AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata urdhëron që Erion Veliajt t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore

Në seancën e parë të gjykimit në themel të çështjes penale në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti të drejtë kërkesën e tij, të përsëritur dhe gjatë seancës paraprake, për t’i vendosur në dispozicion aktet e të 61 fashikujve hetimorë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj duke u shoqëruar në Gjykatën Kushtetuese | Foto: LSA

Seanca e parë e zhvilluar të hënën më 9 mars në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për çështjen penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe ndaj 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi e bashkëpunëtorë të çiftit të parë të kryeqytetit, u shty pa arritur çeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi nuk u paraqitën tre të pandehur, si dhe mbrojtësit e tyre ligjorë. Ndërkohë, Veliaj arriti që në seancën e parë të gjykimit të çështjes në themel, të sigurojë një vendim në favor të kërkesave të tij të përsëritura dhe gjatë seancave paraprake, për t’ju vendosur në dispozicion gjithë aktet e fashikujve hetimorë.

Erion Veliaj nuk u paraqit në seancën e të hënës. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, bëri me dije se Veliaj kishte shënuar se nuk kishte seancë paraprake. Gjyqtarja Tahiri vërejti se dy përfaqësuesit ligjorë të zgjedhur më parë nga Veliaj, avokati Ermir Beta dhe avokati Artan Gjermeni kishin shënuar në njoftimet e gjykatës së nuk vijojnë të jenë mbrojtës të tij.

Tahiri konstatoi se avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku ishte e pranishme në sallë. Treodoresku deklaroi se Veliaj ka të drejtë kur ka thënë se nuk ëhstë bërë seancë paraprake, pasi nuk iu vendosën në dispozicion aktet e dosjes. Avokatja shpjegoi se ka pasur dy komunikime me Veliajn së fundmi dhe bëri me dije se ai kërkon t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore, duke pretenduar se çështja penale ndaj tij është kaluar për gjykim, pa mbaruar seanca paraprake, pasi nuk ishte njohur me të dhënat e hetimit.

Shumica e të pandehurve nuk ishin të pranishëm, por ishin paraqitur mbrojtësit e tyre. Ndërkohë, nuk ishin paraqitur avokatët e tre të pandehurve, që po ashtu mungonin.

Në përgjigje të pyetjes së gjykatës, prokurori i pranishëm në këtë seancë, Ols Dado konstatoi se mungesë e tre të pandehurve dhe e mbrojtësve të tyre e bënë të pamundur vijimin e gjykimit. Ai kërkoi të caktohen masa ndaj atyre që mungonin. Për kërkesën e Veliajt, Dado u shpreh se mbante të njëjtin qëndrim, se kryebashkiaku ishte njohur me aktet.

Pasi u tërhoq, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Veliajt dhe vendosi që një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit t’i vendosi atij në dispozcion aktet e të 61 fashikujve hetimorë, në mjediset e paraburgimit ku gjendet. Gjyqtarja Tahiri urdhëroi që të përgatiten sa më shpejtë aktet.

Ndërkohë, u vendos shtyrja e seancës për më datë 24 mars, në orën 14:30, si dhe njoftimi personalisht i Veliajt dhe i të pandehurve që nuk ishin të pranishëm. Gjykata refuzoi një kërkesë të kryer nga përfaqësues të Medias për regjistrimin e seancës, pasi disa prej të pandehurve nuk kanë pranuar.

Seanca paraprake për kalimin për gjykim të çështjes së Veliajt e të pandehurve të tjerë dështoi 11 herë radhazi për afro 5 muaj. Veliaj pretendoi se iu mohua e drejta për t’u njohur me dosjen, ndërsa nga ana tjetër SPAK u ankua dhe e akuzoi Veliajn dhe mbrojtësit e tij se, me mungesa të pajustifikuara dhe kërkesa të padrejta, penguan përfundimin e gjykimit paraprak për kalimin e çështjes për gjykim brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Etiketa: Ajola XoxaArtan GjermeniErion VeliajGjykata e PosaçmeKlotilda BushkaOls DadoValentina Teodoresku
Tjetri
Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

SPAK i konsideron ‘rrezik serioz’ për drejtësinë nismat ligjore kufizuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.