AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK çon për gjykim Ahmetajn, Zoton, Mërtirin dhe tetë të tjerë

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish.zv.kryeministri Ahmetaj përfitoi 2 milionë lekë dhe 670 mijë euro nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri përmes transaksioneve me persona të tretë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkivë: Deputeti Arben Ahmetaj dhe avokati Henrik Ligori pas një seancës së pyetjeve në SPAK. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për kalim në gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, bashkëjetueses Erjola Hoxha, ish-bashkëshortes Albina Mançka, biznesmenëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, që lidhen me aferën e incineratorëve. Po ashtu, për pastrim parash janë marrë të pandehur edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët kanë mundësuar kalimin e parave nga biznesmenët kontroversë të incineratorëve drejt Ahmetajt dhe personat e lidhur me të.

Sipas SPAK, të pandehur janë marrë gjithashtu Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.

Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv në nëntë raste.

SPAK pretendon se Ahmetaj ka përfituar 2 milionë lekë dhe rreth 440 mijë euro nga biznesmenët Zoto dhe Mërtiri përmes shitjeve fiktive me persona të tretë, së bashku me një vilë në Hamallaj të vlerësuar në 230 mijë euro. Gjithashtu, ai akuzohet se ka përfituar shpenzime udhëtimi në vlerën e 31 442 lekësh.

SPAK e akuzon Ahmetajn se ka fshehur pasuri, vlera të investimeve si dhe transaksione të tjera.

Në njoftim bëhet me dije se Ahmetaj ka fshehur burimin dhe ka bërë deklarim të rremë në lidhje me sasinë e parave të investuara prej tij dhe ish-bashkëshortes së tij Albina Mançka në pallatin e ndërtuar nga shoqëria Lani sh.p.k. Po ashtu, ai akuzohet për fshehje të shumave të investuara në apartamentin për dhënie me qira ditore në total 7.1 milionë lekë, nga të cilat 2 milionë lekë janë dokumentuar se janë dhënë nga Zoto dhe Mërtiri.

Deklaratat e Ahmetajt pranë ILDKPKI, për shitje të pasurive shtetasve Besmir Prifti dhe Sonila Goxha, si dhe për transaksionet e kryera lidhur me këto shit-blerje, vlerësohen prej SPAK si të rreme. Sipas prokurorisë, këto shitje fiktive janë bërë me qëllim fshehjen e burimit të shumës prej 270 mijë eurosh, që Zoto dhe Mërtiri i kanë dhënë në formën e mitës.

Po ashtu, SPAK i akuzon Ahmetajn dhe Maçkën edhe për deklarim të rremë e fshehje të një vile në Green Coast, Palasë. Kjo vilë është prenotuar nga e pandehura Elda Dinaj, mikeshë e Maçkës. Vila së bashku me parkimin është vlerësuar në shumën mbi 387 mijë euro. Po ashtu, shpenzimet janë qenë në masën 115 mijë euro dhe 1 milion e 169 mijë lekë.

Ahmetaj dhe bashkëjetuesja Hoxha akuzohen për deklarim të rremë dhe fshehje të burimit të vërtetë të një shume 30 mijë euro, që është gjendur gjatë kontrollit të vilës në Hamallaj, vlerë e deklaruar si dhuratë.

Edhe për vilën në Hamallaj me vlerë 230 mijë euro, Ahmetaj dhe Hoxha akuzohen për deklarim të rremë e fshehje. Sipas SPAK, vila është porositur për të prej vitit 2017 nga Zoto dhe Mërtiri, ndërsa i është kaluar Ahmetajt përmes të pandehurve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha.

Nga hetimet ka rezultuar se është fshehur dhe burimi i vërtetë i shumës së deklaruar nga bashkëjetuesja e tij, e pandehura Erjola Hoxha, si e ardhur nga aktiviteti tregtar i shoqërisë 3S Consulting sh.p.k, në pronësi të saj.

Sipas SPAK, Ahmetaj ka kryer deklarim të rremë dhe fshehje në dekaratën e dorëzuar në ILDKPKI në mars të 2019-ës, lidhur me burimin e një shume 93 mijë e 500 euro, e shpenzuar në kazinonë Dragonara në Maltë. Për këto rrethana, Ahmetaj është marrë i pandehur dhe për pastrim parash.

 

Etiketa: Albina MançkaAndi BoniArben AhmetajElda DinajErjola HoxhaGerian KukaHelidon BegajKlodian ZotoMirel MertiriSokol MeqemejaSonila Goxhaj
Tjetri
Lufta në Iran në mediat online: Superbomba me IA dhe lajme të rreme

Lufta në Iran në mediat online: Superbomba me IA dhe lajme të rreme

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.