AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mediu pretendon se provat e SPAK për Gërdecin nuk kanë lidhje me të

Ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu i kundërshtoi provat e SPAK për tragjedinë e Gërdecit si pa lidhje me funksionin që ka mbajtur në vitin 2008.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:13 | 24/02/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pas një seance në Gjykatën e Posaçme.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqiti të martën më 24 shkurt në Gjykatën e Posaçme qëndrimet dhe komentet e tij lidhur me një pjesë të provave dhe argumenteve të SPAK për çështjen penale në ngarkim të tij për shpërdorim detyre, lidhur me rolin e tij në tragjedinë e Gërdecit.

Në fillim të seancës, avokati i Mediut, Henrik Ligori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për papajtueshmëri me gjykimin e themelit të çështjes. Gjyqtarja Gjoka vërejti se, për këtë arsye, kishte kërkuar më parë heqjen dorë nga çështja dhe bëri me dije se kërkesa e përjashtimit do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Në vijim, Mediu parashtroi vetë qëndrimet lidhur me provat. Ai vërejti se, jo për fajin e tyre, kanë qenë në pamundësi për të administruar 14 fashikuj të dosjes. Megjithatë, ai paraqiti qëndrimet lidhur me 9 pyetje të ngritura nga SPAK. Sipas tij, SPAK ka paraqitur si prova procesverbale të këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe për kontrolle të banesave të personave të hetuar; akt-ekspertime të viktimave apo akte-ekspertimi lidhur me mbikqyrjen e monicioneve, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me procesin e tij. Mediu nënvizoi se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë argumentim apo arsyetim që të lidhi këto akte me detyrën dhe përgjegjësitë e tij si ish-ministër.

Sipas tij, vetë SPAK ka thirrur si dëshmitarë funksionarët e forcave të armatosura, pasi ata kanë lidhje me këtë njgarje. “Nëse do të kishte përgjegjësi ministri, atrëherë do ishin thirrur ish-ministrat”, u shpreh Mediu.

Ai parashtroi qëndrimet e tij të përsëritura dhe në seancat e mëparshme se akti ekspertimit i nënshkruar nga dy ekspertë amerikanë, nuk përcakton se zjarri është shkaktuar nga saldimi i një karroce, ashtu si pretendon SPAK. Sipas Mediut, përfundimet e ekspertëve amerikanë nuk kanë përcaktuar një shkak konkret për shkaktimin e zjarrit.

Ish-ministri cilësoi të pavlefshëm aktin e ekspertimit të kryer në hetimin e mëparshëm të kësaj ngjarje nga ekspertët shqiptarë me kërkesë të prokurorisë, duke pretenduar se ekspertët nuk kanë pasur kompetenca për një ekspertim të tillë.

Mediu theksoi se VKM-të e ngarkonin ministrin me detyra administrative dhe se për pjesën tjetër ishin forcat e armatosura përgjegjëse. Ai shmangu nga vetja të gjitha përgjegjësitë lidhur me mënyrën se si u krye procesi demontimit të municioneve luftarake në Gerdec. Pasi paraqiti kundërshtitë e tyij ndaj provave të rokurorisë për më shumë se dy orë, gjyqtarja Irena Gjoka konstatoi se duhet të vijonte në një tjetër process dhe e shtyu seancën për më datë 10 mars, në orën 09:00.

Gjatë një seance të zhvilluar më 23 dhjetor të vitit të kaluar, SPAK paraqiti provat në çështjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke theksuar se ai kishte dijeni për një vendimmarrje që lejoi demontimin e municioneve me kalibër të madh. Ndërkohë, u kërkua dhe administrimi i një faksi të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, ku shënohet emri i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh, me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit të marsit 2008 në ambientet e ish-“Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të viteve 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe, për rrjedhojë, nuk ekziston asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Çështja ndaj Mediut kaloi për gjykim më 6 prill të vitit 2023 dhe ndodhet aktualisht në fazën e paraqitjes së provave nga ana e SPAK.

Etiketa: Fatmir MediuGjykata e PosaçmeHenrik LigoriIrena GjokaTragjedia e Gerdecit
I mëparshmi

Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

Tjetri

Mjedisorët thirrje për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara

Tjetri
Mjedisorët thirrje për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara

Mjedisorët thirrje për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara

SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.