AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin e saj

Me një tjetër palë zgjedhjesh të parakohshme që pritet të mbahen më 7 qershor, ekspertët druajnë se trazirat pothuajse të vazhdueshme politike në shtetin më të ri të Evropës po minojnë besueshmërinë e tij në arenën ndërkombëtare.

Antigone IsufingaAntigone Isufi
2 months më parë
në Artikull kryesor, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vjosa Osmani me kryeministrin Albin Kurti. Foto: Facebook/Vjosa Osmani.

Kur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit i dhanë një fitore dërrmuese Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, shumëkush priste që ngërçi politik njëvjeçar të merrte fund – dhe që Kurti të zgjidhte çështjet e mbetura pezull për inaugurimin e parlamentit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.

Ndërsa dy çështjet e para u zgjidhën lehtësisht, zgjedhja e presidentit zbuloi vështirësinë reale të procesit, i cili përfundoi me një rezultat të padëshiruar – shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të fundit.

Me zgjedhjet e shpallura për me 7 qershor, kjo do të jetë hera e tretë që qytetarët e Kosovës votojnë për parlamentin brenda 16 muajsh. Kjo përbën një barrë serioze politike dhe financiare për një vend të vogël që shpalli pavarësinë pak më shumë se 18 vjet më parë, por që ende përballet me pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat kryesore ndërkombëtare, për shkak të refuzimit të Serbisë për ta njohur si shtet të pavarur.

“Për një demokraci të konsoliduar, zgjedhjet e shpeshta nuk janë tragjedi… por ne jemi një demokraci e re që duhet të provojë veten në sytë e botës,” tha për BIRN gazetari në pension Melazim Koci.

Ai shtoi se Kosovës i duhet stabilitet institucional dhe fokus në integrimin ndërkombëtar.

Nga një krizë në tjetrën

Kosova ka mbetur pa një president të plotfuqishëm që nga 4 prilli, kur përfundoi mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmani pa u zgjedhur një pasardhës.

Disa muaj para përfundimit të mandatit, Osmani shprehu dëshirën për të kandiduar për një mandat të dytë, por Vetëvendosje propozoi kandidatët e saj. Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin më 5 mars, Osmani shpërndau parlamentin, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dekretin dhe u dha deputetëve edhe 34 ditë kohë.

Pasi u bë e qartë se mungonte mbështetja e opozitës, kandidatët u tërhoqën dhe Vetëvendosje propozoi emra të rinj. Në raundin e parë të votimit, kandidatja kryesore mori vetëm 63 vota, larg 80 votave të nevojshme, duke nxitur akuza për “grusht kushtetues”.

Donika Emini paralajmëron se kjo krizë e zgjatur po dëmton seriozisht imazhin e Kosovës, duke krijuar perceptimin e një vendi të paqëndrueshëm politikisht dhe të paaftë për të ndërtuar institucione funksionale në mënyrë të qëndrueshme.

“Kur zgjedhjet përsëriten kaq shpesh dhe krizat bëhen normë, Kosova rrezikon të etiketohet si një ‘shtet krize’, ku energjia dhe kapitali politik shkojnë më shumë për fushata sesa për qeverisje,” tha ajo.

“Është koha që partitë të vendosin Kosovën të parën”

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundoi pa sukses, ndërsa opozita bojkotoi seancat parlamentare, duke pamundësuar kuorumin prej 80 deputetësh.

Kurti e lidhi bojkotin me performancën e dobët të opozitës në zgjedhjet e fundit.

Sipas Kocit, një pjesë e elitës politike po heziton të marrë përgjegjësi për detyrimet ndërkombëtare dhe kërkon formimin e një qeverie të gjerë.

“Vazhdimi i vonesave mund të dëmtojë seriozisht pozicionin e Kosovës ndaj aleatëve,” tha ai.

 “Është koha që partitë ta vendosin Kosovë të parën”

Më 28 prill, ndërsa koha po mbaronte, deputetët e Vetëvendosjes kaluan pjesën më të madhe të mbrëmjes në vendet e tyre në Kuvend, duke pritur me ankth që deputetët e opozitës të zinin vendet e tyre deri në mesnatë.

Por, në vend të një debati parlamentar, ekipet mediatike ishin pozicionuar në korridore, në kërkim të deklaratave nga partitë opozitare, të cilat kishin bojkotuar seancën, duke e bërë të pamundur arritjen e kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetësh.

Kryeministri Kurti e lidhi bojkotin e opozitës me performancën e dobët të saj në zgjedhjet e fundit, kur PDK mori 22 mandate dhe LDK 13, ndërsa Vetëvendosje fitoi 57.

Melazim Koci beson se një pjesë e elitës politike të Kosovës po heziton të marrë përgjegjësi për detyrimet që vendi ka ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe bën thirrje për krijimin e një qeverie të gjerë.

“Vazhdimi i zvarritjes së kohës dhe shtyrja e përballjes me detyrimet ndërkombëtare mund të dëmtojë seriozisht pozicionin e Kosovës në raport me aleatët,” tha ai.

“Kosova mund të përballojë zgjedhje të shpeshta në planin e brendshëm, por është shumë e rrezikshme për besueshmërinë e saj ndërkombëtare nëse ky cikël zgjedhor vazhdon. Ka ardhur koha që partitë tona ta vendosin Kosovën të parën dhe jo interesat personale apo partiake,” shtoi Koci.

Donika Emini thotë se zgjedhjet e ardhshme mund t’i japin fund ciklit të krizave në Kosovë – por “vetëm nëse [elitat politike] tregojnë më shumë pjekuri politike dhe gatishmëri për kompromis”.

“Mbetet për t’u parë nëse partitë politike do të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë për ta kthyer këtë moment në stabilitet afatgjatë,” tha Emini.

Pas muajsh bllokimi politik të shkaktuar nga një zgjedhje jo përfundimtare në shkurt të vitit të kaluar, Kosova iu rikthye votimeve në dhjetor; Vetëvendosje fitoi 57 nga 120 vendet në parlament, pak më pak se shumica, por arriti të formojë qeverinë me ndihmën e nëntë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Por gjërat janë më komplekse kur bëhet fjalë për zgjedhjen e Presidentit, pasi kërkesa për praninë e të paktën 80 deputetëve në sallë i jep opozitës një rol të fortë në proces.

Emini paralajmëron se mbajtja e vendit në gjendje krize ka pasoja konkrete.

“Së pari, dëmton besueshmërinë e Kosovës te partnerët ndërkombëtarë, të cilët hezitojnë të angazhohen më thellë politikisht kur mungon stabiliteti institucional.

“Së dyti, dobëson pozicionin e Kosovës në procese kyçe si integrimi evropian, ku qasja në fonde varet nga progresi që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave. Së treti, ndikon negativisht në klimën e investimeve, sepse investitorët kërkojnë stabilitet,” tha ajo.

Ajo shpreson që zgjedhjet e ardhshme të ndihmojnë në rikthimin e stabilitetit.

“Këtë herë, partitë politike hyjnë në zgjedhje me mundësinë për të ofruar një paketë të plotë politike, jo vetëm për Kryeministrin, por edhe për Presidentin, siç e pamë në vitin 2021 me modelin Kurti-Osmani,” tha Emini.

“Kështu që kemi një moment ku institucionet mund të ndërtohen nga e para dhe në të njëjtën kohë,” përfundoi ajo.

Tjetri
687945272 1454411102498905 6026271715237991077 n

Durrësi mirëpret qindra entuziastë të Vespa-s në përvjetorin e klubit shqiptar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.