AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e inspektores së KLD-së, Brunilda Çarçiu

Kolegji vendosi me shumicë votash të lërë në fuqi largimin nga detyra të inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Brunilda Çarçiu.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e KPA gjatë shpalljes së një vendimi. Foto Ilustruese:KPA

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 12 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Brunilda Çarçiu. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit ndaj vendimmarrjes së KPK. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 20 qershor të vitit 2022 të shkarkojë nga detyra inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Brunilda Çarçiu për probleme në kriterin e pasurisë. Trupa e KPK, u nda lidhur me statusin e saj si subjekt rivlerësimi, ndërkohë që u dakordësua se mungesat financiare gjatë ushtrimit të detyrës ishin të mjaftueshme për ta shkarkuar. Ndërkohë, nuk u gjetën probleme në kriterin e pastërtisë së figurës dhe në atë profesional.

Brunilda Çarçiu kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në vitet akademike 1987 – 1991. Pas përfundimit të studimeve u emërua gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gramsh, funksion që e mbajti deri më 13 maj të vitit 2000, kur me kërkesën e saj u lirua nga detyra si gjyqtare dhe u emërua si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë. Këtë detyrë, Çarçiu e ushtroi deri më 1 mars të vitit 2011, kur me urdhrin ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë u emërua pranë inspektoriatit të këtij institucioni dhe në vitin 2016 u caktua si inspektore, por kjo pasi kishin hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese për legjislacionin e vetingut ku përcaktohej se rivlerësoheshin ata që e gëzonin në atë kohë statusin e magjistratit. Megjithatë, në dhjetor të vitit 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor arriti në përfundimin se inspektorja Brunilda Çarçiu e kishte ruajtur statusin e magjistratit.

Etiketa: Ina RamaKëshilli i Lartë GjyqësorKomisioni i Pavarur i KualifikimitNatasha Mulaj
Tjetri
Betonizon natyrën: Organizata mjedisore kundër resortit në Baks-Rrjoll

Betonizon natyrën: Organizata mjedisore kundër resortit në Baks-Rrjoll

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.