AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës

Vërshimet masive të regjistruara në javën e dytë të janarit e gjetën Shqipërinë të papërgatitur, ndërsa ekspertët mjedisorë i thanë BIRN se mungesa e masave parandaluese dhe dëmtimi i natyrës nga ndërhyrjet pa kriter po i shumëfishojnë dëmet.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një nënkalim i përmbytur nga vërshimi i i ujit | Foto: LSA

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave.

Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe të 14 mijë hektarëve tokë bujqësore, në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat dhe Korçë. Për t’iu përgjigjur dëmeve, qeveria ka akorduar një fond prej 50 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara.

Vërshimet e ujërave e gjetën Shqipërinë të papërgatitur. Situata e krijuar, gjithashtu nxori në pah problemet e përsëritura me infrastrukturën e kullimit dhe kanalizimeve, argjinaturat e amortizuara dhe mungesën e masave parandaluese.

Nërsa vendi përllogarit dëmet e shkaktuara, ekspertët paralajmëruan se fenomene të tilla pritet të bëhen më të shpeshta dhe më të forta në kushtet e ndryshimeve klimatike.

“Fenomenet e motit kanë qenë dhe do të jenë të pranishme,” tha Kristi Bashmili, ekspert mjedisi. “Fatkeqësisht reagimi ndaj këtyre fenomeneve, përballimi me sa më pak kosto i ngjarjeve të tilla apo fatkeqësive natyrore duket i dobët,” shtoi ai.

Sipas Bankës Botërore, rajoni i Ballkanit Perëndimor është një nga zonat më të prekura të Europës nga ndryshimet klimatike. Ndryshimi i klimës po sjell fenomen ekstreme të motit dhe si pasojë përmbytjet, zjarret, thatësirën dhe dukuri të tjera negative. Shqipëria konsiderohet si një nga vendet e rrezikuara.

Gjatë viteve të fundit, thatësirat e zgjatura, të ndjekura nga reshje intensive, po shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje dherash dhe probleme serioze në bujqësi dhe infrastrukturë.

“Këtë herë fati nuk na ndihmoi, dhe ne pamë përmbytje masive të shkaktuara jo vetëm nga prurjet e lumenjve, por nga mosmirëmbajtja e argjinaturave dhe kanaleve të kullimit,” tha Besjana Guri, aktiviste mjedisore dhe drejtuese e qendrës mjedisore “LUMI”.

Sipas Gurit, një tjetër shkak për përmbytjet masive është edhe niveli i lartë i erozionit që ka Shqipëria.

“Një nga shkaktarët kryesorë të vërshimeve është erozioni i lartë dhe humbja e pyjeve në shpatet malore apo në zonat breglumore,” tha ajo. “Nga ana tjetër, gërryerja e shtratit të lumenjve dhe marrja e inerteve pa kriter vetëm sa e përkeqëson situatën dhe nxit edhe më tepër vërshimet,” shtoi Guri.

Sipas Kristi Bashmilit, edhe kanalet kulluese ishin të pakontrolluara dhe të papastruara, çka solli që vendi të përmbytej me reshje që mund të konsiderohen relativisht normale.

“Ngjarjet e fundit treguan që jemi të papërgatitur mirë dhe që nuk i kemi marrë aq seriozisht sa duhet fatkeqësitë natyrore,” tha ai.

“Dikush tha që kanalet janë të zëna nga mbetjet, diku u pa që ishin të zëna nga pllaka betoni, diku pamë ura mjaft të ulëta për të maksimizuar kalimin e ujit, pra në Shqipëri shikojmë që kemi mungesë të theksuar të kontrollit paraprak të strukturave kulluese,” shtoi eksperti i mjedisit.

Bashmili theksoi se shpyllëzimet dhe djegiet e kryera ndër vite në zonat kodrinore dhe malore po japin pasojat e tyre nëpërmjet fenomeneve të përmbytjeve në zonën e ultësirës.

“Përrenjtë malorë të padisiplinuar ne i shikojmë kudo dhe kujtohemi për to vetëm kur uji ka ardhur dhe është vështirë të menaxhohen sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme kur dalin në zonë të banuar,” shpjegoi Bashmili për BIRN.

Keqmenaxhimi i territorit është një tjetër shkak parësor që ndikon në pasojat fatale të fatkeqësive natyrore. Sipas Besjana Gurit, ndërtimi pa kriter në zona pranë shtretërve të lumenjve ndikon seriozisht në rritjen e dëmeve sociale, mjedisore dhe ekonomike të fatkeqësive natyrore.

“Ndërtimi i bizneseve apo shtëpive që janë ngritur në shtretërit aktivë të lumenjve dhe janë të predispozuar të përmbyten sjell kosto të mëdha për komunitetin,” tha ajo.

Sipas ekspertëve të mjedisit, përmbytjet e janarit nuk janë vetëm fatkeqësi natyrore, siç është munduar t’i paraqesë qeveria, por tregues i qartë i mungesës së masave parandaluese.

“Institucionet qendrore duhet të ndërmarrin hapa konkretë dhe urgjentë për të minimizuar në maksimum katastrofa të tilla, duke e marrë seriozisht çështjen e ripyllëzimeve dhe masave të shpejta të parandalimit dhe monitorimit të situatës,” tha Guri.

Ajo shtoi se gjithashtu shteti shqiptar duhet të vendosë në prioritetet e tij ndërmarrjen e masave për parandalimin e përmbytjeve në zonat e riskut, duke ndërmarrë paralelisht masat e ripyllëzimit dhe mirëmbajtjen e kanaleve të kullimit.

Etiketa: Besjana GuriKristi BashmiliNdryshimet klimatikepërmbytje
Tjetri
Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat?

Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat?

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.