AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre persona akuzohen për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të burgosuri

Një oficer i Gardës së Republikës dhe një mik i tij akuzohen se i morën 20 mijë euro motrës së një të dënuari në Turqi, me qëllim për të ndikuar tek funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë për të realizuar transferimin për vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të shtunën më 7 shkurt përfundimin e hetimeve ndaj tre personave të akuzuar për ndikim të paligjshëm në procedurën e transferimit të një të dënuari në Turqi, një prej të cilëve oficer i Gardës së Republikës. Po ashtu, çështja penale është dërguar në gjykatë për kalimin për gjykim.

SPAK bëri me dije se gjatë hetimit është evidentuar edhe fakti i fillimit të ndjekjes së procedurës ligjore të transferimit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për shtetasin shqiptar të dënuar, Kujtim Çeliku, për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri. Megjithatë, në përgjegjësi penale janë vendosur vetëm tre të pandehurit, Zef Mali, Kreshnik Domi dhe Jemine Çoku, të cilët akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë.

Hetimet e filluara bazuar në aktet e referuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Tiranë kanë zbuluar se të pandehurit Zef Mali dhe Kreshnik Domi i kanë kërkuar dhe marrë motrës së të dënuarit në Turqi, Jemine Çokut, një përfitim të parregullt prej 20 mijë eurosh. Në kohën kur Zef Mali ka kryer këtë veprim, mbante detyrën e oficerit të Shtabit për Menaxhimin e Forcave në Gardën e Republikës, ndërsa Domi ishte një lidhje shoqërore e tij.

Sipas hetimeve, ata i kanë premtuar dhe siguruar të pandehurës Jemine Çoku se do të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë për të ndjekur procedurën e transferimit në Shqipëri të vëllait të saj, shtetasit shqiptar Kujtim Çeliku, i dënuar me burgim në Republikën e Turqisë.

Në njoftim bëhet me dije se nga muaji janar deri në tetor të vitit 2025, periudhë në të cilën ishte në zhvillim procedura e të dënuarit Çeliku, të pandehurit Zef Mali dhe Kreshnik Domi kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me të pandehurën Jemine Çoku dhe me familjarë të tjerë të saj, duke i siguruar se kishin mundësi të ndikonin tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë për realizimin e procedurës së transferimit. Bazuar në këto premtime, Çoku u ka dhënë të pandehurve shumën prej 20 mijë eurosh, ndërkohë që ka filluar edhe procedura e transferimit.

Tjetri
Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.