AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjashtë anëtarë të një organizate kriminale dënohen me 44 vjet burg

Gjashtë anëtarë të një grupi kriminal të akuzuar për trafik droge e sigurim të kushteve e mjeteve për vrasje, mes të cilëve dhe një oficer policie, dënohen me 44 vjet burg në total.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 21 nëntor deklarimin fajtor të 6 nga 11 të pandehurve të dërguar për gjykim si pjesë e një grupi të trafikut të narkotikëve e sigurim të kushteve për të kryer vrasje, pjesë e të cilit ishin dhe tre oficerë policie. Mes gjashtë të dënuarve të premten është një nga tre oficerët e policisë, Dedan Gjoni, i cili u gjet fajtor për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal, trafikim të narkotikëve, e shpërdorim detyre. Gjykata e dënoi Gjonin me 12 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 8 vjet. Me 8 vjet burgim u dënuan dhe të pandehurit Besim Murati e Albert Prenga, të akuzuar për trafikim të narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

I pandehuri Ismail Zeneli u deklarua fajtor për trafik të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal dhe sigurim të kushteve e mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 10 vjet heqje lirie. Bujar Ajeti Gremizi u gjet fajtor për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në bashkëpunim, grup i strukturuar kriminal, përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata vendosi dënimin e tij përfundimtar me 6 vjet burg. I pandehuri Ardjan Cenaj Dedja u dënua përfundimisht me 4 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje e grup të struktuar kriminal.

Organizata ku bëjnë pjesë të gjashtë të dënuarit akuzohet për përfshirje në trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, ku çdo anëtar ka role dhe detyra specifike, nga financimi dhe porositja, deri te transporti dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.

Mes 11 të pandehurve për të cilët SPAK kërkoi gjykimin në tetor të vitit të kaluar, ishte dhe ish-funksionari i policisë, Erzen Breçani.

 

Etiketa: Albert PrengaBujar AjetiDedan GjoniErzen BreçaniGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarIsmail ZenelinarkotikëShpërdorim detyreSPAK
Tjetri
Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje

Lagjja e re në Ishëm strehon vetëm një familje

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.