AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjyqi ndaj Berberit shtyhet për shkak të mungesës së avokatëve

Seanca për çështjen penale në ngarkim të Evis Berberit dhe 20 të pandehurve të tjerë filloi me vonesë dhe për rrjedhojë u shty, pasi avokatët e dy të pandehurve nuk ishin të pranishëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Seanca gjyqësore kur pritej të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare të ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash, e planifikuar për t’u zhvilluar të hënën më 4 maj, u shty për shkak të mungesës së avokatëve të dy të pandehurve.

Seanca filloi me më shumë se një orë e gjysmë me vonesë, pasi kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Marinela Osmani ndodhej në një proces tjetër. Gjatë kryerjes së apelit të palëve të pranishme në sallë, kryesuesja Osmani konstatoi se nuk ishin të pranishëm avokatët e të pandehurve Artan Leskoviku dhe Valbona Pepa. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi konstatoi se në këto kushte ishte e pamundur të vijonte gjykimi.

Një prej avokatëve të pranishëm në sallë konstatoi për dijeni të gjykatës se përfaqësuesit ligjorë të dy të pandehurve kishin qenë prezentë në orën 12:00 kur ishte planifikuar të zhvillohej seanca. Ky fakt u pranua dhe nga gjykata që bëri me dije se edhe sekretaria gjyqësore kishte konstatuar praninë e tyre. Seanca u shty për më datë 18 maj, në orën 13:00.

Seanca e parë e gjykimit në themel të kësaj çështjeje u zhvillua më 13 janar. Megjithëse  shqyrtimi u krye me procedurën e gjykimit të shkurtuar, seancat janë shtyrë kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve, deri në momentin kur u paraqitën konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, dy javë më parë.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vjet burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i akuzuar për gjashtë raste të korrupsionit pasiv, pesë raste të shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrim parash. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u kërkua dënimi i tij përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj burg.

Në seancën e konkluzioneve përfundimtare, Prençi kërkoi që edhe 20 të pandehurit e tjerë të shpallen fajtorë për akuzat e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera. Për ish drejtorin e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, Erald Elezi, i cili mori drejtimin e KESH në vitin 2024, u kërkua dënimi me 1 vit burg. Masë e njëjtë dënimi u kërkua edhe për ish-drejtorin e ARRSH-së, Gentjan Gjyli, i cili në kohën kur akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera, ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në atë institucion.

Sipas SPAK, nga hetimi janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi.

SPAK konstaton se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begajt dhe vlerat monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që vlerësohet se posedohet de facto prej tij. Po ashtu, sipas prokurorit Prençi, janë konstatuar edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 duke e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

 

Etiketa: Artan LeskovikuDritan PrençiEvis BerberiMarinela OsmaniValbona Pepa
Tjetri
photo 2026 04 27 20 14 14

Ministri i Jashtëm mbron propozimin për anëtarësim me kushte në BE

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.