AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Të sfidosh kufijtë e pleqërisë me art, peshkim apo projekte

Ata janë në të 90-at, por vazhdojnë të angazhohen në aktivitete të përditshme dhe në familje, duke dëshmuar se kurioziteti, pasioni dhe dëshira për të kontribuar në shoqëri të mbajnë gjallë.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 months më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nelo Lukaçi, 88 vjeç, vazhdon të punojë skulptura dhe të gdhendë në gur në studion e tij. Foto: Gëzim Kabashi.

Llambi Gjordeni ulet çdo mëngjes në shkallaret prej betoni të Sfinksit në Durrës dhe hedh në det një kallam prej plastike me grepin në krye. Xha Llambi, siç e thërrasin, sapo ka mbushur 93 vjeç, por oraret e tij janë të përcaktuara prej dy dekadash.

“Vij për peshkim, sepse nuk rri dot gjithë ditën në klub. Nuk kam ndenjur kurrë,” thotë i moshuari, ndërsa e quan kallamin e peshkimit “shoku im”.

Pas një jete të tërë në punë, Gjordeni e ka të vështirë të qëndrojë i mbyllur në shtëpi. Ai tregon se i ati e dërgoi në Tiranë për të punuar që në moshën 11 vjeçare, ndërsa jetën e tij madhore e kaloi duke punuar në sektorin e naftës në Kuçovë, përpara se të transferohej në Durrës pas martesës së të bijës.

Në moshën 93-vjeçare, Gjordeni e ndan jetën mes aktivitetit të tij ditor dhe kujdesit për bashkëshorten e sëmurë. Ndërsa dy djemtë e tij punojnë larg, njëri në Francë dhe tjetri në Ksamil.

Ndërsa kufijtë e moshës së pleqërisë po shtyhen gjithnjë e më shumë, të moshuarit si Gjordeni vazhdojnë të jenë aktivë në shoqëri dhe të kontribuojnë për familjet e tyre.

Sipas psikologut Elton Kuqja, shumë të moshuar të tjerë vazhdojnë të sfidojnë stereotipet përmes të qenit kuriozë për të zbuluar gjëra të reja, dëshirës për të kontribuar në shoqëri dhe familje si dhe pasionit për projekte të reja.

Njëri prej tyre është edhe Nelo Lukaçi, skulptori 88 vjeçar, i cili ka punuar si restaurator i Muzeut Aerkeologjik të Durrësit që prej vitit 1968.

Lukaçit i janë dashur disa vite për të kaluar krizën që i krijoi humbja e bashkëshortes nga sëmundja e Alzheimerit. Shumica e vizatimeve, tablove dhe punimeve në gur i kushtohen së shoqes Sanie, mungesën e së cilës ai e ndjen vazhdimisht.

Llambi Gjordeni, 93 vjeç e quan kallamin e peshkimit “shokun e tij. Foto: Gëzim Kabashi.

Në oborrin e vogël të studios, në një nga lagjet periferike të Durrësit, renditen gurët ende të palatuar, ndërsa brenda studios gjenden në të njëjtën mënyrë punimet e përfunduara.

“Nuk kam punuar kurrë me porosi, por jam ulur të gdhend vetëm atëherë kur e kam kuptuar thellësisht personazhin,” thotë skulptori 88 vjeçar, i vlerësuar disa herë në të shkuarën në konkurimet kombëtare.

Lukaçi edhe sot nuk përdor bocet allçie apo pantograf, duke ia besuar intuitës relievin e ardhshëm. Jeta e skulptorit vitet e fundit nuk është e lehtë, pasi familja e tij e vogël jeton me pensionin e tij prej 30 mijë lekësh.

Por ai e quan veten me fat, ndërsa thotë se djemtë e tij kujdesen për të sikur të ishin vajza.

Ai nuk mungon asnjë ditë në studio, ku thotë se “harron hallet dhe ndjehet mirë”. Lukaçi nuk i ndahet gjithashtu kuzhinës.

Para pak ditësh ka përfunduar “Bukuroshen e fjetur”, një kokë gruaje të gdhendur në material shtufi. Në studio vjen shpesh edhe mbesa e tij 12-vjeçare, Leopoldina, gjithashtu një piktore e re.

Edhe Dashamir Janina nuk dorëzohet, ndërsa shëtitja e tij përfundon çdo ditë në bregdet. Rrugës ai takon shpesh miq e shokë.

“Kemi mbetur pak nga detarët e vjetër,” thotë 92-vjeçari, gjithashtu drejtues i shoqatës kombëtare detare “Adrijon”.

Pak vite më parë, Janina botoi librin “Jeta ime mes njerëzve te detit”, por misioni i tij nuk ka përfunduar. Ai vazhdon të mbledhë historitë e vjetra të marinarëve, me të cilët u ka rënë kryq e tërthor deteve për shumë vite.

Edhe Ali Bardheti, tashmë 94 vjeç dhe vjehrri i autorit të këtij shkrimi, zbret nga kati i pestë dhe mblidhet në kafe me shokët sa herë që i ndjen mirë këmbët. Njëlloj si në rininë e tij, ai nuk e heq kravatën.

Pasi ka punuar një jetë si radioteknik, Bardheti nuk i lejon fëmijët që të prekin radion apo objektet elektrike me të cilat ushtrohet herë pas here.

“Kur një person i moshuar ka projekte dhe qëllime, ai ndjehet i nevojshëm, e ruan motivimin për ditën e nesërme dhe e percepton veten ende si aktiv dhe produktiv,” thotë psikologu Kuqja.

“E gjitha kjo kjo krijon një ndjenjë pozitive për jetën në përgjithësi,” përfundon psikologu.

Ali Bardheti, 94 vjeç dhe radioteknik në profesion vazhdon të ushtrohet herë pas here me objektet elektrike. Foto: Gëzim Kabashi.
Etiketa: Ali BardhetiDashamir JaninaElton KuqjaLlambi GjordeniMosha e treteNelo Lukaçi
Tjetri
Botët vokale të Hersi Matmujës dhe albumi “Lum”

Botët vokale të Hersi Matmujës dhe albumi “Lum”

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.