AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

Në deklaratat përmbyllëse në gjyqin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve, prokurorët kërkuan 45 vjet burg për secilin prej tyre, bazuar në “rëndësinë” e akuzave për krime lufte kundër tyre.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
4 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi (djathtas) dhe Rexhep Selimi (majtas) në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 9 shkurt 2026. Foto: Transmetim i drejtpërdrejtë/Screenshot Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në ditën e parë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerëve, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të hënën, Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) kërkoi dënim me 45 vjet burg për secilin nga katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar shpalljen fajtor për të gjitha 10 akuzat dhe dhënien e një dënimi të vetëm prej 45 vjetësh burg, bazuar në kontributet individuale në krimet e kryera nga secili nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi”, tha kryeprokurorja, Kimberly West, para gjykatës.

“Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë të rënda në natyrë. Dhe rëndësia e akuzave nuk është zvogëluar me kalimin e kohës”, shtoi ajo.

West theksoi se “nuk kërkohet shpallja fajtor dhe dënim ndaj Shtabit të Përgjithshëm, as ndaj UÇK-së. Po ashtu, nuk kërkohet as shpallja fajtor dhe nuk mund të shqiptohet asnjë dënim vetëm për faktin e anëtarësisë në Shtabin e Përgjithshëm ose në UÇK.”

Dhomat Speciale janë kritikuar gjerësisht nga shqiptarët etnikë, të cilët i konsiderojnë ato si gjykatë etnikisht e njëanshme dhe që synon të minojë trashëgiminë e asaj që ata e shohin si luftë të drejtë të UÇK-së kundër forcave serbe. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka organizuar katër protesta të mëdha në Evropë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që janë në gjyq. Megjithatë, prokurorët kanë këmbëngulur se vetë UÇK-ja nuk është në gjyq, pavarësisht perceptimit.

Thaçi, Krasniqi, Selimi dhe Veseli akuzohen për përgjegjësi individuale dhe komandante për krimet e kryera ndaj të burgosurve në objektet e mbajtjes të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje, duke përfshirë 102 vrasje. Krimet dyshohet të jenë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës në vitet 1998–1999.

Thaçi u padit në tetor 2020 dhe dha dorëheqjen si president i Kosovës muajin pasues. Ai dhe të tjerët kanë qenë në paraburgim në Hagë që atëherë.

E ashtuquajtura gjykatë speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por e vendosur në Hagë dhe përbëhet nga staf ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë, pasi që kishin lindur probleme me kanosjen e dëshmitarëve në rastet e mëparshme të lidhura me UÇK-në. Shumë dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur identitetin e tyre nga frika e hakmarrjeve, por kjo ka sjellë akuza për mungesë transparence.

Prokuroria argumenton se Thaçi dhe katër të tjerët kishin përgjegjësi komanduese mbi luftëtarët e rangut të ulët dhe gjithashtu kryen edhe vetë krime. Mbrojtja ka pohuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të duhur komanduese dhe se të akuzuarit nuk kishin autoritet për të mbajtur luftëtarët guerilë përgjegjës, pasi pushteti i vërtetë në UÇK mbahej nga komandantët e zonave operative.

Deklaratat përmbyllëse do të vazhdojnë deri më 18 shkurt, me një ditë pushimi në ditën e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Pas deklaratave përmbyllëse, paneli i gjyqtarëve ka 90 ditë kohë për të shqyrtuar vendimin e tij, që do të thotë se ai mund të jepet në pranverë.

Etiketa: Gjykata e HagesHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veselikrime lufteRexhep Selimi
Tjetri
Korrupsion në zgjedhje, SPAK dërgon në gjykatë kryebashkiakun e Rrogozhinës

Apeli lë në fuqi dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Rrogozhinës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.