AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dënohen me 118 vjet burg të pandehurit e një skeme mashtrimi me call center

Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë 16 të pandehurit si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që përmes një skeme mashtrimi me call-center, u zhvati vlera monetare shtetasve evropianë. Të akuzuarit përfituan uljen e 1/3-ës së dënimeve, pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:15 | 28/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim i një call center.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli të martën më 28 tetor vendimin për dënimin e 16 të pandehurve të akuzuar për përfshirje në një skemë mashtrimi të qytetarëve italianë nga një call-center në lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

Gjykata vendosi të dënojë në total me 118.5 vjet heqje lirie 16 të pandehurit e përfshirë në skemën e mashtrimit. Çështja u shqyrtua me gjykim të shkurtuar dhe të pandehurit përfituan uljen e 1/3 së dënimit.

Konkretisht, u dënua përfundimisht me 8 vjet heqje lirie i pandehuri Bruno Çobo; me nga 7 vjet e 4 muaj burg të pandehurit Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Pushani, Valbona Abedinaj e Erion Kastrati 7 vjet e 4 muaj; si dhe me 6 vjet e 8 muaj burgim të pandehurit e tjerë, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna.

SPAK nisi procedimin penal në vitin 2021 për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për veprën penale të “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, pas një hetimi që kishte nisur më parë nga drejtësia italiane.

Bruno Çobo u akuzua si krijuesi i grupit kriminal, ndërsa të dënuarit e tjerë se pjesëmarrës. Për të realizuar veprimtarinë e paligjshme, fillimisht kontaktoheshin personat nëpërmjet telefonit dhe u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon”, me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.

Viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, prej nga më vonë futeshin direkt në numrat e llogarive bankare.

Sipas prokurorisë, skema parashikonte që të merrte dhe më shumë para duke i bërë viktimat të besonin se duhej të paguan një lloj komisioni bankar për të marrë në zotërim shumat që ‘fitonin’ nga investimi.

Për të humbur gjurmët, grupi e kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që, sipas SPAK, garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si nyje të vetme për të gjitha komunikimet.

Hetimi për këtë skemë mashtrimi ka nisur nga autoritetet italiane në shtator 2020 pas kallëzimit të një shtetasi italian, i cili kishte rënë pre e mashtrimit duke ‘investuar’ në këtë skemë 700 mijë euro.

Etiketa: Bruno ÇoboCall centerGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitSkema mashtruese
I mëparshmi

Konfirmimi i prokurorit Elidon Hysenaj mbetet në fuqi

Tjetri

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.