AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme filloi gjykimin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë çeli gjykimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me çështjen penale në ngarkim të tij për privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 në zonën e 5 Majit. Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Afera e incineratorëve, SPAK përfundon hetimin ndaj Arben Ahmetajt
Ish- zv.kryeministri Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK.Foto: LSA.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar filloi të hënën më 17 nëntor gjykimi i çështjes penale në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” lidhur me privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 duke injoruar një vendim gjykate.

Gjykimi për Ahmetajn në këtë çështje po zhvillohet me procedurën e gjykimit të zakonshëm. Në fillim të seancës, kur gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka bëri apelin e palëve, vërejti se Ahmetaj nuk është paraqitur. Ndërkohë, ajo evidentoi se, sipas akteve që disponon gjykata, Ahmetaj gjendet në Zvicër, shtet drejt të cilit është dërguar një letër-porosi nga autoritetet shqiptare për ekstradimin e tij.

Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, lexoi para gjykatës kërkesën për gjykimin e Ahmetajt. Çështja penale lidhet me një parcelë toke me sipërfaqe 6370 metra në pronësinë e familjes Myderizi në rrugën 5 Maji në Tiranë, e cila sipas SPAK u privatizua duke përdorur çmimet e vitit 1994 në kundërshtim me një vendim gjykate të formës së prerë. “Thelbi i hetimit lidhet me një urdhër të kundërligjshëm të nënshkruar nga i pandehuri, me të cilin ka konsumuar veprën penale”, vërejti Gokaj. Ai kërkoi që në seancën e ardhshme të pyeten disa dëshmitarë.

Ahmetaj, i cili po gjykohet pa masë sigurie për këtë çështje, është në arrati për akuza të korrupsionit në lidhje me biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Përfaqësuesi ligjor i Ahmetajt, avokati Henrik Ligori kërkoi që nga ana e përfaqësuesit të SPAK të qartësohen rrethanat lidhur me një procedim të ndarë nga kjo çështje, duke u shprehur se nuk është e kuptueshme nëse do të sillen akte të reja në këtë gjykim nga ana e organit të akuzës.

Gokaj shpjegoi se, gjatë hetimit kishin rënë në dijeni të transferimit të një shume të madhe në drejtim të një vendi të Bashkimit Evropian. Por, sipas tij, deri tani nuk kanë akte apo të dhëna që përfshijnë Ahmetajn në këtë transaksion. Në vijim, prokurori Gokaj shpjegoi se janë duke u përkthyer aktet e mbërritura nga autoritetet austriake për këtë çështje.

Ligori konstatoi se kishin kërkuar që çështjet të bashkoheshin që të ishin të qarta akuzat. Ai solli në vëmendje se prokurori i bashkoi hetimet dhe më pas i ndau bazuar në sugjerimin e oficerit të policisë gjyqësore.

Ligori kërkoi që parashtrimet t’i paraqesë në seancën e radhës. Gjyqtarja Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 2 dhjetor, në orën 14:00, për t’i dhënë kohë mbrojtjes për parashtrimet dhe prokurorisë për të përkthyer aktet e mbërritura nga Austria.

Ahmetaj pati një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste dhe shërbeu si ministër i Ekonomisë, i Financave, i Rindërtimit dhe si zëvendëskryeministër në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama. Emri i tij u përfshi në hetimet për dhënien nga qeveria të 3 kontratave qindra-milionë euro për ndërtimin e inceneratorëve, një hetim që ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të tjerë të lartë, një ish-ministër dhe një ish-deputet të PS-së.

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkoi arrestimin e tij dhe Kuvendi miratoi kërkesën më 14 korrik 2022, por Ahmetaj iu shmang përballjes me drejtësinë dhe ndodhet jashtë Shqipërisë. Një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë e nënshkruar nga Ahmetaj zbuloi se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qytezë piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.

Etiketa: 5 MajiArben AhmetajArratiEdi RamaElvin GokajGjykata e PosaçmegjykimHenrik LigoriInceneratoretIrena GjokaKorrupsionPartia SocialistePrivatizimShpërdorim detyreSPAKTiranëZvicër
Tjetri
Dy të arrestuar për aksidentin në punë të 35-vjeçarit

Aksident me vdekje në kantierin e ndërtimit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.