AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit

Gjykata e Posaçme dënoi ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj me nga 4 vjet burg për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që rrëzoi akuzën e grupit të strukturuar kriminal për ta.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal në aferën e sterilizimit
Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Gjykata e Posaçme shpalli të mërkurën vendimin për tetë nga nëntë të pandehurit për aferën e koncesionit të sterilizimit, proces që po zhvillohet me gjykim të shkurtuar pas ndarjes më vete të çështjes së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bib Ndreca dhe me anëtarë Flora Hajredinaj dhe Elsa Ulliri vendosi që të shpallë fajtorë ish. zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj për veprën penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës, duke i dënuar përfundimisht me nga 4 vjet burg.

Rrepaj dhe Rrapaj u shpallën të pafajshëm për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata shpalli fajtorë edhe të pandehurit e tjerë, Marsela Serjani, Naile Ajazi, Arben Gjata, Genc Burazeri, Petref Mersini dhe Saimir Kadiu, por masat e dënimit ndaj tyre ose u shuan, ose u konvertuan në shërbim prove.

Sipas të njëjtit vendim të seancës paraprake për kalimin e çështjes së sterilizimit për gjykim, të dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, për veprën penale “grup i strukturar kriminal”, akuzohet edhe ish-ministri Ilir Beqaj. Prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi kërkuan gjykimin e Beqajt vetëm për “shpërdorim detyre”, por Davidhi i ftoi që të konstatonin se Beqaj dhe të akuzuarit si bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Rrjepaj dhe Rrapaj, kishin kryer vjedhje duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe se kishin vepruar si grup i strukturar kriminal. Prokurorët kërkuan atëherë të vijohej kalimi i çështjes për gjykim me akuzat e konstatuara nga gjykata.

Hetimet e SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit edi rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Beqaj është dërguar për gjykim së bashku me 10 të pandehur të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kuhën kur ai drejtonte SASPAC.

Etiketa: Afera e sterilizimitArben GjataBib NdrecaElsa UlliriFlora HajredinajGenc BurazeriIlir RrapajKlodian RrjepajMarsela SerjaniNaile Ajazi
Tjetri
Boshti ruso-iranian i propagandës: Nga “Kulti i Baalit” te skandali Epstein

Boshti ruso-iranian i propagandës: Nga “Kulti i Baalit” te skandali Epstein

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.