AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita

Deputetët e mazhorancës socialiste nuk morën pjesë të martën në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e thirrur nga anëtarët e opozitës sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:27 | 23/12/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Belinda Balluku në Kuvend | Foto: LSA

Socialistët zbatuan qëndrimin publik të kryeministrit Edi Rama që njoftoi të dielën se shumica e tij parlamentare nuk ka ndërmend të vijojë procedurën e heqjes së imunitetit të deputetes Balluku, së paku deri më 22 janar, kur pritet vendimi Gjykatës Kushtetuese për çështjen tjetër, atë të masës së sigurisë së pezullimit nga detyra.

Anëtarët e opozitës në këtë Këshill u mblodhën në mënyrë të njëanshme në sallë dhe në një deklaratë për mediat akuzuan kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit duke refuzuar thirrjen e mbledhjes.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se “5 anëtarët e mazhorancës po sillen si zëdhënës të një të pandehure, jo të interesit publik. Po mbrojnë Belinda Ballukun, e akuzuar për abuzime dhe veprime korruptive në procedura që kapin vlerën e mbi 1.1 miliardë eurove”.

Sipas tij, sjellja e socialistëve është akt i rëndë i pengimit të drejtësisë dhe se mazhoranca parlamentare vepron sipas urdhërave politikë të Ramës.

Këshilli u mblodh për këtë çështje të premten, por nuk arriti në asnjë vendimmarrje pasi socialistët kërkuan kohë deri në fund të janarit për t’u njohur me provat ndaj saj, pavarësisht kërkesës proceduriale të prokurorëve të SPAK se mjaftonin 3 deri në 5 ditë kohë për njohjen me provat.

Deputeti Ulsi Manja, anëtar i këtij këshilli, u tha mediave se nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve të tij në zonën elektorale.

Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar një afat dyjavor për përfundimin e kësaj procedure dhe kalimin për votim në seancën parlamentare të radhës pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, por PS po përpiqet të përdorë në favor të shtyrjes pushimet dimërore të Kuvendit dhe rinisjen e punimeve në sesionin e ri parlamentar në janar.

Në relacionin e bërë publik që shoqëron dosjen me provat ndaj Ballukut, Prokuroria e Posaçme argumenton se po kërkon arrestimin e saj, pasi ka prova që ajo ka kërcënuar një dëshmitare, vartëse të saj dhe se rrezikon prishjen e provave. SPAK thotë se Balluku është tashmë nën hetim edhe për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar, veç tenderëve të Unazës për vitin 2021 dhe atë të tunelit të Llogarasë.

Ndërkohë socialistët u mblodhën të martën në Këshillin për Etikën dhe vendosën me shumicën e votave të përjashtojnë 30 ditë nga punimet e parlamentit 6 deputetë të PD-së për sjellje të dhunshme në seancën e fundit plenare.

 

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaGazmend BardhiHeqja e imunitetitKeshilli per MandatetNiko PeleshiRregulloren dhe ImunitetinUlsi Manja
I mëparshmi

Ngjyrat, dritat dhe atmosfera e festave në Tiranë

Tjetri

Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave

Tjetri
Hetimi i SPAK: Si i përlau fondet e BE-së restoranti i lidhur me Ilir Beqjen

Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.