AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Pas nëntë muajsh në paraburgim, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi para Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij. Palët në proces ballafaquan argumentet për disa orë, ndërsa trupi gjykues u tërhoq për vendim.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:51 | 31/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Kushtetuese me një furgon të policisë së burgjeve. Foto: LSA.

Në orën 9:30 të mëngjesit të së premtes, Erion Veliaj zbriti nga furgoni i policisë së burgjeve në derën e Gjykatës Kushtetuese – shfaqja e parë në publik nga 10 shkurti, kur kamerat e filmuan duke dalë nga Bashkia e Tiranës me një dosje në dorë, i shoqëruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, moment që shënoi arrestimin e tij.

Ai u paraqit në seacën e shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij nga Këshilli i Ministrave, të cilën e ankimoi si akt antikushtetues duke kërkuar qëndrimin në detyrë si kryetar bashkie.

Veliaj, një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, ndodhej në mandatin e tretë të tij kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij. Veliaj akuzohet në 13 episode për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, akuza të cilat ai i mohon.

Shkarkimi i tij u inicua nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkoi publikisht anëtarëve të PS-së në Këshillin Bashkiak që të nisnin procedurën që përfundoi me vendimin e qeverisë për shkarkim nga detyra me argumentin e mungesës mbi 3 muaj në detyrë.

Gjykata shqyrtoi në të njëjtën seancë kërkesat e Veliajt për  shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra dhe për shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Tiranë, që u mor pasi ankimimi ishte pranuan nga gjykata dhe në bazë të nenin 115 të Kushtetutës pezullonte në mënyrë automatike shkarkimin e tij.

Që në nisje të seancës gjyqësore, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit kërkuan që gjykata të shpallte moskompetencën për të shqyrtuar dekretin, por kërkesa u hodh poshtë njëzëri nga trupa gjyqësore, e cila vendosi që shqyrtimi i dekretit lidhej me themelin e mosmarrëveshjes mes Veliajt dhe Këshillit të Ministrave.

Para gjykatës, Veliaj e cilësoi procedurën e ndjekur nga Këshilli Bashkiak si antiligjore, por anashkaloi nga përgjegjësia Ramën, pavarësisht se aludoi ndër rreshta për shënjestrim për arsye politike. Ai po ashtu shfaqi habinë për “eficencën” me të cilën organet e përfshira në proces që nga Këshilli Bashkiak, prefekti i qarkut, Këshilli i Ministrave dhe në fund Presidenti me shpalljen e datës së zgjedhjeve, kishin operuar me aktet e tyre brenda “8 orëve”.

Ai pretendoi se qeveria po vepronte me dy standarde, pasi ndaj tij kishte marrë masën e shkarkimit për mungesë në detyrë, ndërsa në rastin e kryebashkiakut të Tropojës nuk kishte vepruar dhe pse ai mungon prej 11 muajsh në detyrë, pasi gjendet në masën ‘arrest shtëpie”.

Përfaqësuesi ligjor i qeverisë tha se nuk kishte paralelizëm, pasi Këshilli Bashkiak i Tropojës nuk kishte sjellë propozim në qeveri dhe qeveria respektonte autonominë vendore, por ai nuk i dha dot përgjigje pyetjes së njërit prej avokatëve të Veliaj se vendimi për shkarkim ishte ‘marrë’ në asamblenë e Partisë Socialiste.

Qeveria këmbënguli që akti ishte teknik dhe se Veliaj nuk ishte shkarkuar për shkelje kushtetuese dhe ligjore, qëndrim që solli si pasojë disa pyetje nga gjyqtarët kushtetuese për logjikën që lidhte aktin e shkarkimit me mungesën e fajit dhe të shkeljeve.

I gjithë debati ligjor dhe pyetjet mes palëve të përfshira në proces u përqëndruan tek baza ligjore e përdorur nga qeveria për shkarkimin e Veliajt dhe nëse kishte pasur një proces të rregullt ligjor për shkarkimin e tij.

Kryeministria e konsideroi aktin si administrativ dhe vetëm si një akt konstatimi të faktit ligjor të mungesës së tij në detyrë, të mbështetur vetëm në ligjin për “Vetëqeverisjen Vendore” dhe jo në Kushtetutë.

Ndërsa pala ankuese u përqëndrua në argumentet e saj se në nenin 115 të Kushtetutës parashikohet se Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë një të zgjedhur vendor për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve.

Gjatë parashtrimit të konkluzioneve, avokati i Veliajt, Ermal Yzeiri, këmbënguli që vendimi i qeverisë nuk mund të shihej si një akt administrativ.  Ai tha se neni 62, pika c, i ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, ku ishte bazuar vendimi i qeverisë, nuk mund të shihej si i pavarur nga neni kushtetues.

“Kushtetuta kërkon që të ketë elementin ‘faj’, pra të kesh shkelur me faj Kushtetutën dhe ligjet”- tha ai ndër të tjera, duke pretenduar se ‘faji’ duhej të ishte dhe faktor në pikat që parashikon neni 62 i ligjit, ndër të tjera dhe pika c për të cilën Veliaj u shkarkua që lidhet me mungesën e tij më shumë se 3-mujore në detyrë.

“Nëse do të pranojmë se s’ka elementë ‘faji’, atëherë pse neni 115 ia ka transmetuar këtë element vetem 2 pikave të para të nenit 62?”- pyeti ai gjykatën, ndërsa shtoi se “ne mendojmë se e ka këtë element, pra dhe mungesa 3 mujore duhet të jetë me dashje, me faj”.

Ai po ashtu argumentoi se shkarkimi duhej të ishte një proces ligjor i rregullt, gjë që s’ka ndodhur me Veliajn, i cili nuk ka pasur mundësinë të dëgjohej as në Këshillin Bashkiak dhe as në Këshillin e Ministrave.

Përfaqësuesi ligjor i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj këmbënguli se arsyet e shkarkimit të Veliajt nuk lidheshin me nenin 115 të Kushtetutës, por ishin bazuar vetëm në ligjin për Vetëqeverisjen Vendore.

“U bë konstatim fakti, i mungesës në detyrë,” tha ai, duke e cilësuar aktin e shkarkimit si miratim të faktit ligjor të konstatuar më parë nga Këshilli Bashkiak.

Ai po ashtu kërkoi moskompetencën e Gjykatës Kushtetuese për rastin e shkarkimit duke e parë atë jashtë dispozitave kushtetuese dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës së Veliajt.

Presidenca u përfaqësua nga këshilltari ligjor i Presidentit, Ilirjan Rusmali, i cili pretendoi se Gjykata Kushtetuese po vepronte jashtë juridiksionit të saj ligjor duke marrë në shqyrtim dekretin e shpalljes së zgjedhjeve.

Në parashtrimet e presidentit të bëra publike më parë nga vetë Presidenca, gjuha e përdorur ndaj gjykatës ishte urdhëruese; ku cilësohej si një ‘kurth’ akti i pezullimit të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Të njëjtin qëndrim ruajti Rusmali në seancë kur u pyet nga anëtarët e trupës gjykuese nëse i qëndronte gjuhës së përdorur në dokumentin e dorëzuar “në kuadër të vetëpërmbajtjes institucionale”.

Rusmali e quajti ‘humble’ dhe të ‘çiltër’ gjuhën e përdorur nga Presidenca dhe u përpoq të argumentonte juridikisht përdorimin e fjalës ‘kurth’ me indiferencën dhe vendosjen në dyshim, sipas tij, të luajalitetit mes institucioneve.

Në konkluzionet e tij, Rusmali i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të merrte kompetencat e presidentit dhe të shpallte datën e re të zgjedhjeve në Tiranë, në rast se shkarkimi i Veliajt do të pranohet si i ligjshëm. “Presidenti e ka ezauruar kompetencën e vet, ju e merrni masa për të rregulluar pasojat,” iu drejtua ai trupit gjykues.

Pasi dëgjoi të gjitha palët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u tërhoqën për vendim.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajErmal YzeiriGjykata KushtetueseHerald JonuzajIlirjan RusmaliKeshilli i MinistravePresidenti i Republikes
I mëparshmi

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë

Tjetri

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës 

Tjetri
‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës 

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës 

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.