AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit gjatë parashtrimeve dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Dritan Nushi për probleme në kriterin e profesionalizmit, pasurisë e etikës, gjetje që u kundërshtuan si të pabazuara nga subjekti dhe mbrojtësja ligjore e tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dritan Nushi ne KPA

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Dritan Nushi, deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit që kanë të bëjnë me pasurinë, profesionalizmin e etikën, si dhe kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. Prokurori Nushi dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan shkaqet e ankimit, duke i cilësuar ato si kontradiktore, të ndërtuara mbi një interpretim të njëanshëm dhe të fragmentuar të fakteve, si dhe se nuk paraqiten argumente të reja juridike të afta për të përmbysur arsyetimin e Komisionit. Po ashtu, u pretendua se shkaqet e ankimit bien ndesh me parimin e proporcionalitetit dhe të ligjshmërisë.

Prokurori Nushi u konfirmua në detyrë më 31 janar, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK arsyetoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë e figurën dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Ndërsa pakica çmoi se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë.

Ndërsa Komisioneri Publik ngriti shkaqe, për profesionalizmin, pasurisë dhe etikës për arsye të dijenisë për ndërtimin pa leje të një shtese ana e vjehrrit, në apartamentin që ai banonte.

Për profesionalizimin ngrihen shkaqe për tre çështje penale të hetuar nga Nushi. Në një prej tyre, ku në hetim ka qenë një shtetas meksikan i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, konstatohet se Nushi ka gabuar duke pranuar si prova dokumente të ardhura nga jashtë vendit në rrugë jo zyrtare, si dhe se nuk është konsideruar një akt ekspertimi. Prokurori Braho vërejti të enjten më 4 dhjetor se, procedura e parashikuar nga legjislacioni penal për marrjen e provave nga autoritete e huaja është letërporosia, por kjo rrugë nuk është ndjekur nga Nushi.

Komisioneri po ashtu shprehet se hetimet e një kallëzimi për falsifikim dhe ekspertim të rremë nuk duhej të ishin pushuar me justifikimin se ato po shqyrtoheshin në një çështje civile. Po ashtu Komisioneri vë në pikëpyetje vlerësimin etik të subjektit sa i përket dijenisë së tij për ndërtim të paligjshëm nga vjehrri për apartamentin ku ai banonte.

Prokurori Nushi i parashtroi vetë pretendimet dhe argumentet e tij për profesionalizimin. Ai tha se pretendimet e ngritura në ankim janë kontradiktore e të njëanshme. Po ashtu, vërejti se çështjet e hetuara prej tij kanë qenë objekt i kontrollit gjyqësor dhe se nuk mund të zëvendësohet nga ana e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Lidhur me konstatimin për mosdërgimin e letërporosisë tek autoritetet e drejtësisë së Meksikës, prokurori Nushi shpjegoi se nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve në atë periudhë. Sipas tij, në mungesë të këtij mekanizmi, janë përdorur kanalet diplomatike për të marrë informacionin. Nushi nënvizoi se gjithë aktet kanë qenë të legalizuara dhe të nënshkruara në Ambasadën e Meksikës në Romë e në Tiranë. “Autoriteti i tyre nuk është vendosur ndonjëherë në dyshim”, deklaroi ai dhe këmbënguli se vendimi i pushimit të çështjes ishte i mbështetur në prova dhe në ligj.

Për çështjen tjetër, ku kallëzuesja kishte ngritur pretendime për falsifikim të një kontrate e verifikim të një akti ekspertimi që e quante të njënashëm, subjekti shpjegoi se fillimisht kjo çështje ishte regjistruar nga një tjetër prokuror dhe më pas i ishte kaluar atij. Nushi shpjegoi se kallëzuesja ishte dhe palë në një proces civil për këtë çështje dhe se gjykata e ka rrëzuar pretendimin e saj për falsifikim. Ai solli në vëmendje se kontrata mbi të cilën ishin ngritur pretendime ishte e vitit ’90 dhe vepra penale e falsifikimit ishte parashkruar në 2000-in, kohë para se të kryhej kallëzimi. për rrjedhojë, ai tha se kishte marrë në shqyrtim vetëm pretendimin për ekspertim të rremë, që kishte bazën faktike për t’u verifikuar, ndërsa pretendimet që nuk kishin elemente të veprës penale ose ishin të parashkruara, nuk i kishte kaluar në faza të mëtejshme hetimi. Nushi argumentoi se kjo praktikë është në përputhje me parimin e ekonomisë së procesit, kur prokurori nuk fillon ose duhet të pushojë procedimin, kur vepra penale është shuar ose mungojnë elementët e saj. Sipas subjektit, as në proceset civile nuk janë gjetur prova të falsifikimit të akteve objekt kallëzimi. Ai u shpreh se vendimin e pushimit e ka marrë në përputhje me procedurën.

Nushi kundërshtoi si të pabazuara edhe gjetje të tjera në ankim për mungesë të kryerjes së hetimeve të nevojshme.

Lidhur me shkaqet për etikën, avokatja Romina Zano shpjegoi se bëhej fjalë për një shtesë të ndërtuar nga vjehrri i subjektit, për të cilën kërkohet penalizimi këtij të fundit. Ajo theksoi se subjekti nuk ka qenë investitor i kësaj shtese dhe se një pagesë e kryer në vitin 2015, që ka kaluar në llogarinë e subjektit ka të bëjë me një teknakalitetit, por jo me përfitim të ndonjë titulli pronësie.

Sipas Zanos, megjithëse në ankim pretendohet për cënim të besimit të publikut me argumentin se subjekti ka pasur dijeni për ndërhyrje ndërtimore pa leje, nuk identifikohet se cila sjellje konkrete ka realizuar shkeljen e supozuar, si dhe as mekanizmin normativ me të cilin kjo dijeni do të përkthehej në mospërputhje etike.

Zano argumentoi se të dhënat lidhen me ndërtimin e kryer nga vjehrri i subjektit dhe nuk prekin objektivitetin, pavarësinë, paanësinë apo shmangien e papajtueshmërive në ushtrimin e funksionit të tij si prokuror. Ai nënvizoi se Nushi nuk mund të konsiderohet përgjegjës për veprimet e një personi tjetër, edhe kur ky është i afërm. Po ashtu, u soll në vëmendje se gjatë hetimit administrativ është provuar se subjekti nuk ka të drejtë reale apo rol pronësor mbi shtesën. Sipas avokates, rrethanat e konstatuara nuk e arrijnë pragun që sjell penalizim.

Prokurori Braho konstatoi gjatë parashtrimeve në kriterin e pasurisë se, subjekti nuk ka deklaruar një apartament kur është shkëputur nga trungu familjar, si dhe në mënyrë të vazhdueshme nuk ka qenë koherent në deklarimin e adresës së banimit. Këto rrethana dhe mosdeklarimi i përdorimit të një automjeti, sipas Brahos, e vendosin subjektin në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe për rrjedhojë në gjendjen e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Për apartamentin në Tiranë, avokatja Zano shpjegoi se aktet tregojnë se pjesa më e madhe e çmimit të kësaj pasurie, shuma 50 mijë USD, ishte paguar nga babai i ndjerë i subjektit në vitin 2002, përpara se Nushi të emërohej si prokuror. Ndërsa pjesa e mbetur 8000 USD ishte shlyer nga e ëma në momentin e nënshkrimit të kontratës përfundimtare. Sipas Zanos, vërtetohet se subjekti nuk ka të drejtë pronësore mbi këtë pasuri. Po ashtu, u pretendua se babai mjek kirurg dhe nëna laborante kishin pasur mundësi financiare për krijimin e të ardhurave të ligjshme për blerjen e banesës. Lidhur me qëndrimin e përkohshëm gjatë viteve 2004-2005, u shpjegua se kishte pasur natyrë thjeshtë familjare.

Zano tha se detyrimi për të deklaruar lidhet me pasuri që gjenden në pronësi, posedim ose përdorim të subjektit në kohën e plotësimit të deklaratës.

Lidhur me ndryshimet e adresave të banimit, Zano sqaroi se ato pasqyrojnë lëvizje të zakonshme familjare dhe profesionale në vite dhe nuk krijojnë asnjë të drejtë të subjektit mbi pasurinë e prindërve, si dhe as nuk e bëjnë të pamundur verifikimin administrativ. Sipas avokates, nuk ekziston asnjë paqartësi mbi vendbanimin faktik ndër vite, pasi verifikimet dokumentare e faktike e kanë konfirmuar vijimësinë e banimit në të njëjtën njësi brenda të njëjtit objekt.

Për një pasaktësi në deklarimin e numrit të apartamentit, Zano u shpreh se nuk mund të kualifikohet si deklarim i pasaktë, si dhe nuk krijon dyshim të arsyeshëm mbi saktësinë dhe transparencën e deklarimeve.​

Për mosdeklarimin e përdorimit të një automjeti, Zano shpjegoi se makina ka qenë e motrës së subjektit dhe se përdorimi ka qenë vetëm i përkohshëm dhe i rastësishëm, pa u krijuar ndonjë raport juridik, e për rrjedhojë nuk ka pasur detyrim për ta pasqyruar në deklaratën veting.

Në përfundim, prokurori Dritan Nushi kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të tij në detyrë.

Kolegji vendosi të administrojë një pjesë të provave të dorëzuara nga subjekti, ndërsa për pjesën tjetër u konstatua se gjenden në aktet e dosjes. Seanca për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare u shty për më datë 16 dhjetor, në orën 09:00.

Etiketa: Altin DumaniDritan NushiKlodian BrahoKPAKPKRomina ZanoSPAKVepra penaleVeting
Tjetri
Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.