AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi lënien në fuqi të vendimarrjes së Shkallës së Parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij për shpërdorim detyre pasi lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:58 | 11/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi të vendimarrjes së Shkallës së Parë të këtij juridiksioni, për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij, të akuzuar se lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij. Vendimi u mor nga trupi gjykues I Apelit të Posaçëm i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë Florian Kalaja e Saida Dollani.

Kapri u dënua më 27 shkurt për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim me 1 vit e 6 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit burg. Kjo masë dënimi me burgim u pezullua dhe Kapri u vendos në provë për një afat prej 2 vitesh.

Fajtorë për shpërdorim detyre u deklaruan edhe juristi i Bashkisë Pogradec, Besjan Meço dhe specialistja e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në këtë njësi vendore, Besmira Niko, të cilët u dënuan me nga 8 muaj burgim. Edhe për këta të pandehur, gjykata vendosi ta pezullojë dënimin dhe i la në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Kompania Gedi sh.p.k e mori lejen për ndërtimin e një kompleksi banimi në vitin 2009, kur administrator ishte vetë ish-kryebashkiaku Eduart Kapri. Bashkia Pogradec ia refuzoi Kaprit zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 9 dhjetor 2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim jashtë afateve ligjore.

Në mars të vitit 2016, kur konflikti administrativ mes bashkisë dhe shoqërisë së Kaprit ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ai në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara nga administrata e mëparshme, por edhe ndërtimin e kateve shtesë nga ana e shoqërisë me administrator vëllain e tij, Gëzim Kapri.

Etiketa: Bashkia PogradecBesjan MeçoBesmira NikoEduart KapriFlorian KalajaGjykata e Posaçme e ApelitNertina KosovaSaida Dollani
I mëparshmi

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Tjetri

Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Tjetri
Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.