AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqtar në tre gjykata: Shkëlzen Liçaj paraqet prova për ngarkesën në punë

Në procedimin disiplinor përballë KLGJ-së, gjyqtari Shkëlzen Liçaj dorëzoi prova që tregojnë ngarkesën e lartë në punë dhe gjykimin e çështjeve në tre gjykata njëkohësisht, për të justifikuar vonesat në zbardhjen e vendimeve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:00 | 22/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një seancë e KLGJ-së për procedim disiplinor. Foto: ILD

Gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj paraqiti të mërkurën më 22 tetor në Këshillin e Lartë Gjyqësor një numër të konsiderueshëm vendimesh dhe aktesh, me të cilët mbështet kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Inspketorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për procedim disiplinor lidhur me vonesa në arsyetimin e vendimeve. Në seancën parardhëse më 1 tetor, ILD kërkoi fillimin e procedimin disiplinor ndaj Liçajt dhe caktimin e masës “ulje e pagës” me 40%, deri në një vit. Sipas përfaqësuesit të ILD-së, hetimi administrativ është bazuar në 13 ankesa për vonesa në arsyetimin e vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vjet dhe të përsëritura, gjatë viteve 2021, 2022, 2023.

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj deklaroi në seancën e 1 tetorit se e kishte filluar detyrën në vitin 2020 në Gjykatën e Sarandës, ku asnjëherë në atë periudhë, organika nuk kishte qenë e plotë. Ai pohoi se në momentin e fillimit të detyrës i ishin dhënë 145 çështje përveç atyre të shortuara, duke e konsideruar numër të lartë për një fillestar. Gjyqtari shtoi se në atë periudhë kishte pasur ndëprerje të punës dhe për shkak të pandemisë dhe kur kishin rifilluar, ngarkesa e tij kishte shkuar mbi 600 çështje. Po ashtu, nënvizoi se gjykonte jo vetëm në Sarandë, por edhe në Përmet e në Gjirokastër. Dhe më vonë kur ishte kryer caktimi përkohshëm në Durrës, Liçaj tha se kishte vijuar të gjykonte edhe në Sarandë.

Ai deklaroi të mërkurën se kishte sjellë akte e vendime për çështjet që kishte gjykuar në Sarandë, Përmet dhe Gjirokastër, duke pretenduar se kishte ndjekur një numër të madh të çështjeve në këto gjykata. “Ka pasur ditë që në Sarandë nuk kam zhvilluar ndonjë gjyq, por kam zhvilluar në Përmet e në Gjirokastër. Po ashtu, ka pasur raste kur kam zhvilluar gjyqe në të tre gjykatat”, parashtroi Liçaj dhe shtoi se kishte sjellë prova që kanë të bëjnë edhe me gjykimet që kishte zhvilluar kur ishte transferuar përkohësisht në Durrës. Edhe për këtë periudhë, ai evidentoi se ka pasur raste kur ka zhvilluar gjyqe në të dy gjykatat.

Liçaj tha se kishte sjellë edhe certifikatën familjare që tregon sipas tij kohën kur është bërë me djalë, si dhe për adresën e banimit.

Përfaqësuesi i ILD-së kërkoi që të njihet me aktet për t’i vlerësuar në hartimin e konkluzioneve përfundimtare që do t’i paraqesin në seancën dëgjimore pasardhëse.

Etiketa: Inspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorNgarkesa ne puneProcedimi disiplinorShkëlzen Liçaj
I mëparshmi

KLGJ cakton nëpër gjykata 42 magjistratët e rinj

Tjetri

Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

Tjetri
PS ndryshon në mënyrë të njëanshme Rregulloren e Kuvendit

Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.