AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqata e Gjyqtarëve dënon sulmet ndaj gjyqtarit Asim Vokshi

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë deklaroi se publikimet në media ndaj gjyqtarit Asim Vokshi janë shndërruar në denigrime që cënojnë reputacionin dhe integritetin e tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:09 | 11/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Asim Vokshi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese në një proces të kontestuar. Foto: LSA.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dënoi përmes një deklarate të martën sulmet personale ndaj gjyqtarit Asim Vokshi, i zgjedhur si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, publikimet në media i kanë tejkaluar kufijtë e kritikës së lejueshme dhe janë shndërruar në denigrime që cënojnë drejtpërdrejt “dinjitetin, reputacionin dhe integritetin institucional të magjistratit”.

“Liria e medias nuk mund të përdoret për të justifikuar presione publike, nxitje, përbuzjeje apo cenim të dinjitetit njerëzor dhe institucional të magjistratit, sidomos në procese të tilla kandidimi me rëndësi dhe ndikim të madh në public,” thuhet në deklaratën e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, po shoqërohet me një betejë të ashpër akuzash publike në media. Në qendër të këtij debati është një raportim i televizionit kombëtar Top Channel, i datës 9 nëntor 2025, i cili pretendon se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, Sokol Sadushi, i ka “fshehur” Gjykatës së Lartë një informacion komprometues, sipas të cilit gjyqtari Vokshi ka qenë “informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës”.

Sipas Top Channel, ky informacion, i ardhur nga AKSIK, përbënte një kriter ndalues për përzgjedhjen e Vokshit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, televizioni pretendon në raportimin e tij se KED, i drejtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk e kreu detyrën për verifikimin e raportit të AKSIK-së.

KED reagoi të hënën, duke e cilësuar të pavërtetë raportimin e Top Channel. Sipas KED, ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale.

Ndërkohë, magjistrati Asim Vokshi i tha BIRN se e shihte veten përballë një fushate “të orkestruar shpifjesh, që ka vetëm një qëllim – të njollosë procesin dhe ta delegjitimojë atë”. Ai nënvizoi se figura e tij ishte verifikuar dy herë të tjera në pesë vitet e fundit, gjatë procesit të vetingut dhe kur garoi për në Gjykatën e Lartë.

Etiketa: Asim VokshiGjykata KushtetueseKEDShoqata kombetare e GjyqtareveTop Channel
I mëparshmi

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

Tjetri

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.