AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli liron nga qelia Redi Mollën e dosjes 5D

Gjykata e Posaçme e Apelit pranoi kërkesën e Redi Mollës, ish-drejtorit të Bashkisë Tiranë i akuzuar si një nga organizatorët e skemës korruptive të quajtur 5D, duke e liruar nga qelia dhe vendosur në “arrest shtëpie”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:23 | 10/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kreu i UKT-së, Redi Molla gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të premten të zbusë masën e sigurimit personal ndaj ish-drejtorit të UKT-së së Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, i akuzuar se së bashku me ish-drejtorin tjetër të kësaj bashkie, Mariglen Qato dhe pesë persona të tjerë, krijuan një skemë korrupsioni e pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit arrest në burg, me atë të arrestit shtëpiak, bazuar në kërkesën e Mollës se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu, gjyqtarja Olldashi ka vendosur lirimin e menjëhershëm të Redi Mollës nga qelia dhe e ka urdhëruar atë të mos largohet nga banesa. Qëndrimi në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”, në vendimin përfundimtar përllogaritet si vuajtje dënimi në qeli.

Çështja penale në ngarkim të Mollës dhe të pandehurve të tjerë u regjistrua për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, është provuar se i pandehuri Redi Molla, në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qënë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k., të cilën e kanë zotëruar në mënyrë indirekte dhe e kanë përdorur për të vjelë fondet publike në mënyrë të paligjshme e për pastrimin e parave.

Gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 4 prill, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë nuk e pranoi kërkesën për gjykimin e shkurtuar në çështjen në ngarkim të Redi Mollësh e Mariglen Qatos, që lidhet me aferën e kompanisë 5D. Gjykimi është në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria, ku mes tyre paraqiti deklarimet e tij në seancën më 2 tetor edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili shmangu nga vetja përgjegjësinë për tenderat e fituar nga 5D, duke ua ngarkuar ekspertëve të fushave respektive.

Etiketa: Afera 5DGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarIliriana OlldashiMariglen QatoRedi Molla
I mëparshmi

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

Tjetri

KPA rikthen në detyrë prokuroren Pranvera Stafa

Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

KPA rikthen në detyrë prokuroren Pranvera Stafa

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.