AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga paraburgimi

Gjatë dy seancave maratonë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të lehtë, ndërkohë që u çel gjyqi në themel dhe u nda çështja, ku ish-bashkëshortët Meta-Kryemadhi do vijojnë me gjykim të zakonshëm, ndërsa tre të pandehurit e tjerë më procedurë të shkurtuar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 05 11 14 22 34
Ilir Meta gjatë një seance gjyqësore. | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë rrëzoi të hënën më 11 maj një kërkesë të përsëritur të ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, me një masë më të lehtë. Përfaqësuesi ligjor i Metës, avokati Kujtim Cakrani konstatoi se i mbrojturi prej gjendet prej 19 muajve në burg, megjithëse nuk është shpallur fajtor. Ai solli në vëmendje vendimin e pak ditëve më parë të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që ndryshoi praktikën për caktimin e masës së sigurimit personal. Sipas Cakranit, “arresti në burg”, mund të vendoset pasi të arsyetohet kur të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme.

Cakrani pretendoi se nuk ka asnjë arsye përse Meta të qëndrojë në burg dhe vërejti se Gjykata e Lartë e liroi nga “arresti shtëpiak”, të pandehurën për dosjen e AKSHI-it, Mirlinda Karçanajn, megjithëse ajo është akuzuar për grup të strukturuar kriminal. Po ashtu, Cakrani argumentoi se tashmë çështja ka kaluar në gjykim dhe se nuk ka asnjë rrezik për cënime të hetimeve. Ai kërkoi që të caktohet masa “detyrim paraqitje”, “ndalim i daljes jashtë shtetit”, “garanci pasurore” sipas vlerësimit të gjykatës, ose në alternativë “arrest shtëpie”.

Gjykata e pyeti avokatin Cakrani nëse kishte prova të reja për të dorëzuar në funksion të kërkesës për zëvendësimin e masës, por ai deklaroi se nuk kishte gjë tjetër përveç argumenteve që parashtroi, që i konsideroi të mjaftueshme. Ai deklaroi se nuk kishte besim që gjykata do ta ndryshonte masën.

Prokurori Sotir Kllapi evidentoi se mbrojtja e Metës nuk kishte paraqitur prova të reja. Sipas prokurorit, Gjykata e Lartë në vendim shprehet edhe lidhur me mbledhjen e provave gjatë gjykimit, ai tha se janë duke vujtur të mbledhin prova të reja për çështjen në gjykim dhe se nuk ka ndryshuar situata e Metës.

Avokati Cakrani kundërshtoi duke u shprehur se prokurorisë i kishte rënë një akuzë. Ai nënvizoi se prokuroria nuk përmendi asnjë fakt të ri rëndues. Sipas tij, të dhëna rëndojnë Kryemadhin dhe jo Metën. “Të kërkohet vijimi i ‘arrestit në burg’ pa asnjë argument, nuk qëndron”, tha Cakrani dhe shtoi se në kushtet që procesi do vijojë me gjykim të zakonshëm e do të thirren qindra dëshmitarë e do shqyrtohen mijëra akte, nuk mundet që Meta të qëndrojë në burg pa qenë i dënuar.

Pasi u tërhoq, gjykata vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës, për lehtësimin e masës së sigurimit personal, duke e lënë atë në qeli.

Pas kësaj seance, u vijua me shqyrtimin e çështjes në themel. Seanca filloi me debate, pasi gjykata rrëzoi kërkesën për transmetimin e drejtpërdrejtë nga mediat. Zëri i mbrojtësit të Metës u dëgjua në sallën ngjitur.

Gjykata vendosi çeljen e shqyrtimit gjyqësor dhe prokurori Sotir Kllapi parashtroi në mënyrë të përmbledhur rrethanat e faktit të çështjes.  SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive për episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane. Sipas SPAK, akuza të ngjashme rëndojnë edhe mbi Monika Kryemadhin.

Ish-bashkëshortët Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Për rrjedhojë, çështja në ngarkim të tyre do të vijojë me procedurën e zakonshme, të gjykohet nga tjetër trup gjykues.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar të tre të pandehurve të tjerë, nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çokut, financuese e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, të akuzuara për pastrim parash, si dhe të ish-kreut të AKEP, Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Etiketa: Ilir MetaMonika KryemadhiSotir Kllapi
Tjetri
lende narkotike

Kokaina dhe prostitucioni i luksit përmbysin provincën shqiptare

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.