AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e avokatëve të Pëllumb Gjokës shtyn gjyqin

Gjykata konstatoi se avokatët e të pandehurit Pëllumb Gjoka kanë munguar në mënyrë të përsëritur në seancat e çështjes penale në ngarkim të tij dhe ish-funksionarit të policisë, Ardrit Hasanbegaj, ndërsa caktoi një avokate kryesisht.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Seanca gjyqësore për çështjen penale në ngarkim të Pëllumb Gjokës dhe ish-funksionarit të policisë, Ardrit Hasanbegaj e planifikuar të zhvillohej të martën më 5 maj në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, u shty për mungesë të avokatëve të njërit prej të pandehurve. Gjyqtarja Flojera Davidhi konstatoi se i pandehuri Pëllumb Gjoka nuk ishte i pranishëm. Po ashtu, nuk ishin të pranishëm as përfaqësuesit e tij ligjorë, avokatët Gurali Brahimllari dhe Ylli Manjani. Gjyqtarja Davidhi bëri me dije se avokati Manjani kishte lajmëruar se ishte në një gjykim paralel dhe nuk mund të paraqitej. Ndërkohë, ishte paraqitur mbrojtësi i pandehurit Hasanbegajt, avokati Isuf Shehu, që do të duhej të kishte parashtruar bisedimet përfundimtare nëse do të ishte zhvilluar seanca.

Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan ndërprerjen e seancës, për shkak të mbetjes pa mbrojtje të të pandehurit Gjoka, si dhe pezullimin e afateve të paraburgimit të tyre.

Gjyqtarja Davidhi konstatoi se sjellja e avokatëve të Gjokës është e përsëritur dhe për rrjedhojë caktoi një avokate kryesisht që të mundësojë përfaqësimin e Gjokës në seancat e ardhshme, në rast të mungesës së avokatëve të zgjedhur prej tij. Po ashtu, u pranua kërkesa e SPAK për pezullimin e afateve të paraburgimit. Seanca u shty për më datë 19 maj, në orën 12:00.

SPAK paraqiti më 26 shkurt konkluzionet përfundimtare në çështjen e veçuar ndaj të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarit të policisë, Ardit Hasanbegajt, të akuzuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Për të dy të pandehurit u kërkua që të deklarohen fajtor. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka u kërkua dënimi me 14 vjet burg, ndërsa për Hasanbegajn 9 vjet heqje lirie. Gjykimi në këtë proces u zhvillua me gjykim të shkurtuar, prej nga të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit nëse deklarohen fajtorë.

Ndërkohë, çështja penale ka dhe një tjetër ndarje, ku tre prej të pandehurve Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq dhe Edmond Preka po gjykohen veçmas për akuzat për vrasje.

Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Etiketa: Ardit HasanbegaFlojera DavidhiGurali BrahimllariPëllumb GjokaYlli Manjani
Tjetri
sali berisha

Zgjedhja pa garë e Berishës në PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.