AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mëma e disfatave të përhershme

Vetëm tre muaj para se t’i shpallte luftë Iranit, një fuqi e madhe e Lindjes së Mesme që nuk ka ndërmend të tregojë asnjë shenjë dorëzimi, presidenti amerikan Donald Trump kishte nënshkruar një Strategji Kombëtare të Sigurisë që shprehte një “preferencë të qartë për mosndërhyrje në çështjet e shteteve të tjera.” Çfarë ndodhi më pas?

James K. GalbraithngaJames K. Galbraith
3 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fjalimi i Presidentit Trump në një seancë të përbashkët të Kongresit, 2025. Foto: Wikipedia.

Strategjia e Sigurisë Kombëtare që administrata e presidentit amerikan Donald Trump publikoi në nëntor të kaluar ishte e jashtëzakonshme, me shtrirje të gjerë dhe ndryshe nga çdo NSS tjetër që ka dalë që nga koha kur George H.W. Bush “i dha fund sindromës së Vietnamit” në fillim të viteve 1990. Në letrën shoqëruese që mban firmën e tij, Trump e përshkroi dokumentin si një “udhërrëfyes për të garantuar që Amerika të mbetet kombi më i madh dhe më i suksesshëm në historinë njerëzore”.

NSS-ja e Trump e lidh madhështinë dhe suksesin e Amerikës me idealet e saj themeluese. “Në Deklaratën e Pavarësisë, themeluesit e Amerikës vendosën një preferencë të qartë për mosndërhyrje në çështjet e vendeve të tjera.” Megjithatë, “elitat tona e kanë llogaritur gabim gatishmërinë e Amerikës për të mbajtur pafundësisht barra globale që populli amerikan nuk i ka parë si të lidhura me interesin kombëtar.” Sipas këtij dokumenti, ato “u kanë lejuar aleatëve dhe partnerëve të transferojnë mbi amerikanët koston e mbrojtjes së tyre” dhe “nganjëherë e kanë tërhequr vendin në konflikte dhe polemika që janë thelbësore për interesat e tyre, por dytësore ose të parëndësishme për SHBA-në.”

Deri muajin e kaluar, politikat e Trump dukeshin të orientuara drejt shkëputjes nga Lindja e Mesme. NSS-ja e kishte artikuluar këtë qartë: “Ndërsa kjo administratë heq ose zbut politikat kufizuese energjetike dhe prodhimi i energjisë në SHBA rritet, arsyeja historike për përqendrimin në Lindjen e Mesme do të zvogëlohet.”

Sigurisht, kishte edhe nuanca: “Amerika do të ketë gjithmonë interesa thelbësore për të siguruar që furnizimet me energji nga Gjiri të mos bien në duart e një armiku të hapur dhe që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur.” Por “ky kërcënim mund dhe duhet të trajtohet në mënyrë ideologjike dhe ushtarake, pa u përfshirë në luftëra të pafundme të ‘ndërtimit të shtetit’ që zgjasin me dekada.”

Për më tepër, periudha kur Lindja e Mesme “dominonte politikën e jashtme amerikane si në planifikimin afatgjatë ashtu edhe në zbatimin e përditshëm” ka marrë fund, pjesërisht sepse rajoni “nuk përfaqëson më irritimin e vazhdueshëm dhe burimin e një katastrofe të menjëhershme si dikur.” Siguria e Izraelit përmendet, por vetëm kalimthi. Në vend të kësaj, theksohet se Lindja e Mesme po “shndërrohet në një hapësirë partneriteti, miqësie dhe investimesh – një prirje që duhet mirëpritur dhe nxitur.”

Megjithatë, pavarësisht këtij vizioni, Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt sulmuan Iranin, një vend 4.6 herë më i madh se Gjermania dhe me mbi 90 milionë banorë. Luftërat e Irakut mund të kenë qenë më të mëdha (deri tani), por ato u zhvilluan kundër një kundërshtari relativisht të dobët. Ndërsa Irani është një shtet-civilizim me një arsenal të konsiderueshëm raketash e dronësh dhe me një përkushtim të fortë patriotik e fetar. Një sulm ndaj tij nënkupton, në thelb, nisjen e asaj që mund të konsiderohet lufta më e madhe dhe më e zgjatur e mundshme.

Natyrisht, mund të argumentohej se NSS-ja e Trump ishte thjesht një tjetër deklaratë e pasinqertë e fabrikuar për të mashtruar publikun amerikan – dhe shumë komentues e interpretuan pikërisht kështu. Por cili do të ishte qëllimi i kësaj? Nëse synimi ishte të kalohej periudha deri në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026 duke riafirmuar angazhimin e Trump ndaj premtimeve të fushatës së tij të fundit, nuk ka kuptim që mashtrimi të zbulohej vetëm tre muaj pas publikimit të dokumentit dhe tetë muaj përpara se amerikanët të shkonin në votime.

Për më tepër, cilësia e dokumentit lë të kuptohet se hartuesit e tij ishin njerëz seriozë. Nuk kemi të bëjmë me një fjalim tipik elektoral të Trump apo me një dalje të zakonshme për shtyp. Dokumente të tilla kërkojnë hartim dhe rishikim të kujdesshëm, duke u shkruar e rishkruar disa herë; rëndësia e tyre qëndron pikërisht në faktin se duhet të kalojnë përmes kundërshtive të brendshme përpara se të firmosen nga presidenti. Kjo NSS përbënte një paraqitje kryesisht koherente të një botëkuptimi të veçantë dhe të rëndësishëm: ajo shpaloste një drejtim të ri për Amerikën, duke braktisur retorikën NATO-centrike, rolin e “policit global” dhe idenë e Pax Americana-s që kishte karakterizuar çdo administratë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë, realiteti është se jemi sërish në luftë në Lindjen e Mesme. Gjërat nuk po ecin sipas planit, nëse madje ka ekzistuar një i tillë. Ngushtica e Hormuzit është mbyllur për transportin detar amerikan, evropian, japonez, koreano-jugor dhe izraelit. Furnizimet globale të naftës janë tkurrur dhe priten mungesa serioze të gazit, plehrave kimike dhe, më pas, edhe të ushqimit. Bazat amerikane në rajonin e Gjirit Persik janë shkatërruar pjesërisht ose janë bërë të papërdorshme.

Në gjendjen aktuale, Amerika nuk do të jetë kurrë në gjendje të rikthehet në ato baza, sepse Irani nuk jep asnjë shenjë se do të përkulet përballë bombardimeve dhe as që do t’i mbarojnë dronët apo raketat. Po ashtu, nuk ka asnjë gjasë që disa mijëra marinsa ta ndryshojnë rrjedhën e situatës. Ta themi më troç, SHBA-ja tashmë është dëbuar, njëherë e përgjithmonë, nga Gjiri – edhe pse kjo mund të mos jetë bërë ende e qartë për zyrtarët amerikanë apo për publikun.

Si mund të shpjegohet ky hendek i madh midis strategjisë dhe politikës? Një mundësi është që qeveria amerikane nuk funksionon më realisht si qeveri, duke qenë e paaftë të hartojë, shpallë dhe zbatojë një strategji – gjë që qeveritë e mirëfillta supozohet ta bëjnë. Një interpretim i dytë është se qeveria që SHBA-ja kishte deri tre muaj më parë është zëvendësuar, përmes një grushti shteti të heshtur, me një regjim tjetër që përdor Trump-in si figurë simbolike. Diçka e ngjashme me Venezuelën, por pa helikopterë.

Mundësia e tretë është që SHBA-ja përfundimisht do të arrijë aty ku synonte NSS-ja e nëntorit 2025. Domethënë, do të detyrohet të tërhiqet nga Lindja e Mesme, të pranojë kufijtë dhe vjetërsimin e fuqisë amerikane dhe të respektojë sovranitetin dhe autonominë e shteteve të tjera. Ky nuk do të ishte rezultati më i keq. Por do të kishte qenë shumë më e lehtë të arrihej drejtpërdrejt, pa poshtërimin e një disfate të ashpër ushtarake, pa eliminimin e aleatëve dhe pa dëmtimin afatgjatë të ekonomisë globale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Mother of Forever Defeats

Etiketa: Donald TrumpSHBA
Tjetri
woman in dress holding sword figurine

Hetimet penale ndaj magjistratëve të dorëhequr nga vetingu mbesin rrugës

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.