AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese vendos përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjes

Gjykata Kushtetuese njoftoi të premten se ka vendosur të deklarojë të përfunduar mandatin e anëtares së kësaj gjykate, Sonila Bejtja, duke pranuar kështu kërkesën e Presidentit të Republikës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:41 | 24/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Sipas vendimit, mandati i Bejtjes ka mbaruar që më datë 25 prill 2025 bazuar në një arsyetim të mëparshëm të kësaj gjykate, që gjatësia e mandatit nuk do të llogaritej nga data e betimit të gjyqtarit, por nga data e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që e ka zëvendësuar.

Në këtë rast, Bejtja e ka marrë detyrën në vitin 2020, por gjyqtarit që ajo zëvendësoi, Sokol Berberit, i ka mbaruar mandati që në prill 2016.

“Referuar vendimit nr. 60, datë 16.10.2025 të Gjykatës, fillimi i mandatit kushtetues që ushtron gjyqtarja Sonila Bejtja përkon me datën e deklaruar nga Gjykata të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ajo ka zëvendësuar, pra të gjyqtarit Sokol Berberi,” arsyeton vendimi i gjykatës.

Vendimi i marrë të premten hyn në fuqi menjëherë dhe Gjykata Kushtetuese do të njoftojë Presidentin e Republikës si organi i emërtesës dhe Kuvendin për këtë vendim.

Anëtarët e kësaj gjykate nuk kanë qenë unanimë në vendimmarrje. Mendimi i pakicës që përfaqësohet nga kryetarja Holta Zaçaj dhe Genti Ibrahimi, argumenton se “kërkimi i Presidentit për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja është i pabazuar, ndaj duhej të ishte vendosur rrëzimi i tij”.

“Mandati në këtë rast nuk përkthehet thjesht si koha gjatë të cilës ushtrohet një detyrë e caktuar, pra si një detaj procedural, por ai lidhet drejtpërdrejt me garancitë dhe parimet kushtetuese, përfshirë ato të pavarësisë së Gjykatës dhe patundshmërisë në detyrë të gjyqtarit kushtetues,” thuhet ndër të tjera në argumentet e dy gjyqtarëve që kanë votuar kundër.

Sipas këtij argumentimi, garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet.

Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, me qëllim mundësimin e përtëritjes së pjesshme të trupës së Gjykatës Kushtetuese sipas dispozitave kushtetuese të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Opozita e ka kundërshtuar këtë vendim si një tentativë të mazhorancës qeverisëse për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Aktualisht kjo gjykatë ka 2 vakanca, pas largimit me dorëheqje të gjyqtares Elsa Toska. Për vendin e Zaçajt është zgjedhur gjyqtari Asim Vokshi, por procedura e përzgjedhjes është kontestuar nga kandidatja tjetër në garë, Naureda Llagami.

Etiketa: Asim VokshiBajram BegajGent IbrahimiGjykata KushtetueseHolta ZaçajNaureda LlagamiSonila Bejtja
I mëparshmi

Kryebashkiaku socialist ‘ofroi’ investime në këmbim të votës për PSD-në e Tom Doshit

Tjetri

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale – thonë ekspertët

Tjetri
a river running through a valley

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale – thonë ekspertët

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

21:05 | 17/07/2026
Ilir Beqaj

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

16:40 | 17/07/2026
posta palase

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

09:01 | 17/07/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

17:07 | 16/07/2026
Biodiversiteti kërcënohet nga zhvillimi dhe keqmenaxhimi -thekson raporti

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16:59 | 16/07/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore

16:34 | 16/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.