AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Lartë mbron procesin që nxorri fitues gjyqtarin Asim Vokshi

Në një reagim ndaj akuzave, Gjykata e Lartë deklaron se ka zbatuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni dhe rregullorja për procesin e votimit të kandidatit për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa thekson se nuk do të trembet nga sulmet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:58 | 17/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në mbledhjen për zgjedhjen e anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Foto: Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë mbrojti përmes një deklarate të premten procesin e votimit që nxorri fitues gjyqtarin Asim Vokshi për një vend në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se po përballej me një sulm verbal të ngritur sipas saj mbi interpretime dhe pretendime “të pavërteta, të pasakta dhe të njëanshme”.

Gjykata e Lartë sqaroi gjithashtu rregulloren e procesit të votimit që kontestohet nga kandidatja tjetër për në Gjykatën Kushtetuese, Naureda Llagami. Sipas Gjykatës së Lartë, rregullat që u zbatuan në Mbledhjen e Gjyqtarëve “janë identike me ato të miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, nën drejtimin e znj. Llagami”.

Reagimi vjen pas rrjedhjes në media të dokumenteve të procesit të votimit, bashkë me një kopje të votës së pavlefshme si dhe regjistrimet audio të mbledhjes. Në njoftim ngrihen dyshime se këto dokumente mund të jenë rrjedhur nga Llagami, pasi ajo është i vetmi subjekt që e ka kërkuar këtë dokumentacion.

Gjykata e Lartë dhe ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ndodhen në një kurs përplasjeje për shkak të procesit të zgjedhjes së gjyqtarit pasues  në vend të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues i pozicionit vakant më 30 shtator, bazuar mbi pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED. Gjykata e Lartë bëri me dije atëherë se, nga votimi i fshehtë, kandidatja Naureda Llagami kishte siguruar 8 vota, Vokshi 6 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Me arsyetimin se asnjëri nuk arriti të sigurojë 3/5 e votave, u shpall fitues Vokshi, i cili në pikëzimin e KED kishte siguruar vendin e parë.

Llagami ngriti pretendime për votën e pavlefshme, me argumentin se vullneti i zgjedhësit ishte i qartë në favor të saj dhe iu drejtua Gjykatës Administrative me kërkesë për pezullimin e zbatimit të vendimit që shpalli fitues Vokshin. Kërkesa iu rrëzua, pasi nga gjykata u çmua se ishte jashtë juridiksionit gjyqësor të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Në vijim, Llagami ju drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që t’i konsiderohet dhe vota e cilësuar si e pavlefshme dhe të shpallet fituese me 9 vota për vendin vakant të Zaçajt.

Gjykata e Lartë sqaroi se procedura e zgjedhjes së kandidatit fitues u bazua në legjislacion si dhe në një rregullore të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të miratuar më 24 shkurt 2022. Po ashtu, sillet në vëmendje se kjo rregullore është zbatuar në mënyrë identike me procedurat e mëparshme, pa asnjë kontestim institucional.

Gjykata e Lartë shprehet se çdo proces votimi në organet e drejtësisë ka në themel parimin e fshehtësisë së votës, si një garanci e pavarësisë së vullnetit të gjyqtarëve dhe e integritetit të vendimarrjes kolegjiale. Ky parim cilësohet si një garanci substanciale që siguron që asnjë gjyqtar të mos ndjehet i ekspozuar, i identifikueshëm apo i ndikuar nga mënyra si voton.

Në reagim sqarohet se rastin konkret, në fletën e shpallur të pavlefshme janë bërë dy shenja të ndryshme: një kryq votimi dhe një rrethim i numrit në krah të kandidatit. Sipas Gjykatës së Lartë, pavarësisht se kjo gjë mund të japë përshtypjen e një “qartësie të vullnetit”, ajo cënon hapur fshehtësinë e votës dhe hap mundësinë që ajo të mund identifikohet.

“Nëse lejohet që çdo votë ‘e qartë’ të pranohet edhe kur nuk është ‘e fshehtë’, atëherë parimi i fshehtësisë humbet kuptimin dhe procesi bëhet i identifikueshëm”, argumenton Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, cilësohet e pasaktë referenca ndaj Kodit Zgjedhor për procesin zgjedhor të këtij lloji, me argumentin se zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk është proces zgjedhor politik, por procedurë institucionale e brendshme, e rregulluar nga dispozita të posaçme ligjore.

“Në votimin institucional, si në rastin e zgjedhjeve të brendshme të gjyqtarëve për organet e qeverisjes së drejtësisë, votues janë vetë gjyqtarët, dhe thelbi i procesit është garantimi i pavarësisë, fshehtësisë dhe integritetit profesional të votës”, argumenton Gjykata e Lartë dhe shton se prandaj, rregullorja e Mbledhjes së Posaçme, ashtu si edhe dispozitat të veçanta ligjore ndalon çdo shënim shtesë mbi fletën e votimit, duke e konsideruar atë pavlefshme.

Gjykata e Lartë shpërndau dhe një kopje të fletës së votimit të përdorur në votimin e 30 shtatorit, në fund të së cilës shënohet ndër të tjera se, në fletën e votimit nuk mund të bëhen shënime të tjera përveç shenjës së votimit, pasi çdo shënim tjetër e bënë votën të pavlefshme.

Ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, nuk preferoi të jepte ndonjë koment apo qëndrim lidhur me reagimin dhe sqarimet e dhëna prej Gjykatës së Lartë. “Unë nuk mund të bëj komente pasi çështja është në gjykim,” tha Llagami.

Gjykata e Lartë deklaroi gjithashtu se ka vepruar me transparencë të plotë dhe pa asnjë rezervë gjatë gjithë procesit, duke i vënë në dispozicion menjëherë znj. Llagami, çdo dokument të kërkuar prej saj, përfshirë procesverbalin e mbledhjes, regjistrimin audio dhe dokumentet shoqëruese. Duke sjellë në vëmendje se këto dokumente janë tashmë të njohura publikisht, Gjykata e Lartë vlerëson se ky fakt dëshmon se nuk ka pasur asnjë synim për t’i mbajtur ato të fshehta, apo për të kufizuar informimin.

“Institucioni i Gjykatës së Lartë nuk trembet nga sulmet, as ndikohet prej tyre. Gjuha e denigrimit dhe e përbaltjes nuk mund të zëvendësojë ligjin, logjikën dhe përgjegjësinë që mbart çdo gjyqtar,” thuhet në njoftimin e gjykatës.

Etiketa: Asim VokshiGjykata e LarteGjykata KushtetueseMbledhja e GjyqtareveNaureda Llagami
I mëparshmi

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

Tjetri

Organizatat i kërkojnë Ramës që të mos dobësojë ligjin për Barazi Gjinore

Tjetri
pankartë

Organizatat i kërkojnë Ramës që të mos dobësojë ligjin për Barazi Gjinore

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.