AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegjet e Bashkuara thirren për të riparë praktikën e “arrestit me burg”

Kolegjet e Bashkuara janë thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë për të riparë vendimin unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj. Thirrja e mbledhjes, që bazohet në tre vendime të Gjykatës së Strasburgut, vjen në një kohë kur shumica socialiste dhe kryeministri po denoncojnë mbipopullimin e qelive, një "shqetësim" që për ta lindi vetëm pas kërkesave të SPAK-ut për zyrtarë të lartë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kolegjet e Bashkuara thirren për të riparë praktikën e "arrestit me burg"
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Foto: LSA.

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka thirrur të hënën një mbledhje të Kolegjeve të Bashkuara për të shqyrtuar ndryshimin e mundshëm të praktikës së unifikuar të vitit 2011, e cila ka shërbyer për më shumë se një dekadë në caktimin e masës së sigurisë së “arrestit në burg”.

Përmes një vendimi të ndërmjetëm të kryetarit Sokol Sadushi, mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara kërkohet për të riparë nëse vendimi i unifikuar i vitit 2011 qëndron para ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe për të zbatuar vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Vendimi i ndërmjetëm kërkon interpretim të ri të neneve 228 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), duke analizuar konkretisht tre pyetje që kanë të bëjnë me përcaktimin e rrezikshmërisë, kur duhet të merren parasysh masat alternative dhe si duhet të vlerësohet rreziku i prishjes së provave.

“Kjo nismë ka për qëllim garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të kontrollueshme dhe në përputhje me standardet kushtetuese, ligjore dhe konventore që rregullojnë kufizimin e lirisë personale. Në këtë mënyrë synohet që praktika gjyqësore të mbetet në përputhje të plotë me kuadrin aktual ligjor dhe me standardet kushtetuese e konventore që rregullojnë kufizimin e lirisë personale”, thuhet në vendimin e ndërmjetëm.

Vendimi u referohet çështjeve ndaj tre personave për të cilat ka vendime të GJEDNJ-së, ku vihet në diskutim kohëzgjatja e paraburgimit, edhe kur prokuroria nuk sjell prova të reja se pse duhet të zgjatet masa dhe pse nuk ka masa të tjera të përshtatshme.

“Në përmbledhje, jurisprudenca e GJEDNJ-së në çështjet Hysa, Gëllçi dhe Muçaj imponon këto teza themelore: (i) dyshimi i arsyeshëm nuk mjafton, i vetëm, për vijimin e paraburgimit; (ii) rreziku duhet të jetë konkret, i individualizuar dhe i provueshëm; (iii) rëndësia abstrakte e veprës nuk justifikon, më vete, burgimin; (iv) masat alternative duhet të shqyrtohen realisht dhe jo formalisht; (v) barra e justifikimit mbetet mbi autoritetet për çdo periudhë kufizimi të lirisë; dhe (vi) justifikimi i paraburgimit duhet të ruajë aktualitet, proporcionalitet dhe kontrollueshmëri në kohë”, thuhet në vendimin e ndërmjetëm që do të diskutohet nga Kolegjet e Bashkuara më 9 prill.

Kjo lëvizje juridike vjen në një moment kur paraburgimi është bërë pjesë e debatit politik. Nisma e gjykatës përkon me një fushatë të re të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kundër numrit të lartë të paraburgimeve, një fushatë që, sipas ekspertëve të drejtësisë, nuk buron nga shqetësimi për të drejtat e njeriut, por nga frika e goditjeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në radhët e qeverisë.

Drejtues të opozitës nuk vonuan të kritikonin nismën. Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, akuzoi të martën se “Rama po përdor Gjykatën e Lartë për të zhbërë praktikën 15-vjeçare”.

Kryeministri vetë ka qenë kontradiktor në qëndrime. Në një anë ai ka sulmuar SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për masat e sigurimit ndaj personazheve politike dhe ka ndërmarrë veprime bllokuese, si në rastin e kërkesës së SPAK-ut ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, dhe nga ana tjetër ka sulmuar gjykatat për ndjekje në gjendje të lirë të protestuesve të opozitës, të dyshuar për akte dhune në protestat e javëve të fundit.

Por ekspertët vënë në dukje se paraburgimi është një problem i sistemit të drejtësisë, i lidhur me një sërë faktorësh dhe kryesisht me politikat represive penale të imponuara nga shumica qeverisëse.

Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve vizatojnë një tablo të zymtë. Deri në dhjetor 2025, në Shqipëri numëroheshin 4503 persona pas hekurave, nga të cilët 2569 (ose 57%) ishin të paraburgosur në pritje të gjykimit. Kjo përkthehet në rreth 94 të paraburgosur për 100 mijë banorë, një shifër që e mban Shqipërinë në majat e klasifikimeve evropiane dhe ka nxitur Këshillin e Evropës të kërkojë urgjentisht rishikimin e politikave të paraburgimit. Vetëm 1% e të paraburgosurve i përkasin zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion apo abuzim me detyrën.

Etiketa: Arresti me burgGazmend BardhiGjykata e LarteGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutKolegjet e BashkuaraSokol Sadushi
Tjetri
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.