AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisionet miratojnë mes debatesh draftin për “Barazinë Gjinore”

Nisma ligjore e qeverisë, që shkaktoi debate dhe dizinformim në diskutime publike, u miratua me ndryshime të zbutura të terminologjisë vetëm me votat e mazhorancës në komisionet parlamentare, ndërsa opozita e kundërshtoi me pretendimin se ishte kundër familjes tradicionale shqiptare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:22 | 04/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajzë mban pankartën “Barazia gjinore fillon brenda dyerve të shtëpisë” në manifestimin e 8-Marsit. 8 mars 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Pas debateve publike dhe politike që u përqendruan tek terminologjia e përdorur për gjininë, projektligji i qeverisë për “Barazinë Gjinore” u miratua në disa komisione parlamentare të martën me ndryshime minimale, ndërkohë që Partia Socialiste u tërhoq nga dhjetra amendamente të mëparshme për këtë nismë.

Kundërshtimet e opozitës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare u fokusuan tek terminologjia për identitetin gjinor, me pretendimet se përkufizimet e nismës binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë sipas tyre, njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+.

Socialistët e mbrojtën nismën si harmonizim me legjislacionin europian dhe tentuan të kënaqin kundërshtimet me ndryshime të terminologjisë, të cilat u prezantuan fillimisht në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme

Relatorja socialiste, Iris Luarasi bëri të ditur se ndryshimet prekin vetëm përkufizime në nenin 4, përkatësisht termin ‘gjini’ dhe “përkatësi të shumëfishtë”.

Amendamentet e reja të PS-së parashikojnë se përkufizimi “’gjini’, nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat” dhe ‘përkatësi e shumëfishtë’, ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Sipas propozimeve të PS-së u shtuan dhe dy përkufizime të reja për ’diskriminim ndërsektorial’, që nënkupton çdo “formë diskriminimi në të cilën disa shkaqe veprojnë dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën në të njëjtën kohë, në mënyrë të tillë që ato të jenë të pandashme dhe të prodhojnë forma të veçanta të diskriminimit” dhe ’stereotipet gjinore’,  që lidhet me rolet arbitrare që u caktohen në shoqëri grave dhe burrave dhe “kufizojnë mundësitë e zhvillimit të tyre në jetën publike dhe private”.

Në këtë komision, nisma dhe ndryshimet e reja u mbrojtën dhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili më herët kishte depozituar në Kuvend dhjetra amendamente që parashikonin fshirjen nga projektligji të referencave si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit”.

Balla tha para deputetëve se PS nuk ishte tërhequr nga amendamentet, por kishte pranuar si teknikë legjislative riformulimin e tyre.

“Ne kemi riformuluar dy definicione bazë të këtij ligji. Ky është një ligj që flet për barazinë mes burrit dhe gruas kudo,” tha ndër të tjera ai.

Sipas Ballës, ndryshimet kënaqnin dhe qëndrimet e komuniteteve fetare dhe ishin në harmoni me konventat ndërkombëtare në fuqi dhe me ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi.

Nisma kaloi me debate të ashpra në Komisionin e Ligjeve, ku opozita akuzoi mazhorancën se  ‘në mënyrë tinzare’ po kalonte ndryshime ligjore që cënonin Kodin e Familjes dhe traditën shqiptare. Diskutimi i nismës u bllokua në Komisionin parlamentar përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale, i cili drejtohet nga deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Spahia i rezistoi kërkesës së socialistëve për të ndryshuar rendin e ditës për të përfshirë projektligjin për “Barazinë Gjinore”.  Në një konferencë për mediat, ai akuzoi mazhorancën se po tentonte të kalonte me nxitim nismën në komisione për ta miratuar në seancën plenare të enjten.

Por Komisioni u rimblodh nga socialistët dhe mbledhja u drejtua nga nënkryetari Eduard Shalsi dhe u miratua me ndryshimet e kërkuara nga PS.

Gjatë dëgjesave të mëparshme në komisione, projektligji “Për Barazinë Gjinore” u mbështet nga një koalicion i gjerë organizatash të shoqërisë civile, nga Avokatja e Popullit dhe Komisioneri kundër Diskriminimit, si një nismë që siguronte të drejtën e çdo individi për barazi si dhe për mbrojtje efektive nga diskriminimi.

Përafrimi i legjislacionit shqiptar për barazinë gjinore është një nga rekomandimet e progresraportit të KE-së të publikuar të martën.

 

Etiketa: Bardh SpahijaIris LuarasiKomisioni i LigjevePartia DemokratikePartia SocialisteProjektligji për Barazinë GjinoreTaulant Balla
I mëparshmi

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

Tjetri

Alqi Bllako dënohet për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe fiton lirinë

Tjetri
Gjiknuri pranon njohjen me Zoton dhe Mërtirin, por i quan rastësi udhëtimet në një avion

Alqi Bllako dënohet për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe fiton lirinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.