
Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa paraqiti të premten më 5 dhjetor konkluzionet përfundimtare, duke u qëndruar shkaqeve të ankimit e kërkoi shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Çopa i konsideroi shkaqet të pabazuara dhe kërkoi rrëzimin e ankimit, duke pretenduar se pasuritë që trajtohen janë krijuar kohë para detyrës dhe nga prindërit e tij, ndërsa për gjetjet në aspektin profesional tha se kishte vepruar ashtu si duhej.
Çopa u konfirmua në detyrë më 22 shkurt të vitit 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me shumcië, pasi i ishte kaluar barrë prove për një balancë negative totale në vlerën 25.8 milionë lekë. Ai argumentoi se pasuritë i ka fituar me trashëgimi ligjore dhe se janë krijuar para fillimit të detyrës.
Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi vendimarrjen e Komisionit duke kërkuar në Kolegj shkarkimin e tij nga detyra për mungesë burimesh e deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe për gjetjet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit që në vlerësimin tërësor i konsideroi në cënim të besimit të publikut tek drejtësia.
Prokurori Xholi deklaroi të premten se u qëndronin shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve, pasi sipas tij, subjekti nuk arriti të provonte të kundërtën. Sipas Xholit, subjekti ka kryer deklarime kontradiktore lidhur me burimet financiare nga qiradhënia e objekteve, që janë pretenduar nga subjekti si të ardhura që kanë shërbyer për krijimin e pasurive. Po ashtu, ai konstatoi se këto të ardhura kanë mbetur të paprovuara me akte zyrtare e për rrjedhojë mbeten në nivel deklarativ. Në vijim, Xholi vërejti se mungesa e akteve dhe provave të kohës mbi mënyrën e arkëtimit të këtyre të ardhurave, e bëjnë të vështirë përllogaritjen e tyre.
Për të ardhurat e subjektit nga punësimi në një shoqëri, Xholi kërkoi që të konsiderohen në analizën financiare vetëm ato që vërtetohen me dokumentacion ligjir.
Ashtu si Komisionerja Nino, edhe drejtuesi i SPAK vlerëson se subjekti nuk ka pasur mundësi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 150,9 m2, pasuri e ndarë në dy apartamente, si dhe për tre garazhe. Prokurori Xholi tha se Çopa nuk paraqiti ndonjë provë të re gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegj. Sipas Xholit, të ardhurat nga shitja e pasurisë tokë arë + fushë minifutbolli, nuk mbështetet në aktet në dosje dhe se nuk mund të konsiderohet si e ardhur e ligjshme. Xholi nënvizoi se nga shitja e kësaj duhet të konsiderohen vetëm 3 milionë lekë për sa janë shlyer detyrimet dhe jo 95 mijë euro sa pretendon subjekti.
Në vijim, Xholi konstatoi pamundësi të subjektit dhe për krijimin e gjendjes cash dhe një depozite në shumën 13 milionë lekë, me burim të deklaruar të ardhurat nga shitjet e tokave, si dhe ato nga shoqëria ku ka qenë i punësuar Çopa, kompani me të cilën prindërit kanë pasur marrëdhëniet e qiradhënieve.
Sipas Xholit, nga hetimi kanë rezultuar disa transferta parash drejt Vjenës, që kanë shërbyer për shkollimin e djalit të subjeketit.
Në përfundim të konkluzioneve për kriterin e pasurisë, prokurori Xholi tha se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm, si dhe në pamundësi financiare.
Prokurori Çopa i paraqiti në mënyrë të përmbeldhur deklaroi se marrdhënia e qiradhënies është kryer mes prindërve të tij e qiramarrësve, para 30 viteve, kur nuk kishte filluar ende të ushtronte funksionin e prokurorit. Ai vërejti se në vitin 2000 kishte ndryshuar legjislacioni, sipas të cilit detyrimet tatimore i ngarkoheshin qiramarrësit.
Çopa këmbënguli për të ardhurat e përfituara nga toka ka droëzuar dokumentacion ligjor që vërtetojnë të ardhurat e përfituara. Ai theksoi se kishte dorëzuar edhe dokumente të bankës ku janë kryer rtansaksionet, që pasqyrojnë kalimin e shumave përkatëse.
Për kosnattimin e transfertave për të birin lidhur me shkollimin, subjekti shpjetoi se djali kishte fituar bursë të plotë dhe se kjo rrethanë është e verifikueshme.
Për profesionalizmin, Xholi solli në vëmendje gjetjet për një çështje të hetuar nga subjekti, që ka të bëjë me një procedim të regjistruar nga prokurori Gëzim Çopa në vitin 2019 për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Pas pas kryerjes së disa veprimeve hetimore, prokurori Çopa ka urdhëruar ndryshimin e të dhënave në regjistrin e veprave penale duke vendosur marrjen si të pandehur dhe njoftimin e akuzës për personin nën hetim për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Për këtë të pandehur, Çopa ka kërkuar dënimin me 7 vjet e 6 muaj burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar 5 vjet heqje lirie. Po ashtu, Çopa ka ndryshuar akuzën për një tjetër të pandehur, ndërsa për dy të proceduar ka pushuar hetimin.
Komisoni e ka dërguar këtë çështje për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Por, Xholi tha se gjetjet e konstatuara në rezultatet e hetimit administrative lidhur me këtë procedim penal janë të tilla, që nuk duhen transferuar pranë organit kompetent për inspektim. Sipas tij, këto konstatime, së bashku me të dhënat në raportin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, si dhe me gjetjet e tjera të konsideruara në vlerësimin tërësor të çmohen në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.
Në konkluzion, Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Gëzim Çopa.
Lidhur me ndyrhsimin e akuzave të personave të hetuar fillimisht për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, Çopa deklaroi se nuk di nëse do të kishte ndonjë magjistrat që do të vlerësonte ndryshe. Sipas tij, plumbi që ka goditur viktimën ka qenë rikoshet dhe se nuk ka një magjistrat që në këto rrethana do ta kualifikonte si “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Për dy personat për të cilët ka pushuar hetimin, Çopa deklaroi se ishte konkluduar se ata nuk kishin pasur armë me vete.
Po ashtu, Çopa solli në vëmendje se kualifikimi përfundimtar i veprës penale prej tij, ishte konfirmuar edhe nga gjykatat.
Në përfundim, prokurori Çopa kërkoi rrëzimin e ankimit si të pabazuar në fakte.
Kolegji njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 16 dhjetor, në orën 15:00.







