AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër kandidatët për kreun e SPAK kualifikohen për të vazhduar garën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vlerësoi se kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho i plotësojnë kushtet ligjore për të qenë në krye të SPAK.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:28 | 20/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e KLP | Foto: Edmond Hoxhaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënën më 20 tetor miratimin e listës së katër kandidatëve në procedurën e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sipas relatorit të çështjes, Sokol Stojani, nga verifikimet e kryera ka rrezultuar se prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho i plotësojnë kushtet ligjore për vijimin e garës.

Drejtuesit aktual të SPAK, prokurorit Altin Dumani i përfundon mandati 3-vjeçar më 18 dhjetor. Stojani vërejti se procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri është filluar dhe po vijon sipas përcaktimeve ligjore.

Prokurori Adnan Xholi ka një karrierë 28 vjeçare në radhët e organit të akuzës dhe mban aktualisht pozicionin e shefit të seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në SPAK. Xholi ka punuar më parë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda. Xholi kandidoi për të qenë drejtues i SPAK edhe tre vjet më parë, kur në këtë pozicion u përzgjodh Dumani.

Kandidatja Doloreza Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtroi funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh dhe vijoi punën si prokurore e SPAK që prej themelimit të këtij institucioni.

Prokurori Elvin Gokaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000 ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Matit, ndërsa në vitet 2007-2013 ka kryer detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, si dhe në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2014, Gokaj punoi në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës prej nga u emërua në SPAK.

Kandidati tjetër, prokurori Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat. Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorinë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u dekretua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe më pas vijoi në SPAK. Braho mban aktualisht pozicionin e shefit të seksionit kundër korrupsionit në SPAK.

Në fillim të seancës të hënën, anëtari i KLP-së, Zeqir Hoda bëri me dije se në media janë publikuar në fundjavë disa shkrime, të cilat sipas tij duhet të relatohen në Këshill për të konkluduar nëse ka konflikt interesi. Hoda deklaroi se vlerësonte se nuk gjendej në kushte të konflikt të interesit, megjithatë kërkoi që të vendoset nga Këshilli nëse ai do të jetë i pranishëm në vijimin e procedurës dhe votimit të përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. Hoda tha gjithashtu se vlerësonte që duhej të largohej nga votimi i kësaj séance.

Anëtari Vatë Staka u shpreh se në kushtet kur prania ose mosprania e Hodës nuk sillte ndonjë pasojë, të largohej dhe çështja të diskutohej në seancën e ardhshme. I pyetur nga BIRN, Hoda tha se kishte kërkuar që Këshilli të trajtonte disa shkrime të cilat pretendonin se ai ishte në konflikt interesi, pasi njëri prej kandidatëve për kreun e SPAK ka qenë anëtar i Komisionit të Përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që ka vlerësuar djalin e tij.

Etiketa: Adnan XholiDoloreza MusabelliuElvin GokajKeshilli i Larte i ProkuroriseKlodian BrahoKreu i SPAKVate StakaZeqir Hoda
I mëparshmi

Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit

Tjetri

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

Tjetri
Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.