AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Si e formësoi lufta e Kosovës vajzërinë e një gruaje – dhe botëkuptimin e saj

“Vajzëri në luftë” nga Vjosa Musliu është një rrëfim për rritjen gjatë luftës së Kosovës 1998–1999 – dhe për mënyrën se si kjo përvojë ka formësuar idetë e saj mbi diskriminimin racor dhe ndjesinë e të qenit “e padëshiruar”.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
4 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vjosa Musliu. Foto kortezi e Vjosa Musliut.

Shkolla e muzikës në Gjilan të Kosovës ishte e pazakontë. Ajo ishte një nga vendet e pakta në vend në fund të viteve 1990 ku shqiptarët dhe serbët e Kosovës ende studionin krah për krah.

Të detyruar të largoheshin nga shkolla nga presioni i autoriteteve serbe, shumica e shqiptarëve të Kosovës kishin vite që mësonin në shkolla paralele të improvizuara. Arsimi ishte pothuajse tërësisht i ndarë mbi baza etnike. Por ndoshta sepse fokusohej tek instrumentet dhe meloditë, e jo te fjalët, shkolla e integruar e muzikës vazhdoi të funksiononte si më parë.

Ndër nxënësit e saj ishte edhe Vjosa Musliu. Ajo ishte 10 vjeçe në fund të vitit 1997 kur u rendit ndër dy pjesëmarrëset më të dalluara në një konkurs. Ajo fitoi dhe u ftua të performonte në teatrin e qytetit, një hapësirë ku shqiptarët nuk kishin hyrë prej vitesh.

Por kur shkoi atje disa ditë më vonë, shoqja e saj serbe e klasës, Milica, po e priste. Ajo e quajti atë “mbeturinë shqiptare” dhe e goditi me grusht në hundë, derisa pika gjaku njollosën këmishën e saj të bardhë.

Kjo histori vjen nga libri “Vajzëri në luftë” i Vjosa Musliut, i promovuar javën e kaluar në Prishtinë pas botimit të tij në Belgjikë, ku Musliu është profesoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Vrije Universiteit Bruksel, si dhe në disa kryeqytete evropiane.

Libri është një përmbledhje me 32 tregime të shkurtra auto-etnografike, të bazuara në përvojat e saj dhe të familjes së saj gjatë dhe menjëherë pas luftës, të rrëfyera përmes reagimeve të saj trupore ndaj vrasjeve, tankeve, refugjatëve dhe qyteteve të braktisura.

Ai përfaqëson një eksperiment metodologjik që ndërthur kërkimin akademik mbi marrëdhëniet ndërkombëtare me përvojën personale të luftës, të parë përmes syve të një fëmije.

Shkrimi si një formë drejtësie

“Gjithmonë kam ndier se një pjesë e kujtesës sime personale, emocionale dhe fizike nuk mund të filtrohej në librat tradicionalë akademikë”, tha Musliu për BIRN, “për shkak të nocioneve të rrepta të objektivitetit dhe neutralitetit, ndarjes pothuajse si me thikë mes autorit dhe asaj që ai ose ajo shkruan.”

Musliu beson se kjo qasje laboratorike, klinike, nuk mund ta kapë gjithmonë “kompleksitetin e problemeve politike dhe shoqërore”.

Ajo u bë e vetëdijshme për këtë barrë më shumë se një dekadë më parë, gjatë kërkimit të saj shkencor në veriun e Kosovës. “Ai mjedis, që kishte mbetur pothuajse i pandryshuar që nga fëmijëria ime, më preku thellësisht. Sapo fillova të shkruaj, ndjeva një lloj çlirimi”, kujton Musliu.

Për të, shkrimi i librit u bë një formë drejtësie metodologjike. Ajo nuk ndihej rehat me tendencën për t’iu qasur luftës dhe paqes në mënyrë thjesht klinike: “Nuk bëhet fjalë vetëm për statistika apo territore.”

Libri tregon se si lufta u rishfaq në jetën e saj të rritur.

“Kur je fëmijë dhe përballesh me diskriminim racor, thjesht e përjeton. Nuk di si ta emërtosh”, thotë ajo. “Nuk ke një kuptim të qartë të kontekstit në të cilin po ndodh, të ideologjisë pas tij, të idesë se pala tjetër të sheh si qytetar të dorës së dytë.”

Më vonë, ajo arriti ta emërtojë atë përvojë kur kuptoi se trupi reagon ndaj kujtesës së mbetur të të qenit e padëshiruar. Kjo ndodhi një dekadë më pas, në një tren në Belgjikë. E ulur në vendin e saj, ajo pa një grua arabe me shami që po i nënshtrohej sjelljes raciste nga një çift belgësh, të cilët e shikonin me përbuzje, ndërsa gruaja mbante hundën sikur të ndiente erë të keqe, duke e detyruar të zhvendosej në ndenjësen përballë.

“Në atë moment, është trupi yt që reagon, sepse ai e ka memorizuar atë që ka përjetuar më parë, ndjesinë e të qenit e padëshiruar”, thotë Musliu. “Ajo kujtesë jeton në trup. Është kujtesa e qenies sate.”

Megjithatë, në libër, fëmijëria e saj nuk paraqitet si tërësisht e humbur apo pa ngjyra. “Kishte lojë, gëzim dhe terror”, kujton ajo.

Qyteti ku ajo jetonte nuk përjetoi luftime të drejtpërdrejta. Megjithatë, kur filloi fushata ajrore e NATO-s më 24 mars 1999, familja e saj u zhvendos në shtëpinë e xhaxhait në periferi. Rreth 30 persona u grumbulluan në një shtëpi të vetme, duke jetuar në frikë të vazhdueshme nga vrasja dhe përdhunimi.

Në një moment, ajo kujton se pa trupin e saj dhe e pyeti veten: Sa vjeçe duhet të jesh për t’u përdhunuar?

Atë natë, ajo pati vështirësi me frymëmarrje në bodrum, ku 16 fëmijë flinin në një hapësirë të ngushtë. Ajo ishte më e madhja mes tyre. Erdhi një çast kur nuk mund të merrte frymë dhe vrapoi për të dalë jashtë. “Fillimisht u përpoqën të më ndalonin, por pastaj babai më nxori në oborr dhe fillova të merrja frymë sërish në errësirë”, kujton ajo.

Ndërsa prisnin që bombardimet të përfundonin, ajo vërejti se si hierarkia familjare ndryshoi dhe kuptoi se puna e papaguar dhe e pafalënderuar e grave është ajo që e mban vërtet një familje në këmbë. “Burrat nuk kishin rol asnë shtëpi. Ishin si të huaj”, vëren ajo.

Pas luftës, kur forcat serbe u tërhoqën dhe Kosova u bë një territor nën administrimin e OKB-së, me praninë e NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, pranë shtëpisë së saj u ngrit një bazë ushtarake amerikane. Në mungesë përkthyesish, ushtarët shpesh i kërkonin asaj të përkthente për shqiptarët e zemëruar nga mizoritë dhe për serbët, të cilët shpesh bëheshin objekt i sulmeve hakmarrëse.

“Pajtimi është i mundur”

Ajo dëshmoi gjithashtu se si, në periudhën pas luftës, narrativa dominuese u formësua nga imazhi i burrit që mbante një kallashnikov dhe që “kishte sjellë lirinë”.

“Viktimat dhe i gjithë mekanizmi i mbijetesës që gratë e mbajtën gjallë nuk kishin vend në atë piramidë glorifikimi që e sheh të pasqyruar në statuja kudo”, thotë ajo.

“Ata që dhanë ndihmë, mblodhën të dhëna dhe informacione, apo kontribuuan në forma të tjera, duhet të jenë pjesë e asaj narrative”, shton ajo. “Në narrativën e homogjenizuar të luftës, nuk ka hapësirë për një këndvështrim ndryshe.”

Ishte pikërisht gjatë asaj kohe, sipas saj, që narrativa që kishte legjitimuar ndërhyrjen humanitare të NATO-s në ish-Jugosllavi filloi të ndryshonte.

Në libër, Musliu argumenton se legjitimimi i ndërhyrjes së NATO-s, i cili e paraqiste Serbinë si agresore përgjegjëse për krime në republikat e tjera dhe shqiptarët si viktima civile, ishte një narrativë e ndërtuar me të drejtë.

Megjithatë, ajo thekson se, pas ndërhyrjes, kontrata e nënkuptuar që shqiptarët besonin se kishin me komunitetin ndërkombëtar rreth faktit se kush ishte viktima dhe kush ishte agresori, filloi të zhvendosej. “U shfaq një lloj barazimi i të dyja palëve”, argumenton ajo, “dhe u hodhën themelet e kësaj qasjeje të padrejtë, një qasje që theksohet veçanërisht në Bashkimin Evropian.”

Musliu pohon se, brenda strukturës së rendit ndërkombëtar të paqes të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, ka pasur vetëm një qasje vërtet efektive për përballjen me të vërtetën: denazifikimi.

“Në atë rast”, thotë ajo, “agresori dhe viktima ishin të përcaktuar qartë.”

“Në të gjitha modelet e tjera në qendër të ndërhyrjes, mbetet një lloj barazimi i të dyja palëve”, shton ajo. “Në këtë lloj ndërtimi paqeje, nuk ka shumë guxim.”

Në kapitullin përmbyllës, libri eksploron një dimension tjetër të përballjes me të kaluarën. Ai rrëfen një takim në Vrije Universiteit Bruksel, ku ajo po mblidhte provimet e rreth 700 studentëve. Një studente e re nga Kraljevo, Serbi, e falënderoi për lëndën dhe i tha se ajo ishte personi i parë nga Kosova që kishte takuar ndonjëherë.

Por Musliu shtangu kur vajza buzëqeshi dhe shtoi: “Babai im luftoi në Kosovë gjatë luftës.”

“U çorientova, jo nga krimet që babai i saj mund të ketë kryer, por nga nënkuptimi i saj se veprimet e tij në Kosovë nuk ishin akte barbarie”, kujton ajo.

Megjithatë, Musliu ende beson se pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve është i mundur. “Historikisht, periudha e armiqësisë mes tyre nuk është aq e gjatë”, thotë ajo.

“Girlhood at War: Interpreting War and Liberation in Kosovo” (Vajzëri në luftë: Interpretim i luftës dhe çlirimit në Kosovë) nga Vjosa Musliu është botuar nga Bloomsbury.

Etiketa: “Vajzëri në luftë”KosovëVjosa Musliu
Tjetri
KPA pushon çështjen e ndihmësit ligjor, Ervin Aliu

KPA pushon çështjen e ndihmësit ligjor, Ervin Aliu

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
protesta 1

Nga arroganca teknokratike tek lëndimi narcisistik i pushtetit

10:38 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.