AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e shoqërisë civile përshëndesin miratimin e ligjit për “Barazi Gjinore”

Pas miratimit me 77 vota të ligjit për “Barazinë Gjinore”, organizatat e shoqërisë civile thanë se ai e përafron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe se garanton të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:31 | 07/11/2025
në Lajme, Shoqëria civile
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile gjatë një konference për shtyp pas miratimit të ligjit. Foto: Nensi Bogdani.

Dhjetra organizata të shoqërisë civile mbështetën të premten miratimin e ligjit për “Barazinë Gjinore”, si një moment historik për avancimin e të drejtave të barabarta, eliminimin e diskriminimit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë për barazinë gjinore në Shqipëri.

Gjatë një konference për mediat, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe  Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, (AWEN) në bashkepunim me organizatat partnere të shoqërisë civile prezantuan dispozitat kryesore të ligjit, ndikimin që pritet të ketë në sektorët publikë dhe privatë, si dhe hapat konkretë për zbatimin e tij efektiv.

Mirela Arqimandriti nga GADC tha se përfaqëson një reformë strukturore ligjore, sociale e kulturore për të gjithë shoqërinë që e përafron Shqipërinë me vlerat e standardet e Bashkimit Europian.

“Ky ligj përfshin një sërë dispozitash që garantojnë të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, duke përfshirë gratë dhe vajzat, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rome e egjiptiane dhe personat LGBTI+,” u shpreh Arqimandriti.

Koalicioni vuri theksin se risitë e ligjit lidheshin me njohjen e punës së papaguar dhe eleminimin e hendekut gjinor në paga.

Ines Leksaj nga AWEN vuri në dukje se ligji detyron institucionet publike që të zbatojnë buxhetimin e përgjithshëm gjinor, duke garantuar që burimet publike të shkojnë në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Leksaj vuri theksin dhe tek dispozita që detyron institucionet, shkollat, mediat dhe çdo subjekt publik e privat “që të përdorë gjuhë me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirëse, si mjet për të ndaluar sterotipet, diskriminimin dhe seksizmin në hapësirën publike”.

Ndërsa Romina Sefa, përfaqësues e organizatës për gratë rome, vlerësoi parashikimet ligjore për mbrojtje nga “diskriminimi i shumëfishtë”, një fenomen që sipas saj prek gratë rome.

Përfaqësuese të organizatave të tjera për të drejtat e njeriut gjithashtu vlerësuan se dispozitat ligjore ofron mbrojtje për të gjitha kategoritë e popullsisë dhe grupet e margjinalizuara.

Ligji për “Barazinë Gjinore” u miratua në seancë plenare në mesnatën e së enjtes vetëm me 77 vota të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa u shoqërua me debate dhe kundërshtim nga opozita.

Para godinës së parlamentit ku mbahen seancat plenare, dhjetra protestues ishin thirrur të enjten nga Akil Pano, një pastor, i cili e përshkroi ligjin si një e keqe e madhe që po i kanosej familjes dhe fëmijëve.

Protestës iu bashkua për disa minuta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një pjesë të deputetëve të kësaj partie. Duke kundërshtuar projektligjin, Berisha akuzoi ambasadorin e Bashkimit Europian në vend, Silvio Gonzato, se po kërkonte t’i impononte vendit “agjendën e tij personale”. Deklarata e Berishës nuk u prit aspak mirë në Bruksel duke sjellë reagimin e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm,” shkruajti Kos në platformën X.

Më vonë Berisha u përpoq të shfajësohej për deklaratën e tij, por sërish komentoi mbi jetën personale të ambasadorit Gonzato.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan projektligjin kryesisht për terminologjinë e përdorur dhe votuan kundër tij.

Debatet publike dhe politike gjatë shqyrtimit të këtij ligji u përqëndruan kryesisht tek përkufizimi i gjinisë në dispozitat ligjore ku flitej për mbrojtjen nga diskriminimi, që sipas tyre, binin ndesh me familjen dhe traditën shqiptare si dhe i hapnin rrugë njohjes ligjore të komunitetit LGBTI+.

 

Etiketa: Akil PanoInes LeskajMirela ArqimandritiOrganizatat e shoqërise civilePartia SocialisteProjektligji për Barazinë GjinoreRomina SefaSali BerishaSilvio Gonzato
I mëparshmi

SPAK kërkon gjykimin e tre mbështetësve të Partisë Socialiste për blerje votash gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit

Tjetri

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Tjetri
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.