AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pezullohet nga detyra një drejtor i AMP-së për punësim të paligjshëm

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata pezulloi nga detyra Gëzim Salën pasi akuzohet se lejoi punësimin në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore të Muçi Shaljanit, i cili u ekzekutua në atentat së bashku me Gilmando Danin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:06 | 16/02/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Tiranes | Foto nga Xhemali Moku/ BIRN

Prokuroria e Tiranës njoftoi të hënën pezullimin nga detyra të drejtorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Gëzim Sala pasi është nën hetim për “shpërdorim detyre” për shkak se akuzohet se lejoi punësimin e 40-vjeçarit Muçi Shaljani, i cili mbeti i vrarë më 11 nëntor të vitit të kaluar në një atentat së bashku me Gilmando Danin.

Shaljani ishte duke drejtuar automjetin ku gjendej Dani, kur ata u sulmuan me armë zjarri në rrethrrotullimin e Rinasit. Hetime për çështje të tjera kanë zbuluar disa raste kur punonjësit e Policisë së Shtetit u kanë shërbyer anëtarëve të krimit të organizuar.

Nga hetimet ka rezultuar se Shaljani ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

“Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur këtij shtetasi ishte i falsifikuar, pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Ky shtetas kërkoi të punësohej në AMP më 09.09.2025 dhe pranimi i tij më 15.09.2025, nëpërmjet një urdhri, rezulton haptazi në kundërshtim me ligjin ‘Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’ dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.532, datë 29.07.2022 ‘Për Miratimin e Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore’”, citohet në njoftim.

Sipas prokurorisë, në këto akte ligjore dhe nënligjore përcaktohet qartë se rekrutimi i punonjësve të AMP-së bëhet nëpërmjet konkurimit, shpalljes së vendeve vakante, krijimit të komisioneve përkatëse, testimit, verifikimit përfundimtar për kualifikimin apo skualifikimin e aplikantëve deri në përpilimin e kontratës, urdhrin e emërimit në detyrë dhe periudhën e provës. Këto procedura nuk janë respektuar në punësimin e mikut të Danit.

Në njoftim sqarohet se Sala ka deklaruar para hetuesve se procedura e ndjekur për rekrutimin e Shaljanit nuk është ligjore dhe se ai në këtë proces ka nënshkruar miratimin vetëm për anën formale të akteve dhe jo në përmbajtje. Por, sipas prokurorisë, Sala ka kërkuar që ky urdhër të bëhej shpejt dhe me motivacionin se Shaljani do të pranohej me kontratë të përkohshme  për nevoja emergjente.

Sipas Prokurorisë, Shaljani u punësua me një procedurë të paligjshme, pa aplikuar asnjë prej detyrimeve ligjore të shprehura në ligjin dhe rregulloren e AMP.

Etiketa: Agjencia e Mbikëqyrjes PolicoreGëzim SalaGilmando DaniMuçi ShaljaniProkuroria e Tiranës
I mëparshmi

‘Precedent i rrezikshëm’: Drafti për tenderat e AKSHI pritet me kritika në Kuvend

Tjetri

Çështja ndaj Evis Berberit, mungesa e avokatëve zvarrit procesin

Tjetri
SPAK sekuestron pasuritë e dyshuara të kreut të ARRSH, Evis Berberi

Çështja ndaj Evis Berberit, mungesa e avokatëve zvarrit procesin

cover v7

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

14:30 | 22/07/2026
KPA

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

11:40 | 22/07/2026
qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

07:37 | 22/07/2026
center of gostivar 1536x864

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

14:47 | 21/07/2026
mbledhje e klgj

Shtatë gjyqtarë në garë për tre vende në KLGJ

14:46 | 21/07/2026
veliaj ndreca

Gjykata gjobit avokatin e Erion Veliajt për zvarritje procesi

11:49 | 21/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.