AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

Me katër vota pro dhe tre kundër, Gjykata Kushtetuese nuk e legjitimoi Llagamin si kërkuese me argumentin se e drejta për t’u zgjedhur si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk është një e drejtë themelore. Vendimi lë në fuqi zgjedhjet e Vokshit në vendin vakant të Zaçajt.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:35 | 12/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 3 në vendimin për të rrëzuar kërkesën e kandidates Naureda Llagami, e cila konteston procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi në vendin vakant të gjyqtares Holta Zaçaj në këtë gjykatë.  Vetë Zaçaj u përjashtua nga shqyrtimi i çështjes me kërkesë të Gjykatës së Lartë.

Gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues i pozicionit vakant në Gjykatë Kushtetuese më 30 shtator. Nga votimi i fshehtë në Gjykatën e Lartë, kandidatja Naureda Llagami kishte siguruar 8 vota, Vokshi 6 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Me arsyetimin se asnjëri nuk arriti të sigurojë 3/5 e votave, u shpall fitues Vokshi, i cili në pikëzimin e KED kishte siguruar vendin e parë.

Por Llagami e kundërshtoi këtë procedurë fillimisht në Gjykatën Administrative dhe më pas në Gjykatën Kushtetuese, ku pretendoi se vota e shpallur e pavlefshme e shprehte qartë vullnetin në favor të saj.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, trupa ka vlerësuar njëzëri se ka juridiksion për të shqyrtuar çështjen, por është ndarë në vlerësimin e legjitimitetit të kërkueses.

Katër nga shtatë gjyqtarët që shqyrtuan çështjen vlerësuan se kërkuesja nuk legjitimohet ratione personae që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështje që lidhen me zgjedhshmërinë e funksionarit të organeve të parashikuara në Kushtetutë.

“Kërkuesja si individ mund të vërë në lëvizje gjykimin kushtetues… mirëpo kjo dispozitë kërkon që akti i pushtetit publik të ketë cënuar të drejtat dhe liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta,” arsyeton shumica, duke vlerësuar se e drejta për t’u zgjedhur si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nuk përbën një të drejtë themelore kushtetuese.

Sipas qëndrimit të pakicës, individët që garojnë për funksionet e parashikuara në Kushtetutë legjitimohen t`i drejtohen Gjykatës për kushtetutshmërinë e procesit të zgjedhjes, për sa kohë janë pjesë e atij procesi. Tre anëtarët në pakicë, kanë vlerësuar se individët e justifikojnë interesin e tyre për të kërkuar kontrollin e kushtetutshmërisë.

Për shkak të mungesës së arritjes së kuorumit, kërkesa e Llagamit u konsiderua e rrëzuar. BIRN mësoi se Zaçaj nuk ishte pjesë e trupës që shqyrtoi kërkesën e Llagamit, pasi shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e gjeti të drejtë kërkimin e Gjykatës së Lartë për përjashtimin e saj nga gjykimi, pasi ka interes në këtë çështje. Ndërkohë, është rrëzuar kërkesa e Llagamit për përjashtimin nga gjykimi të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që janë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Etiketa: Asim VokshiGjykata e LarteGjykata KushtetueseHolta ZaçajKëshilli i Emërimeve në DrejtësiNaureda Llagami
I mëparshmi

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

Tjetri

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Tjetri
Rama flet për prezumim pafajësie ndaj hetimit të SPAK për Belinda Ballukun

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.