AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Zgjedhjet në Hungari: Tisza më në fund paraqet vizionin e saj për ndryshim

Partia kryesore e opozitës, Tisza, prej kohësh ka qenë e rezervuar në lidhje me planet e saj politike. Por tani një manifest i ri prej 240 faqesh u jep hungarezëve një shije të asaj që mund t’i presë nëse partia mposht Fidesz-in në zgjedhjet e prillit.

Alexander FaludyngaAlexander Faludy
4 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i partisë opozitare Tisza, Peter Magyar, dhe kryeministri Viktor Orban. Foto: Wikipedia.

“Nëse dëshironi të ndërtoni, atëherë ata që mendojnë ndryshe nuk janë armiqtë tuaj, por aleatët tuaj”, tha lideri i opozitës, Peter Magyar, në një aktivitet në Budapest të dielën, që shënoi nisjen e fushatës zgjedhore të partisë së tij Tisza.

“Hun­ga­rezët nuk duhet të stigmatizohen më kurrë për shkak se nuk pajtohen me pushtetin qeverisës”, vazhdoi ai.

Shkëputja nga politika e polarizimit – një tipar përcaktues i strategjisë afatgjatë të partisë në pushtet Fidesz – është një temë e rëndësishme në programin e Tisza-s, “Një Hungari Funksionale dhe Humane”, i cili u publikua më 7 shkurt.

Tisza aktualisht është 9 pikë përpara Fidesz-it në “Poll of Polls” të Politico-s. Për të fituar zgjedhjet më 12 prill, partia e qendrës së djathtë Tisza duhet të ruajë një koalicion elektoral që përfshin: konservatorë të zhgënjyer me Fidesz-in; të majtë që kanë braktisur partitë e tyre; dhe votues të paangazhuar të frustruar nga rritja e kostos së jetesës.

Manifesti i Tisza-s “ka diçka për secilin prej këtyre grupeve,” thekson Gabor Gyori nga organizata Policy Solutions me seli në Budapest. Dokumenti ndërthur motive nga repertori i Fidesz-it (p.sh. sovraniteti, siguria dhe ‘interesi kombëtar’) me politika të lidhura me të majtën: një taksë pasurie prej 1 për qind mbi asetet personale mbi 2.6 milionë euro, forcimin e sindikatave dhe promovimin e mundësive të barabarta për gratë dhe pakicat.

“Një Hungari Funksionale dhe Humane” identifikon lidhje të forta midis rivendosjes së shtetit të së drejtës, përmirësimit të marrëdhënieve të Hungarisë me BE-në, rimëkëmbjen e të ekonomisë dhe rritjes së shpenzimeve sociale. Manifesti gjithashtu ofron premtime të synuara për grupe kyçe (p.sh. banorët ruralë dhe të moshuarit), ndër të cilët Tisza ende duhet të rrisë mbështetjen përpara zgjedhjeve.

Seksioni ekonomik i manifestit argumenton se, duke trajtuar korrupsionin endemik dhe duke rivendosur shtetin e së drejtës, Hungaria do të kursente para të humbura përmes prokurimeve publike të fryra dhe do të zhbllokonte fondet e ngrira të BE-së (rreth 17 miliardë euro, sipas Financial Times). Këto masa, për më tepër, do të rikthenin besimin e investitorëve dhe do të ulnin koston aktuale të lartë të huamarrjes së sektorit publik. Në të ardhmen, më shumë para mund të shpenzoheshin për transferta sociale dhe shërbime publike, jo për shlyerjen e borxhit.

Ndër premtimet më të spikatura të Tisza-s në fushën e taksave dhe shpenzimeve janë angazhimet për: uljen e tatimit mbi të ardhurat për përfituesit e pagës minimale nga 15 në 9 për qind; dyfishimin e ndihmës bazë familjare (të ngrirë që nga viti 2008); lejimin e daljes në pension për burrat pas 40 vitesh pune; rritjen e pensioneve të pleqërisë; dhe rritjen e pagave me 25 për qind për punonjësit e shtetit në sektorët e arsimit, mbrojtjes së fëmijëve dhe kujdesit social.

Sipas Peter Akos Bod, profesor emeritus i ekonomisë në Universitetin Corvinus të Budapestit (dhe guvernator i bankës qendrore të Hungarisë nga viti 1991-1994), “premtimet konkrete janë të përballueshme”. Veçanërisht, rritja e ndihmës bazë familjare dhe ulja e tatimit mbi të ardhurat për përfituesit e pagës minimale është “margjinale në terma makroekonomikë”. Ulje më të vogla të tatimit mbi të ardhurat për fituesit nën mesataren janë gjithashtu të qëndrueshme “me kusht që ekonomia të rritet”, tha ai për BIRN.

Megjithatë, Bod shpreh shqetësim për rregullimin e propozuar të kritereve të pensionimit për burrat. Ai e sheh këtë si një premtim populist që rrezikon financimin e qëndrueshëm të pensioneve dhe gjithashtu mund të ngushtojë tregun e punës. Ndërkohë, një angazhim për ta ulur huamarrjen e sektorit publik brenda pragut prej 3 për qind të BE-së vetëm deri në vitin 2030 “duket disi i butë”, veçanërisht duke pasur parasysh se Hungaria tashmë është subjekt i një procedure të BE-së për deficit të tepruar.

Ndryshim regjimi apo “Fidesz-lite”?

Udhëheqësi i Tisza, Peter Magyar prezanton programin zgjedhor të partisë më 7 shkurt 2026. / Facebook/Peter Magya

Premtimi për të ulur pragun e pensionimit për burrat duket si një jehonë e qëllimshme e premtimit të Fidesz-it “Gratë-40” në vitin 2010. Ky i fundit e ndihmoi partinë të vinte në pushtet me një shumicë prej dy të tretash, duke i mundësuar asaj të hartonte një kushtetutë të re në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim paraprak.

Kur trajton drejtpërdrejt mundësinë e një kushtetute të re, manifesti mban një ton hezitues, duke folur vetëm për synimin për të “zhvilluar një draft-kushtetutë” pas një “dialogu të gjerë shoqëror”, në vend që të angazhohet për miratimin e saj. Kjo sugjeron një dëshirë për të mos premtuar tepër përballë rezultateve të pasigurta zgjedhore. Megjithatë, në mënyrë konfuze, dokumenti bën në disa pika angazhime të pakushtëzuara që do të kërkonin ndryshime kushtetuese, përfshirë: kufizime mandatesh për kryeministrin; miratimin e euros; forcimin e kompetencave të pushtetit vendor; dhe ofrimin e “mbrojtjes së veçantë kushtetuese” për burimet e ujit të pijshëm.

Manifesti tregohet i aftë në marrjen e motiveve të Fidesz-it dhe përmbysjen e tyre; për shembull, “sovraniteti” riformulohet jo si betejë me Brukselin, por si liri nga varësia energjetike ruse dhe rikthim i besueshmërisë brenda BE-së dhe NATO-s. Megjithatë, ndonëse flet për një “ndryshim paqësor regjimi”, manifesti sinjalizon edhe disa vazhdimësi të pakëndshme me Fidesz-in, madje ndoshta edhe probleme të ardhshme qeverisëse.

Theksohet tejkalimi i ndarjeve të brendshme, por në disa pjesë ka thirrje emocionale ndaj një ndjenje kërcënimi të jashtëm. Korporatat shumëkombëshe të huaja paraqiten në mënyrë të pafavorshme në krahasim me bizneset e vogla vendase dhe punëtorët e ligjshëm të huaj krahasohen me fuqinë punëtore lokale. Ndërkohë, azilkërkuesit paraqiten si një kërcënim ekzistencial: “Ne do të ruajmë paqen dhe do të mbetemi një vend i sigurt pa emigrantë.”

Kritikat ndaj disa shumëkombësheve që operojnë në Hungari dhe premtimet për rregullim/zbatim më të rreptë janë të kuptueshme, duke pasur parasysh dëmet e njohura mjedisore dhe raportimet për pasoja shëndetësore të shkaktuara nga disa fabrika baterish në pronësi të huaj. Këto operacione kanë përfituar nga lehtësime bujare tatimore dhe, me sa duket, nga bashkëpunimi i heshtur i qeverisë me abuzimet. Megjithatë, disa pasazhe fajësojnë emigrantët dhe shtrembërojnë të dhënat, në një mënyrë që të kujton Fidesz-in.

Ironikisht, kjo ndodh ndërkohë që kritikohet politika relativisht e hapur e qeverisë për punëtorët e ligjshëm të huaj nga vende të caktuara aziatike, të cilën Tisza premton ta përfundojë nga 1 qershori. Këta punëtorë të huaj, sipas Tisza-s, “janë sjellë masivisht për të ulur pagat, për të rritur çmimet e pasurive të paluajtshme dhe për të shkaktuar probleme sociale.” Pa cituar ndonjë provë, manifesti pretendon se “emigrantët rrisin çmimet e banesave me 25-35 për qind.” Ashtu si në komunikimet e Fidesz-it, termi “refugjat” (menekult) nuk përdoret kurrë, por vetëm “emigrant i paligjshëm”.

Rivendosjes së shtetit të së drejtës pas një erozioni kaq të gjatë dhe të qëndrueshëm nën Viktor Orban-in i jepet prioritet i lartë. Megjithatë, një zotim për të “rikthyer asetet shtetërore të alokuara për MCC (Mathias Corvinus Collegium)” mund të ngrejë probleme. Fondi bujar publik i MCC-së, një element i rëndësishëm i operacionit propagandistik të Fidesz-it, është simbolik i përzierjes së shtetit me partinë në Hungari. Sidoqoftë, konfiskimi i aseteve të transferuara në një mënyrë plotësisht ligjore, në vetvete, mund të minojë sigurinë juridike.

Disa tema u anashkaluan

“Çështjet LGBTQ+ janë një fushë e dukshme që manifesto e shmang”, vëren Gabor Gyori. Fidesz ka përdorur për vite me radhë pakicat seksuale si kokë turku dhe shumë njerëz presin që një qeveri e re të zhbëjë masat armiqësore. Megjithatë, Gyori mendon se Tisza nuk dëshiron një përballje të drejtpërdrejtë elektorale mbi çështjet LGBTQ+, sepse partia “druhet se do të paraqitet si në shërbim të një axhende globaliste ‘gjinore’ dhe ‘LGBT’.”

Megjithatë, një angazhim në manifest për të bërë sërish të mundur që personat e pamartuar të adoptojnë fëmijë, në mënyrë të nënkuptuar hap rrugën për rikthimin e adoptimit nga çiftet e të njëjtit seks. Sipas Gyori-t, Tisza mund të jetë duke dhënë kështu një sinjal të koduar vullneti të mirë ndaj pakicave seksuale, ndërkohë që i mohon Fidesz-it mundësinë për ta zhvendosur fokusin e zgjedhjeve në terrenin e preferuar të qeverisë (luftërat kulturore).

Manifesti mban një qëndrim të fortë për rivendosjen e marrëdhënieve kyçe ndërkombëtare. Megjithatë, në disa pjesë ai duket se përdor qëllimisht paqartësinë si mjet balancimi midis pritshmërive të brendshme – të kornizuara nga Fidesz – nga njëra anë, dhe realiteteve të një partneriteti konstruktiv me BE-në nga ana tjetër.

Një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në BE shtyhet për një referendum të ardhshëm. Sa i përket Paktit të ri për Azilin dhe Migracionin të bllokut, manifesti mban një ton përballues, duke pohuar se “Nuk do të lejojmë që emigrantë të paligjshëm nga Evropa Perëndimore të rivendosen në vendin tonë.” Ai madje shkon deri aty sa të deklarojë se Tisza e refuzon Paktin e Migracionit të BE-së në vetvete.

Megjithatë, sipas Szilard Pap, komentator i politikës së jashtme për kanalin e majtë të çështjeve aktuale në YouTube, Partizan, “Nuk është e qartë se çfarë do të nënkuptonte në praktikë refuzimi i kuotave të BE-së për emigrantët.”

Sipas rregullimeve të reja të BE-së, presioni mbi shtetet e vijës së parë do të lehtësohet duke pranuar që vende të tjera anëtare të pranojnë secila një numër relativisht të vogël aplikantësh për azil të zhvendosur. Alternativisht, ato mund të zgjedhin të paguajnë një kontribut solidariteti për të ndihmuar në përpunimin e kërkesave të tyre diku tjetër. Fidesz ka përjashtuar si zhvendosjen e refugjatëve, ashtu edhe pagesën e një kontributi solidariteti.

Megjithatë, ndërsa pranimi i zhvendosjes së kërkuesve të azilit është një vijë e kuqe e shprehur qartë në manifestin e Tisza-s, dokumenti, sipas Pap-it, është dukshëm i heshtur sa i përket pagesave të solidaritetit. Në mënyrë të imagjinueshme, Magyar mund të jetë më bashkëpunues në praktikë sesa nënkupton retorika e tij.

Etiketa: FideszHungariPeter MagyarTiszaViktor Orbanzgjedhje
Tjetri
‘Luftë me polici e të fortë’; kandidatët e Roskovecit shkëmbejnë akuza të ndërsjellta

SPAK kërkon dënimin me kusht të kryebashkiakes së Roskovecit

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.