AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ankimi i Naureda Llagamit rrëzohet për mungesë juridiksioni

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën e ish-kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e zgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese, duke e kthyer çështjen në Gjykatë të Lartë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:30 | 13/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjatë një seance të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut | Foto: LSA

Gjykata Administrative në Tiranë vendosi të hënën nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kërkesës së ish-kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami për shqyrtimin e kërkesës për sigurim padie me objekt pezullimin e zbatimit të vendimit të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që përzgjodhi si fitues për vakancën në Gjykatën Kushtetuese gjyqtarin Asim Vokshi.

Megjithëse Vokshi u rendit i pari në pikëzimin e kryer nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi, KED, me një diferencë të papërfillshme me Llagamin që u rendit e dyta, kjo e fundit arriti të sigurojë 8 vota në Mbledhjen e Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Vokshi u votua nga 6 anëtarë të Gjykatës së Lartë, ndërsa një votë u cilësua e pavlefshme. Me arsyetimin se asnjë prej kandidatëve nuk arriti të sigurojë 3/5-at e votave, u vendos që fitues të shpallet Vokshi, bazuar në renditjen e KED.

Llagami ngriti pretendime për votën e pavlefshme dhe pasi kërkoi gjithë aktet e procedurës së votimit dhe numërimit të votave në Gjykatën e Lartë, i’u drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë me kërkesë për pezullimin e zbatimit të vendimit që shpalli fitues Vokshin.

Gjatë një bisede telefonike të mëparshme më 7 tetor, Llagami i tha BIRN se në fletën e votimit që u shpall e pavlefshme shprehej qartë vullneti në favor të saj, ndaj nuk kishte arsye për të mos u konsideruar. Llagami e cilësoi si deformim të vullnetit të votës deklarimin e pavlefshëm të fletës së votimit, ose më e pakta si një vullnet të palexuar.

Gjykata Administrative njoftoi të hënën se gjyqtarja Semiramis Hoxholli ka vendosur nxjerrjen e çështjes së paraqitur nga Llagami jashtë juridiksionit gjyqësor të saj dhe si pasojë, mospranimin për shqyrtim të kërkesës për sigurim padie.

Në dispozitivin e shpallur të hënën, përcaktohet se kundër këtij vendimi bëhet ankim i veçantë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve. Nëse do të ushtrohet ankim, është Gjykata e Lartë që do të përcaktojë se cila është gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkimit të Llagamit.

Ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami pohoi për BIRN se është në pritje për të lexuar vendimin e arsyetuar për të proceduar me ankimin.

Ankimi i Llagamit ka sjellë ndërkohë vonesa për dekretimin e gjyqtarit Asim Vokshi në Gjykatën Kushtetuese. E pyetur nga BIRN, këshilltarja për mediat në Presidencë, Arta Sakja tha se do të kishte njoftim sapo “çështja të hyjë në axhendë”.

Etiketa: Asim VokshiGjykata AdministrativeGjykata e LarteGjykata KushtetueseKëshilli i Emërimeve në DrejtësiNaureda Llagami
I mëparshmi

Një ‘kandidat’ për Tiranën, i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Tjetri

Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

Tjetri
Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

Përshkallëzohet protesta e minatorëve në Spaç, policia shoqëron dy protestues

sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.