AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Të drejtat kushtetuese nuk negociohen”, deputetët kritikojnë rolin e qeverisë ndaj grevës së minatorëve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mbajti një qëndrim neutral për grevën e minatorëve të minierës së Spaçit, duke e parë çështjen thjesht si konflikt mes punonjësve dhe kompanisë private, por deputetët e opozitës dhe mazhorancës këmbëngulën se minatorëve u ishin shkelur të drejtat kushtetuese dhe kërkuan ndërhyrje.  

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
7 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Delina Ibrahimaj Ministria e Ekonomise. Foto Ilustruese: Xhemali Moku/Birn

Ministrja Delina Ibrahimaj dha sqarime të martën para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për përgjegjësitë që kjo ministri ka për zgjidhjen e kërkesave të minatorëve grevistë të minierës së Spaçit.

Ibrahimaj foli me një gjuhë të drunjtë për rolin e ministrisë, duke e parë këtë rol thjesht si ndërmjetësues mes minatorëve dhe kompanisë koncesionare “TETE Albania”, pa fuqinë ligjore për të ndërmarrë masa konkrete ndaj kompanisë për pushimin nga puna të 67 minatorëve grevistë.

Ajo tha se i druhej një gjyqi nga ana e kompanisë nëse do të ndërhynte në këtë moment për marrje masash vetëm në bazë të pretendimeve të minatorëve dhe aludoi se greva kishte nisur pa përmbushur kushtin për ndërmjetësim.

“Do të verifikojmë situatën dhe zbatimin e kushteve të punës pasi të mbarojë e gjithë kjo”, tha ajo, ndërsa shtoi se “nga momenti që ne nuk kemi një verifikim institucional të pretendimeve, nuk mund të marrim masa me supozime”.

Sipas Ibrahimajt, “në të kaluarën ka ndodhur që kur janë marrë masa pa dokumentacion, kompanitë kanë fituar gjyqe dhe kanë shkaktuar kosto shtesë”.

Ministrja bëri një tablo të situatës së krijuar dhe tentativat që dikasteri që ajo drejton ka bërë për të zgjidhur konfliktin mes minatorëve dhe kompanisë. “Nuk ka konstatime konkrete të shkeljeve sindikale nga punëdhënësi në këtë fazë”, tha ndër të tjera ajo, ndërsa pretendoi se “greva nisi pa njoftim paraprak, gjë që kërkon vlerësimin e mëtejshëm”.

Duke i qëndruar rolit ‘neutral’, Ibrahimaj theksoi disa herë se nga ana e ministrisë i ishte kërkuar kompanisë koncesionare që të rikthente në punë grevistët e pushuar nga puna dhe se u kishte sugjeruar Konfederatës së Sindikatave “kthimin e grevistëve në punë për të mos përkeqësuar situatën sociale të tyre”.

Ibrahimaj nuk përmendi në asnjë moment kërkesat për të cilat minatorët kanë dalë në grevë, që lidhen me të drejtën për të krijuar sindikatën e tyre, kushtet e vështira në punë, mungesën e sigurisë dhe pagat e ulëta.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se “e drejta e punës dhe e drejta e grevës është e drejtë kushtetuese që duhet të respektohet”, duke e konsideruar si shkelje të Kushtetutës, ligjeve vendase dhe konventave ndërkombëtare dhe tej çdo parimi moral dhe etik atë që ka ndodhur me pushimin nga puna të minatorëve grevistë.

Edhe deputeti socialist Erjon Braçe e diskutoi çështjen si një të drejtë themelore të minatorëve që nuk mund të negociohet. “Kur kompania thotë nuk do të kesh sindikatë se s’dua unë, s’ke çfarë të negociosh. Nuk negociohet Kushtetuta me askënd, pavarësisht statusit që ke”, iu drejtua ai ministres.

Sipas Braçes, minatorëve u është mohuar e drejta kushtetuese për t’u anëtarësuar në një sindikatë dhe është pushuar nga puna përgjegjësi i turnit, duke bërë që minatorët të mos pranojnë të hyjnë në galeri. “Ka refuzuar një marrëveshje të korruptuar në raport me pronarin”, tha ai, duke iu referuar pushimit nga puna të përgjegjësit të turnit.

“E vetmja zgjidhje është që ata të kthehen në punë dhe pastaj negocioni për kontrata kolektive apo pagat, por jo të drejtën kushtetuese”, këmbënguli ai, duke ngritur gjithashtu shqetësimin se minatorët punonin 26 ditë në muaj, ndryshe nga parashikimet ligjore.

Edhe deputetë të tjerë nga opozita dhe mazhoranca e shtruan çështjen në të njëjtën formë, duke vënë fokusin tek e drejta e punëtorëve dhe i kërkuan ministrisë të ushtronte përgjegjësitë për zgjidhjen e çështjes në favor të tyre.

“Të dyja palët bëhen bashkë dhe kjo është kërkesë institucionale që të riktheni minatorët në punë, më pas bëni hetimet administrative që kanë nevojë të kryhen”, kërkoi Tabaku nga ministria.

Greva e minatorëve vijon që prej fillimit të tetorit, ndërsa një javë më parë ata u dëgjuan në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ku parashtruan kërkesat e tyre. Ata kërkuan mbështetjen shtetërore dhe akuzuan Inspektoratin e Punës dhe Ministrinë e Ekonomisë për neglizhencë ndaj këtyre kërkesave.

Etiketa: Delina IbrahimajErjon Braçegreva në SpaçJorida TabakuKomisioni për të Drejtat e NjeriutMinatorëtMiniera e SpaçitMinistria e Ekonomiseshkarkime nga punasindikatatë drejtat e punësTete Albania
Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

“Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.