë seanca u shty për më datë 14 tetor, në orën 10.

 

Etiketa: Adnan XholiGentian HabazajKolegji i Posaçëm i ApelimitNatasha MulajProkuroreProkuroria e Rrethit Berat
I mëparshmi

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Tjetri

A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

Tjetri
A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.