AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Pas presionit nga grupe konservatore, mazhoranca socialiste tërhoqi angazhimin për forcimin e barazisë gjinore dhe luftën gjithëpërfshirëse kundër diskriminimit përmes disa amendamenteve në Kuvend, pavarësisht apelit të organizatave të shoqërisë civile.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:58 | 21/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dorëzoi amendamentet që fshijnë termat gjithëpërfshirës nga projektligji. Foto: LSA.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që fshijnë referencat si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit” nga projektligji i qeverisë “Për barazinë gjinore” – në një lëvizje që kritikohet si një hap pas në përpjekjet për luftën kundër diskriminimit gjinor nga organizatat e shoqërisë civile.

Me propozim të deputetes të Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, deputetët socialistë votuan pro heqjes së neneve të përkufizimeve që zgjeronin fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, duke i zëvendësuar ato me termat “burrë dhe grua”.

Ndryshimet u bazuan në dhjetra amendamente të depozituara disa ditë më parë nga kryetari i grupit socialist, Taulant Balla, pasi nisma ligjore krijoi një debat publik dhe kundërshtim nga opozita dhe komunitetet fetare.

Përfaqësuesit e qeverisë nuk i kundërshtuan ndryshimet dhe as nuk i mbrojtën termat gjithpërfshirës të nismës, ndërsa thanë se qëllimi kryesor ishte krijimi i mundësive të barabarta për gratë në shoqëri dhe mbrojtja nga diskriminimi me bazë gjinore.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, sqaroi se koncepti i gjinisë në ligj nuk krijon kategori të reja juridike, por synon një qasje të integruar ndaj diskriminimit me bazë gjinore, në përputhje me ligjin për mosdiskriminimin dhe praktikat e Bashkimit Europian.

“Gjatë gjithë projektligjit është përdorur binariteti burrë dhe grua dhe nuk devijon nga ky binaritet,” u tha Seferi deputetëve duke theksuar se “ligji nuk përcakton gjini, por flet për mosdiskriminimin gjinor”.

Ndërsa termin “përkatësi të shumëfishtë” ajo argumentoi se lidhej me faktorë të tjerë; “kur për shembull, një grua që jeton në zonë rurale, është rome dhe përballet me vështirësi sociale.”

Ajo theksoi se qëllimi i ligjit është trajtimi i barabartë dhe fuqizimi ekonomik i grave, ndërsa kuotat gjinore përcaktohen për t’u reflektuar në Kodin Zgjedhor dhe ligje të tjera përfaqësuese.

Deputetët e opozitës kritikuan terminologjinë e përdorur nga qeveria si ‘tinzare’ që synon të ndryshojë ‘strukturën e shoqërisë dhe familjes”.

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo ngriti shqetësime mbi formulimet e projektligjit, duke theksuar se disa prej përkufizimeve “hapin derën për doktrina që nuk mund t’i përcillen publikut shqiptar.”
“Përkatësia e shumëfishtë gjinore shpartallon kolona të rëndësishme të shoqërisë,” u shpreh Bozdo.

Bozdo dhe deputetë të tjerë të PD-së shprehën habinë e tyre që prezantimi i nismës nga ministria nuk përkonte me përkufizimet që ishin shkruar në projektligj.

“Nëse jeni të bindur se ekzistojnë vetëm dy gjini, pse i keni futur të gjitha këto përkufizime?”- pyeti ai zëvendësministren.

Edhe pse ishin ata që i kundërshtuan përkufizimet ligjore, deputetët e opozitës votuan kundër amendamenteve të PS-së që i ndryshuan ato.

Parlamenti bëri kështu një vesh shurdh nga apeli i organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut të cilat kërkuan të premten që të mos  ndryshohej projektligji.

“Çdo ndryshim që minon këto parime do të ishte një hap prapa për shoqërinë shqiptare. Çdo pengesë apo dobësim i ligjit me kërkesë nga grupe të caktuara nuk duhet të na shenjojë si shoqëri dhe është një kërcënim për përparimin e mundimshëm 30-vjeçar të grave shqiptare,” thuhet në deklaratë e koalicionit të këtyre organizateve.

Projektligji i ri, i cili synon të harmonizojë legjislacionin shqiptar me standardet e BE-së dhe konventat ndërkombëtare, u bë objekt i një debati të ashpër publik dhe po ashtu objekt dezinformimi.

Drafti fillestar, i mbështetur nga organizatat, përditësonte terminologjinë ligjore duke përfshirë koncepte si “identiteti gjinor” dhe “shprehja gjinore”, përtej përcaktimit klasik binar “burrë e grua”. Kjo shkaktoi reagim nga grupe konservatore dhe fetare, të cilat pretendojnë se ligji po “krijonte gjini të reja” dhe po cenonte “familjen tradicionale”.

Etiketa: Antoneta DhimaDenada SeferiEnno BozdoMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeProjektligji për Barazinë GjinoreTaulant Balla
I mëparshmi

Evropa duhet të adresojë rënien e saj demografike

Tjetri

Samiti i Ballkanit Perëndimor: Shpresa e Britanisë për të trajtuar çështjen e emigracionit

Tjetri
Samiti i Ballkanit Perëndimor: Shpresa e Britanisë për të trajtuar çështjen e emigracionit

Samiti i Ballkanit Perëndimor: Shpresa e Britanisë për të trajtuar çështjen e emigracionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.