AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si u përcollën protestat në Iran në kanalet e propagandës së regjimit të Ajatollave

Media që shërbejnë si kanale të regjimit të Teheranit në gjuhën shqipe i portretizuan protestuesit si sabotatorë të paguar dhe këmbëngulën se vrasjet u kryen prej tyre. Ekspertët thonë se këto kanale të dezinformimit kanë pak ndikim, por janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Digjitale
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesue Qazvin, Iran | Foto: Wikimedia

Imazhet e trupave të pajetë, të rreshtuar në trotuare dhe rrugët e Teheranit apo qyteteve të tjera të Iranit, pasi regjimi atje iu kundërvu me forcë protestave që nisën në fund të dhjetorit për shkak të inflacionit të lartë, ishin më shumë se shokuese.

Videot që u përcollën me vështirësi, duke tejkaluar bllokadën e internetit që vendosi qeveria iraniane, treguan se forcat e sigurisë së regjimit sulmuan në mënyrë jodiskriminuese protestuesit dhe lanë pas rrëke gjaku.

Por kanalet që përdoren për të shpërndarë qëndrimet e Iranit në shqip, si Pars Today, e cila është pjesë e shërbimit të jashtëm të radios iraniane (IRIB), dhe Gazeta Impakt, i anashkaluan këto pamje.

Një monitorim i publikimeve të faqeve të lidhura me Teheranin tregon se ato, nga një anë, mohuan pakënaqësitë e qytetarëve që sollën protestat dhe, nga ana tjetër, etiketuan protestuesit dhe kundërshtarët e regjimit si kukulla të Perëndimit, kryesisht SHBA-së dhe Izraelit.

Artikuj të gjatë, të përkthyer në shqip, këmbëngulin se numri i viktimave që, sipas organizatave për të drejtat e njeriut të provuara më herët për raportime të besueshme, është mes 20 mijë dhe 30 mijë, u fry nga këto organizma.

Mediat e regjimit këmbëngulin se organizatat financoheshin nga qeveritë perëndimore dhe se viktimat nuk ishin rreth 3100. Në të njëjtën linjë, pretendohet se vrasjet u kryen kryesisht nga protestues të paguar, të cilët aludohet se i vranë protestuesit e tjerë për të nxitur kaos.

Të tjerë artikuj i përshkruajnë protestat si organizime të SHBA-së dhe Izraelit për të rrënuar Iranin, ndërsa titujt në shqip tingëllonin si mesazhe të propagandës së regjimit komunist në Shqipëri.

“Populli iranian po ndihmon në mënyrë aktive inteligjencën për arrestimin e organizatorëve të trazirave në Teheran”, shkroi Gazeta Impakt më 19 janar.

Kjo faqe publikoi mbi 40 artikuj të kësaj natyre që prej fillimit të protestave. Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve ‘Pars Today’ në shqip publikoi më shumë deklarata zyrtare të qeverisë iraniane, presidentit dhe liderit suprem, që, njëlloj si shkrimet e Gazeta Impakt, këmbëngulin se protestat dhe dhuna në protesta ishin të organizuara nga SHBA-ja dhe faktorë të jashtëm. Në Pars Today, viktimat në protesta shpallen martirë dhe pushteti atje këmbëngul se nuk është fajtor për vdekjet.

Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim, SCiDEV, tha se këto kanale nuk u referohen vetëm mediave ndërkombëtare, por kanë krijuar një ekosistem, i cili riciklon narrativat e afërta me diskursin zyrtar në Iran. Sipas saj, bëhet fjalë për pak media online në gjuhën shqipe dhe kanale digjitale të lidhura.

Ajo thotë se këto platforma janë të kufizuara në ndikim, por janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme.

“Megjithatë, shtrirja dhe ndikimi i këtyre platformave mbetet i kufizuar në krahasim me mediat kryesore, por prania e tyre në hapësirën shqipe është e qëndrueshme dhe e dukshme, veçanërisht në mjedisin online”, tha ajo.

Manjola Hasa, drejtoreshë e Agjencisë për Media dhe Informim, MIA, i tha BIRN se agjencia, e cila ka për detyrë edhe të monitorojë raportimet në hapësirën online dhe të kryejë verifikime të informacionit, nuk kishte vënë re ndryshime sa i përket llojit dhe formës së dezinformimit nga Irani.

“Në këtë kuadër, strukturat përgjegjëse ndjekin raportimet në media dhe në hapësirën online, duke kryer verifikim të burimeve dhe fakteve me qëllim identifikimin e përmbajtjeve që kërkojnë vëmendje institucionale”, tha ajo.

Hasa shtoi se monitorimi ishte periodik dhe se çdo rast vlerësohej më vete. Megjithatë, theksoi se MIA nuk dilte përtej monitorimit me qëllim informimin e Këshillit të Ministrave.

Dhuna e nxitur nga jashtë

Narrativa më e përhapur në mediat në shqip që riciklojnë kryesisht mesazhe të qeverisë së Teheranit është ajo e dhunës që erdhi nga jashtë dhe që u nxit nga persona të paguar.

Duke iu referuar burimeve qeveritare, këto kanale mediatike këmbëngulin se pjesë të protestës ishin persona që paguheshin deri në 3000 dollarë për të vrarë një protestues tjetër.

Kjo narrativë përpiqet të kundërshtojë qindra dëshmi nga rrugët e qyteteve ku u zhvilluan protestat, të cilat tregojnë se forcat qeveritare kanë qëlluar mbi grupet e protestuesve.

Në mbështetje të narrativës se vrasjet nuk qenë pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj protestave, kanale zyrtare si Pars Today i shpallën viktimat martirë.

Agjencia po ashtu riprodhon në shqip qëndrimet zyrtare që fajësojnë për protestat një komplot kundër Republikës Islamike.

“Në këto raste, protestat përshkruhen jo si shprehje e pakënaqësisë sociale dhe politike, por kryesisht përmes kornizave që i paraqesin ato si të nxitura ose të instrumentalizuara nga aktorë të jashtëm, si pjesë e ndërhyrjeve të huaja, ‘luftës hibride’ apo përpjekjeve për destabilizim”, tha Bino.

Sipas saj, ky pasqyrim selektiv dhe i njëanshëm “zhvendos vëmendjen nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe reagimi shtetëror ndaj protestave, drejt narrativave të sigurisë dhe komplotit”.

Kanalet që përhapin propagandë të Iranit në shqip kanë po ashtu një fokus edhe te prania e MEK-ut (Mujahedin-e-Khalq) në Shqipëri.

Këta të fundit fajësohen në raportimet në shqip kryesisht për përhapje të propagandës kundër Teheranit zyrtar, ndërsa në një rast Gazeta Impakt raportoi se anëtarë të MEK-ut ishin arrestuar në Iran si pjesë e personave që nxitën dhunën.

Po ashtu, pjesë e narrativës së shpërndarë në këto kanale është propaganda ushtarake e Iranit dhe lajmet për luftë mes SHBA-së dhe Republikës Islamike.

Këto të fundit kryesisht fokusohen te kërcënimet nga Irani se do të shkatërrojë plotësisht kryeqytetin izraelit apo mbi gatishmërinë luftarake të vendit, përfshirë propagandën për prodhime të reja ushtarake. Në skemë ndërkohë përfshihen edhe artikuj të gjatë që referojnë raportimet në mediat në Perëndim si propagandë.

Etiketa: Blerjana BinoDigjitaleIraniKëshillit të MinistraveManjola HasaPropagandaProtestatSCiDEV
Tjetri
Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’

Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet “klientelizmi dhe korrupsioni’

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.