AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-drejtori financiar i Universitetit Bujqësor kundërshton akuzën

Avokatja e drejtorit financiar të Universitetit Bujqësor të Tiranës akuzoi SPAK për hetime selektive dhe pretendoi se i pandehuri nuk kishte pasur dijeni për kontaktet dhe dakordësitë e drejtuesve të universitetit me administratorët e shoqërive që fituan tenderat.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Në Gjykatën e Posaçme, përfaqësuesit ligjorë të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës të akuzuar për shkelje në procedurat e disa tenderave, vijuan të premten më 10 prill me paraqitjen e bisedimeve përfundimtare. Përgjatë një ore, përfaqësuesja ligjore e të pandehurit Altin Murto parashtroi në mënyrë të detajuar qëndrimin dhe pretendimet ndaj akuzave të ngritura prej SPAK, lidhur me tre procedura tenderimesh.

Ajo e akuzoi prokurorinë për përzgjedhje të provave në mënyrë selektive, me qëllim ngritjen e akuzës. “Në akte ka prova shfajësuese për të mbrojturin prej meje, që nuk janë përzgjedhur nga prokurori. Prokurori e fillon nga fundi, tek kontrata dhe jo prej nga ka filluar problem,” u shpreh ajo dhe nënvizoi se i pandehuri Altin Murto nuk kishte pasur dijeni se për kontaktet  dhe marrëdhëniet e drejtuesve të universitetit me administratorët e kompanive që kishin fituar tenderat.

Sipas avokates, Murto ka pasur vetëm një telefonatë për arsye të punës së tij të përditshme, pasi duhej të çonte faturat. Por, sipas saj, edhe nga kjo telefonatë rezultonte qartë se Murto nuk ka pasur dijeni për dakordësitë që mund të ishin kryer nga eprorët, apo falsifikimet e shoqërive fituese.

“…Po bëhet përgjegjësia kolektive. Nëse flet administratori i institucionit me administratorin e shoqërisë, atëherë quhet përgjegjëse gjithë administrata. … Shkelja duhet të jetë me dashje. Veprimet e Altin Murtos janë rutinë administrative,” tha avokatja, e cila kërkoi shuarjen e çështjes për të pandehurit Murto.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës akuzohen se abuzuan me disa procedura prokurimi përmes falsifikimit të akteve me qëllim fryrjen e fondeve limit dhe paracaktimin e fituesve. Mes të pandehurve janë administratori i këtij universiteti, Edmond Tërthorja, dy zv/rektorët Romina Koto e Ilir Kapaj, akademikë e punonjës të tjerë. Në të njëjtën çështje, përfaqësuesit e kompanisë “Krijon” akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtorë të të akuzuarve. Seanca e së premtes u shty për t’u dhënë kohë mbrojtësve të disa prej të pandehurve për të përgatitur dhe paraqitur bisedimet përfundimtare.

 

Etiketa: Altin MurtoEdmond TerthorjaGjykata e PosaçmeIlir KapajRomina KotoShperdorimi i detyresSPAKUniversiteti Bujqesor i Tiranes
Tjetri
Gjuhë urrejtje

Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika dhe mediat, thotë Komisioneri kundër Diskriminimit

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.