AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Traktati i Taksave i OKB, një mekanizëm për të luftuar pabarazinë globale

Shtatë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut i bëjnë thirrje shteteve anëtare të OKB-së që të mbështesin Traktatin e Taksave për të luftuar pabarazitë sociale dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shtatë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut i bënë thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara të mbështesin Traktatin e Taksave, që synon barazinë ekonomike globale dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut.

Deklarata është nënshkruar nga Amnesty International, Qendra për të Drejta Sociale dhe Ekonomike, organizata Dejusticia, Iniciativa Globale për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, Human Rights Watch, Iniciativa për të Drejtat Njerëzore dhe Politikat Fiskale dhe Rrjeti i Drejtësisë së Taksave.

Sipas deklaratës, rreth 500 bilionë dollarë humbasin çdo vit në rang global për shkak të abuzimeve me taksat. Konventa e Taksave të Kombeve të Bashkuara mund të ndihmojë në gjenerimin e të ardhurave qeveritare, duke shmanguar evazionin fiskal, duke parandaluar kompanitë nga përfitimet e padrejta, dhe duke i dhënë të drejtën qeverive të taksojnë kompanitë, fitimi i të cilave nuk deklarohet.

“Rregullimi i sistemit aktual të taksave është kritik për të siguruar mbështetjen universale për të drejtat e njeriut,” theksojnë shtatë organizatat.

“Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara duhet të punojnë për të përshtatur Konventën e Taksës së Kombeve të Bashkuara me të drejtat ndërkombëtare të njeriut në mënyrë që të arrihen objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm,” shton më tej deklarata.

Kërkime në vende të ndryshme kanë treguar se sistemi global i taksave përcakton aftësinë e qeverive për të financuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gati gjysma e popullsisë botërore jeton në varfëri me më pak se 6.85 dollarë në ditë dhe nuk kanë gjithashtu akses në sigurime shoqërore apo shërbime bazë shëndetësore.

“Sistemi aktual global i vjetërsuar i taksave po nxit një përqëndrim ekstrem të pasurisë, që nga ana tjetër po u privon qeverive fonde të cilat mund të ishin përdorur për të promovuar të drejtat shëndetësore, arsimore dhe sigurinë sociale,” deklaroi Sarah Saadoun, këshilluese e lartë mbi pabarazinë ekonomike pranë Human Rights Watch.

Negociatat për Traktatin e parë të Taksave të Kombeve të Bashkuara filluan në vitin 2025, teksa drafti i parë pritet të dorëzohet nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2027. SHBA u tërhoq në raundin e parë të negociatave, por dhjetra shtete të Bashkimit Europian janë përfshirë në mënyrë aktive në këto negociata.

Etiketa: Amnesty InternationalDejusticiaHuman Rights WatchIniciativa Globale për të Drejtat EkonomikeOrganizata e Kombeve te BashkuaraPabarazia socialeQendra për të Drejta Sociale dhe EkonomikeRrjeti i Drejtësisë së TaksaveSociale dhe KulturoreTe drejtat e NjeriutTraktati i taksave
Tjetri
Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.