AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre mbështetës të Partisë Socialiste deklarohen fajtorë për blerje votash

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i gjeti fajtorë për blerje votash në zgjedhjet parlamentare të 11 majit tre persona të akuzuar nga qarku i Lezhës, por i pezulloi dënimet dhe i vendosi ata në shërbim prove.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:30 | 05/02/2026
në Lajme, Zgjedhjet
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 5 shkurt deklarimin fajtor të tre personave të akuzuar për blerje votash në Qarkun e Lezhës për të mbështetur Partinë Socialiste gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Tre të pandehurit janë Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, të cilët akuzohen i pari për korrupsion aktiv dhe dy të tjerët për korrupsion pasiv në zgjedhje. Ata u dënuan me nga një vit burg secili, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 8 muaj.

Ndërkohë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Rudina Palloj vendosi pezullimin e masës së dënimit dhe vendosjen e tre të dënuarve në shërbim prove për një vit e gjysmë.

Sipas SPAK, të dënuarit akuzohen se gjatë fushatës zgjedhore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe u dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik, Partia Socialiste.

Hetimi evidentoi se ata kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të Partisë Socialiste, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërejti se Partia Socialiste, PS në pushtet përdori gjerësisht burime publike në fushatë. Sipas raportit, PS përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pushtetit. Po ashtu, u raportuan shumë raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve publikë, mungesë e informimit të pavarur mediatik, blerje votash dhe përfshirja e elementëve kriminalë.

 

Etiketa: Artur JahjaBesnik UkaEtleva DedaFlora HajredinajGersi Kaçorrikorrupsioni ne zgjedhjePartia SocialisteRudina PallojShitblerja e votes
I mëparshmi

KPA pushon vetingun për gjyqtaren Sonjela Voskopi, mbetet në fuqi konfirmimi

Tjetri

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Petrit Vukaj

Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Petrit Vukaj

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.