AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Aktet e dosjes penale ndaj Evis Berberit, të mjaftueshme për të zgjidhur çështjen

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi dhe 20 të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion, shkelje të barasizë në tendera e pastrim parash, duke çmuar se çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH. Foto: LinkedIN.

Gjykata e Posaçme shpalli të mëkrurën vendimin e ndërmjetëm për pranimin e kërkesës së Evis Berberit dhe 20 të pandehurve të tjerë për gjykimin me procedurë të shkurtuar të çështjes penale në ngarkim të tyre për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Po ashtu, u vendos ndarja e çështjes për të 21 të pandehurit që kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar, të cilët do të gjykohen nga trupi gjykues aktual. Në rast se shpallen fajtorë, të pandehurit përfitojnë ulen e 1/3 së dënimit.

Ndërkohë, me procedurën e zakonshme do të gjykohen i pandehuri Valter Begaj dhe dy shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”, që nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Kryesuesja e trupit gjykues, Marinela Osmani konstatoi gjatë shpalljes së vendimit të ndërmjetëm se gjykata vlerësoi se çështja në ngarkim të pandehurve mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Në vijim, gjyqtarja Osmani ftoi palët për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, por prokurori Dritan Prençi kërkoi kohë për t’i përgatitur ato me shkrim dhe seanca e radhës u caktua për më datë 14 prill, në orën 09:30.

Shqyrtimi penal ndaj ish-kreut të ARRSH-së mori zgjidhje pas shtyrjes së shtatë seancave gjyqësore gjatë muajve të fundit. Sipas prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, nga hetimi janë evidentuar fakte penale për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022 në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar në kohën që këto institucione drejtoheshin nga Berberi. Për një procedurë tjetër prokurimi, Berberi akuzohet në cilësinë e kryetarit të vlerësimit të ofertave. Tetë tenderat në proces kanë një kosto prej 526 milionë lekësh.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begajt dhe vlerat monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që sipas SPAK, posedohej de facto prej tij. Po ashtu, sipas prokurorit Prençi, janë konstatuar edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 duke e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Prokuroria vlerëson se në procedurat e tenderimit janë evidentuar fakte që vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale akuzohen anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas SPAK, këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste.

Bashkë me Berberin, për këto procedura prokurimi akuzohen edhe Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.

Etiketa: DAAMErald EleziEvis BerberiGentjan GjyliGjykata e PosaçmeGjykimi i shkurtuarKorrupsioniMarinela OsmaniNet GroupPastrimi i paraveShkelja e barazise ne tenderaValter Begaj
Tjetri
Shkarkimet e paligjshme: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore

Shkarkimet e paligjshme: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.