AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Ese

Ligjet e moskujtesës shqiptare

Glorifikimi i diktaturës komuniste, si dhe injorimi, justifikimi apo relativizimi i krimeve të saj, mbeten një rrezik për demokracinë e brishtë shqiptare.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 months më parë
në Artikull kryesor, Ese
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lapidari përkujtimor në fshatin Peshk | Foto: Gjerjg Erebara

Kujtesa është selektive dhe njeriu ka prirjen që të harrojë eksperiencat e këqija për të kultivuar përjetimet e bukura. Kjo është një maksimë e mishëruar në një numër të konsiderueshëm shkrimtarësh që nga Marcel Proust e pas. Në këtë kontekst, nuk është çudi që, në mungesë të sistemit arsimor të shëndetëshëm dhe proceseve gjyqësore edukuese, shqiptarët të kujtojnë me nostalgji kohën e komunizmit, duke kujtuar çfarë normalisht i pëlqen të kujtojnë, e duke injoruar në proces e sipër shkeljen e të drejtave të njeriut. Në rrezik këtu nuk është vetëm harresa e krimeve të shkuara, por është justifikimi, lehtësimi, mundësimi i krimeve të reja. Siç thotë Milan Kundera te Libri i të qeshurës dhe i harresës: “Hapi i parë për të likujduar një popull është që t’i fshish kujtesën. Shkatërro librat, kulturën, historinë. Pastaj merr dikë që të shkruajë libra të rinj, të sajojë një kulturë të tìre, të fantazojë një histori të re. Shpejt ai komb do të fillojë të harrojë se çfarë është dhe çfarë ishte… lufta e njeriut kundër pushtetit është një luftë e kujtesës kundër harresës.”

Kujtesa e sotme mbi regjimin komunist shumë shpesh na shfaqet me lartësimin e militarizmit komunist, mburrje me posedimin e tankeve dhe nëndetëseve, raketave dhe topave dhe justifikim të politikës së izolimit. Për çdo ditë faqe goxha popullore në Facebook rrëmbejnë “like” me foto nga paradat ushtarake të kohës së komunizmit apo me kartolina propagandistike që paraqesin objekte industriale. Komunizmi na është bërë një tatuazh nga i cili nuk shpëtojmë dot.

****

Ishte një ditë e nxehtë vere kur në mediat sociale algoritmi e pa të arsyeshme të na shfaqë një video nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. [Link] Sipas Vengut, ndërhyrja e trupave xheniere të ushtrisë shqiptare ka sjellë përmirësimin e një segmenti rrugor nga fshati Vërri -Shën Gjergj në Malësinë e Tiranës për te qafa që ndan praktikisht ujëmbledhësin e lumit Mat me ujëmbledhësin e Lumit Erzen. Fjalët e mëdha të përdorura në tekstin shoqërues të videos agrumentonin se punimet kishin për qëllim madhor, rritjen e ndërlidhshmërisë së bazës stërvitore në Pajet, pra një investim madhor në përputhje me rreziqet e shtuara gjeopolitike.

Lajmi i ndërhyrjes më gëzoi shumë për shkaqe shumë praktike dhe aspak gjeopolitike. Unë e pëlqej shumë zonën e Malit me Gropa, Bizë e deri në Librazhd e Bulqizë, një drejtkëndësh të çrregullt shumë malor dhe jashtëzakonisht shumë pak i banuar. Është një zonë shumë e bukur për të apasionuarit pas natyrës por që është po kaq e vështirë për t’u arritur. Nevojitet një makinë shumë e fortë me katër rrota aktive ose disa orë rrugë në këmbë. Në mungesë të një automjeti të tillë, lajmi se “ndërlidhshmëria e NATO-s” është përmirësuar, të sugjeron se zona është bërë e aksesueshme edhe për automjete të zakonshme, gjë që nuk rezultoi tamam e saktë.

Kur vajta, jo për të verifikuar punën e Vengut, por për të shijuar natyrën, zbulova një rrugë pak a shumë ashtu siç e mbaja mend. Shumë të përpjetë, të paasfaltuar, me taban jo gjithmonë të qëndrueshëm. Në një të përpjetë të tillë në fshatin Shën Gjergj, makina ngeci për shkak se gurët ishin të pangjeshur dhe rrëshqisnin nën rrota. Për fat, një banor i zonës përdori automjetin e tij për të më tërhequr për sipër dhe udhëtimi vijoi për qejf.

Zona e Bizës është një gropë në nivelin 1200 metra mbi det, e vendosur mes maleve më të larta se sa kaq. Në kohën e vetëmjaftueshmërisë komuniste, (politika e ndërtimit të socializmit me forcat tona), fusha u përdor për të ndërtuar një si tip qyteze dhe fusha u mboll me patate. Me të rënë komunizmi, qyteza u braktis, disa prej banorëve morën me vete edhe varret e familjarëve që mbyllën sytë në atë terren shumë të bukur dhe tmerrësisht të ashpër. Nëse do të kuptosh se çfarë zone malore është, imagjino vetëm këtë: dy përrenj të kësaj zone, Ballenja dhe përroi i Bizës, humbasin në shpella para se të dalin diku qindra metra më poshtë në lumin Mat.

Si pjesë e riarmatimit, Shqipëria po investon rreth 30 milionë euro për të krijuar një miniqytezë të re, kësaj here për oficerët e karrierës të ushtrisë shqiptare, për ta përdorur zonën si bazë stërvitore.

Zona po ecën gjithashtu si një atraksion për turizmin e aventurës, me poseduesit e makinave me katër rrota aktive që pëlqejnë të ndjekin Rrugën Kombëtare Shtetërore 54, e cila të nxjerr në Bulqizë, apo një rrugë akoma më të ashpër që të nxjerr në Librazhd. E gjithë rruga në të mbaruar të fushës së Bizës vijon mes pyjeve dhe ngjitet deri mbi 1500 metra mbi nivelin e detit. Por pasi kalon zonën e quajtur Ballenjë, ku gjendet një teqe e njohur bektashinjsh, mund të marrësh rrugën majtas dhe zbret në fshatin Peshk. Në qendër të fshatit, përballë shkollës Baba Faja, gjendet një lapidar ku shkruhet: “Në 3 mars të vitit 1944, në Tërshanas të fshatit Peshk, Martanesh, diktatura komuniste pushkatoi pa gjyq 22 burra të pafajshëm.” [….] vijojnë emrat.

Sado që autori i këtyre radhëve ka interes për historinë, fakti është që ky episod nga Lufta Anti-Fashiste më pati shpëtuar. U përpoqa të kërkoj ndonjë informacion në internet dhe mora vesh se me urdhër të Mehmet Shehut, ekzekutimi i këtyre njerëzve joluftues u ndërmorr si shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së një partizani në shkëmbim zjarri me forca jo fort të njohura.

****

Ligjet e kujtesës janë një praktikë e gjithëpërhapur (dhe me raste, e abuzuar) në kontinentin evropian sot dhe synojnë të ndëshkojnë, si shembull publik më shumë se sa si dëm monetar për fajtorët, personat që mohojnë, relativizojnë, lartësojnë apo justifikojnë Holokaustin apo krimet kundër njerëzimit, apo ekspozojnë në publik, jo për arsye studimore apo edukative, por për qëllime të glorifikimit, simbole të diktaturave naziste, fashiste apo komuniste. Që të kuptohemi, njerëzit nuk futen në burg për shkelje të ligjeve të tilla, por procesi publik që ndërmerret nga prokurorët që ngrenë akuzat dhe gjykatat që vendosin mbi kontekstin, krahas dënimeve kryesisht me gjobë dhe me detyrim për të kërkuar ndjesë publike ndaj palëve të prekura, konsiderohen si ku e ku më të rëndësishme se sa vetë dënimi.

Në disa raste, ligjet e kujtesës po abuzohen për të çimentuar pushtetin e partive të caktuara. Në Poloni është bërë e jashtëligjshme të konkludosh se kishte polakë mes bashkëpunëtorëve të Holokaustit. Në Rusi është ndaluar të krahasosh krimet sovjetike me krimet e nazizmit, ndonëse ka informacion të bollshëm për natyrën sistemike të krimeve të të dy regjimeve.

Eksperienca në Evropë është e ndryshme nga ajo në SHBA, ku Amendamendi i Parë i Kushtetutës ndalon kongresin “të bëjë ligje” që cënojnë lirinë e shprehjes. Në SHBA trajtimi i problemeve të tilla si gjuha e urrejtjes luftohet përmes reagimit publik, pra përmes qytetarëve që shprehin neverinë e tyre kur hasin dikë që, fjala vjen, mohon skllavërinë, ndërsa liria e gjerë akademike dhe media e shëndetshme sigurojnë informimin e gjerë të publikut mbi të shkuarën, përfshirë çështjet sensitive si shfarosja e indianëve apo institucioni i skllavërisë.

Shqipëria ka gjithashtu ligje të tilla, që ndalojnë nxitjen e urrejtjes ndaj minorancave dhe dënojnë mohimin e krimeve kundër njerëzimit apo krimeve të luftës, kur këto janë themeluar si fakte. Ndërsa rastet e persekutimeve dhe dënimeve janë minimale jashtë fushës së nxitjes së terrorizmit, institucionet akademike janë inekzistente sa i përket studimeve ndërsa media është një zgjatim i korrupsionit politik dhe rrjedhimisht, një instrument shumë i papërshtatshëm për të kryer detyrën që normalisht duhet të kryhet nga media.

Shqipëria ka gjithashtu, një ligj të miratuar nga shumica aktuale socialiste, që ndalon, së paku në teori, studimin e ngjarjeve të tilla si ekzekutimi i 22 banorëve të fshatit Peshk nga ushtria partizane. Ligji 129/2020 thotë se periudha e komunizmit, rrjedhimisht  krimet e komunizmit, nisën më 29 nëntor 1944. Në relacionin shoqërues të firmosur nga deputetët Spartak Braho, Jurgis Çyrbja, Alket Hyseni e të tjerë, japin një leksion historie në të cilin argumentojnë se Instituti i  Studimit të Krimeve të Komunizmit, një ent publik, nuk mundet të studiojë se çfarë ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri për shkak se në këtë mënyrë cënohet Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Me një fjalë, vrasja e 22 banorëve të fshatit Peshk, nuk është e lejuar të studiohet. Njerëzit, së paku për aq sa bëhet histori nga institucionet e paguara nga paratë e tatimpaguesve, nuk kanë të drejtë të dinë se një ngjarje ka ndodhur me 22 viktima, e aq më pak, që t’i vënë emrin, nëse ky është krim lufte, siç duket se është. Dhe për momentin nuk ka as ndonjë informim më të gjerë për qytetarët mbi krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë regjimit komunist.

Në këtë kontekst, nuk ka pse të çuditemi që bota e internetit është e përmbytur me glorifikim, justifikim, relativizim dhe mohim të krimeve të komunizmit, ato të kryera para çlirimit dhe ato të kryera pas çlirimit. (Për shembull, hasa diku një askushin që argumentonte se vrasja e 22 banorëve të fshatit Peshk ishte e justifikuar moralisht, ushtarakisht dhe politikisht, ndërsa vajtimet e llojit: kishim fabrika dhe u shkatërruan, vazhdimisht dështojnë të vërejnë se shumë dhe shumë nga këto fabrika u ndërtuan me punë të të burgosurve, se shumë lanë jetën dhe sot e të gjithë ditën mbeten të varrosur në varre pa emër, siç është rasti i varrezës së Kampit të Ballshit).

Dhe për momentin nuk ka asnjë mënyrë që dikush të mund të dënohet, publikisht dhe njerëzisht, përmes një procesi edukativ për publikun e gjerë, për krimin e cënimit të dinjitetit të viktimave të komunizmit.

Kjo natyrisht që është vetëm një pjesë e problemit. Glorifikimi i komunizmit, që na shfaqet në rrjete sociale, me vajtime jo fort të mbështetura në logjikë mbi humbjen e armatimeve të ushtrisë, të fabrikave të ndërtuara me punë të detyruar, si dhe popullariteti i postimeve të kësaj natyre duket se lidhet me dështimin tërësor të sistemit arsimor për të informuar qytetarin e një vendi demokratik mbi çështje të tilla elementare si, ndalimi i  punës së detyruar në shoqëritë demokratike (shoqëruar mundësisht me shembujt e përdorimit në shkallë të gjerë të punës së detyruar gjatë regjimit komunist, në formën e “Punës vullnetare” apo përmes dënimeve me “riedukim përmes punës”), te informimi mbi themelet e ekonomiksit të zhvillimit (ekonomia socialiste nuk mund të funksionte për shkak se qëllimi i menaxherëve të saj ishte ruajtja e pushtetit të partisë dhe jo mirëqënia e njerëzve) apo te E Drejta Ndërkombëtare si themeli i pavarësisë dhe bashkëjetesës paqësore mes kombeve, Kartës së Kombeve të Bashkuara që ndalon luftën të pajustifikuar për qëllime mbrojtjeje e të tilla si këto.

Nostalgjia natyrisht që është një ndjenjë hileqare njerëzore. Kujtimet e njerëzve mbi periudhën komuniste janë në thelb, kujtime nga rinia kështu që, çdokush normalisht që mallëngjehet për rininë e vet, e cila, ashtu si edhe tanket dhe nëndetëset, nuk kthehet dot më. Por glorifikimi i sistemit komunist është tregues i dështimit tonë për të informuar qytetarin si instrumenti kyç për demokracinë. Në këtë kontekst, është shumë e vështirë të imagjinosh se si demokracia mund të mbijetojë në Shqipërinë e kohës sonë. Nëse sheh lehtësinë me të cilën krimi bëhet bashkë me politikën dhe gjen justifikime morale të llojit “kjo është Shqipëria”, nuk mundet veçse të konkludosh se mosdënimi i krimeve të komunizmit, studimi shumë i kufizuar i natyrës sistemike të dhunimit të të drejtave të njeriut, nga e drejta për lëvizje të lirë te e drejta për abort, është rrënja e mosdënimit të krimeve të sotme, as në rrafshin moral, nga korrupsioni politik te vrasjet mafioze.

Etiketa: Alket HyseniBallenjëBizëJurgis ÇyrbjaKampi i BallshitMehmet ShehuMilan KunderaPirro VenguSpartak Braho
Tjetri
Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor

Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton draftet e PS për reformën në drejtësi

protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.