AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, zgjidhet anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtari Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, për vendin e lënë vakant nga Holta Zaçaj, pasi nga votimi i fshehtë në Gjykatën e Lartë asnjë prej tre kandidatëve nuk siguroi 3/5-at e votave sipas përcaktimeve ligjore. Vokshi u shpall fitues pasi ishte renditur i pari në vlerësimin e KED.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Asim Vokshi, gjyqtari i zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Foto: LSA

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, zgjidhet anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese, duke plotësuar vendin vakant të Holta Zaçajt. Vokshi u përzgjodh bazuar në pikëzimin e kryer nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, ku ai u rendit i pari, pasi gjatë votimit në Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë asnjë prej tre kandidatëve nuk arriti të sigurojë 3/5-at e votave, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjykata e Lartë njoftoi të martën, më 30 shtator, se në përfundim të votimit në Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve kandidati Asim Vokshi siguroi 6 vota, kandidatja Naureda Llagami 8 vota, ndërsa asnjë prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë të pranishëm nuk votoi në favor të kandidatit Florian Ballhysa. Komisioni i votimit konstatoi gjithashtu edhe një fletë votimi të pavlefshme.

“Në kushtet kur parashikimet ligjore përcaktojnë se shpallet fitues kandidati që merr 3/5 e votave të pjesëmarrësve dhe në rastin e votimit të sotëm ku asnjë nga kandidatët nuk e arriti këtë prag, komisioni shpall fitues kandidatin e renditur të parin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në këto kushte, z. Asim Vokshi zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese”, citohet në njoftimin e shpërndarë nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të votimit.

Gjykata e Lartë njofton se vendimi për zgjedhjen e Vokshit i komunikohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe do të publikohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) publikoi më 18 shtator pikëzimin e shtatë kandidatëve për vendin vakant të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, duke renditur në krye të listës gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, me 89.5 pikë. Në vendin e dytë, me një diferencë të papërfillshme, KED renditi ish-kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, me 89.3 pikë, e ndjekur nga ish-komisioneri publik, Florian Ballhysa, me 77.83 pikë. Këta tre kandidatë vijuan garën që u përmbyll të martën pas votimit të fshehtë të kryer nga anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, shpalli hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese për vendin e Holta Zaçajt. Shpallja e procedurës shkaktoi polemika mes Zaçajt dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pretendoi se mandati përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës. Shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosën mbarimin e mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025.

Etiketa: Asim VokshiFlorian BallhysaGjykata e LarteGjykata KushtetueseHolta ZaçajKEDKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKuvendi i Shqiperisemandat gjyqtariNaureda LlagamiPresidenti i Republikesprocedurë aplikimiQendra e Publikimeve ZyrtareSokol Sadushivakancë Gjykata Kushtetuesevotim i fshehtë
Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë akuzohet për korrupsion

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.